• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal spektakël në Emirates: me dygolëshin e Nketiah mposht United në të 90′ e mbetet +5 nga City

-Instant, Sport, Video
Nketiah



Sfidë spektakolare në Emirates. Përfundoi 3-2 mes Arsenal e Manchester United, ndeshja kornizë e të dielës në Premier League. Gunners ia dolën të triumfojnë në minutën e fundit të lojës, të udhëhequr nga dygolëshi i Nketiah. Skuadra e Mikel Arteta mban në distancë +5 ndjekësit e Manchester City.

Kryesuesit u hodhën përpara që në minutën e 9′, por tentativa e Martinelli fluturoi mbi traversë. “Djajtë e Kuq” kaluan në avantazh në minutën e 17′ me një gol të mrekullueshëm të Marcus Rashford. Sulmuesi befasoi Ramsdale në shtyllën e parë, duke mos i lënë asnjë shans. Megjithatë, barazimi erdhi menjëherë me Nketiah. Sulmuesi, i lënë i vetëm nga Wan-Bissaka, mposhti me kokë De Gea. Ndeshja, sipas traditës angleze, është intensive dhe me ritëm. Në fakt, në minutën e 28′, miqtë iu afruan golit me një goditje të McTominay, por portieri i Gunners ishte gati.

Pjesa e dytë u hap me perlën e Bukayo Saka. Në minutën e 53′ sulmuesi lëshoi një të majtë kirurgjikale në shtyllën e largët, ndaj të cilës De Gea nuk mund të bënte asgjë. Megjithatë, gëzimi i tifozëve vendas zgjati vetëm gjashtë minuta. Në zhvillimet e goditjes nga këndi, Lisandro Martinez përfitoi nga pasiguria në mbrojtje dhe barazoi 2-2. Presioni nga lojtarët e teknikut Arteta ishte konstant por Saka e Nketiah gjetën përballë një De Gea mahnitës, që mbrojti rezultatin. E megjithatë spanjolli nuk mund të bënte asgjë në minutën e 90′ kur Nketiah me një devijim me takë shënoi 3-2 përfundimtar. Me këto tre pikë, Arsenal arrin në 50 pikë në renditje, duke konfirmuar ecurinë e tyre të pamposhtur prej 13 ndeshjesh. Gunners mbeten +5 ndaj Manchester City në krye të Premier League. Humbje e rëndë për United, të arritur në vendin e tretë nga Newcastle me 39 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *