Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në 21 janarin e vitit 2011, është takuar me kreun e SPAK Altin Dumanin.
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se ai ka kërkuar që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet nga SPAK.
Më tej ai është shprehur se nëse hetohet nga SPAK përgjimet do të ua dorëzojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin, pasi nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës.
Ky reagim vjen pas audiopërgjimeve të publikuara së fundmi lidhur më ngjarjen e 21 janarit.
“Ne kërkojmë që dosja të hetohet në SPAK. Si familje kemi besim te Prokuroria e Tiranës. Ne duam që SPAK-u të tërhqë dosjen pasi i ka të gjitha mundësitë të kryejë një hetim objektiv”. Kështu mësohet të ketë thënë Nika.
Lexo më tej: Surpriza/ Zbulohen përgjimet audio të urdhrave për të vrarë në 21 janar
Lexo më tej: Spektakli/ PS padit në SPAK Berishën, Bashën dhe gardistët për 21 janarin