• |
ide | kryesore

Spektakli/ PS padit në SPAK Berishën, Bashën dhe gardistët për 21 janarin

-Instant, Arkiva, Kryesore
hulsi berisha 21 janar



Me zakonin e vjetër për të prodhuar show në çdo përvjetor të vrasjes së katër demostruesve të 21 janarit, Partia Socialiste ka bërë me dije se do të padisë në SPAK, Sali Berishën, Lulzim Bashën, ish komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe zinxhirin e gardistëve të drejtuar prej tij. Si shkëndijë për këtë pritet të përdoret kaseta e përgjimeve të bëra publike nga gazetari investigativ Artan Hoxha, ku pretendohet se dëgjohet zëri i Ndrea Prendit të japë urdhër për të qëlluar mbi trupa. Një një konferencë për shtyp ministri i drejtësisë Hulsi Manja, duke shpallur se do të bëjë denoncimin në Prokurorinë e Posatçme, ka thënë:

Ka një fakt të ri që duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK. Ne nuk i hyjmë nëse prova që ka dalë është autentike apo jo por kjo i takon SPAK-ut që të hetojë dhe ta deklarojë një gjë të tillë. Ato që ndodhën më 21 janar nuk kanë asnjë justifikim. Kushdo që i justifikon ato vrasje bën një krim tjetër kundër drejtësisë. S’mund të barazohen vrasësit me protestues të lirë, njerëz me duar në xhepa. Ish- kryeministri e ka thënë që përsëri po të isha në të njëjtat kushte do kisha marrë snajperin dhe do të kisha vrarë edhe Edi Ramën. Edhe vetëm për këtë deklaratë do të duhej të merrej i pandehur. Ne nuk e kemi pritur nga drejtësia e vjetër por tashmë nga SPAK”.

Po të njëjtën gjë e konfirmoi edhe shefi i deputetëve socialistë Taulant Balla që tregoi para mediave edhe kleçkën që do të përdoret. “Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës, është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës, sepse kjo ngjarje ende nuk është gjykuar apo zbardhur, ne do vazhdojmë ta kërkojmë për të nxitur hetimin nga SPAK”, tha ai.

Lexo më tej:

Surpriza/ Zbulohen përgjimet audio të urdhrave për të vrarë në 21 janar

Problemi është se për aq sa është bërë publike deri më tani nga audiopërgjimi, aty si person i implikuar del vetëm ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi. Sali Berisha nuk figuron asnjëherë të vetme, ndërsa dikush pretendohet se flet me ish ministrin e Brendëshëm Basha. Po atëhere si mund të rihapet kjo dosje kur Ndrea Prendi- me thënë të vërtetën me një proces farsë dhe me gjyqtarë të tredhur nga pushteti-  është gjykuar dhe dënuar njëherë për këtë krim? Duket e pamundur.

Dhe me dhimbje këtë e ka shpjeguar në një artikull shterues të botuar edhe nga Lapsi.al, avokati i viktimave të kësaj tragjedie, Dorjan Matlia. Ai ka shpjeguar se reforma në drejtësi, e ndryshoi nenin 449 të kodit penal, duke sanksionuar se edhe nëse dilte një provë e re ai që ishte dënuar njëherë nuk mund t’i nënshtrohej sërish gjykimit. Ai përfundonte me cinizëm: “Jo vetëm përgjime të dalin, por sikur vetë ata (Ndrea Prendi me shokë/Lapsi.al) të dalin e të bërtasin te sheshi Skënderbej që vranë me dashje e dhamë urdhera, prapë dosja nuk hapet”.

Si i “vrau” Reforma në Drejtësi përgjimet e 21 janarit 

Pra deri këtu duket sikur kemi të bëjmë më shumë me një dëshirë për spektakël sesa me përpjekje për të bërë drejtësi. Aq më tepër që edhe Ulsi Manja nuk merr përsipër të vërë dorën në zjarr për autencititetin e përgjimeve, ndërsa gazetarë shumë pranë pushtetit si Carlo Bollino kanë hedhur dyshime të forta për burimin e tij.

Carlo Bollino akuzon Artan Hoxhën për përgjimet e 21 janarit

Vetë gazetari Artan Hoxha nga ana e tij ka folur për një përgjim jo të ligjshëm të bërë nga “të huaj” gjë që nuk dihet se sa mund të përbëjë një provë për t’u marrë seriozisht. Më shumë se gjithçka, e tëra i ngjan një show. Dhe më mirë nga të tërë, këtë duket se e kupton Berisha që vazhdon të tallet: “Prokuroria të thërrasë Edi Ramën si organizator të puçit kundër shtetit”, tha sot ai duke komentuar këtë ngjarje.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Po ne themi per ma nalt mor burre,,,,,.
    Hajduti i votave therret per drejtesine???
    Me kete fytyre perfaqesohet drejtesia e ketij vendi. Ky akoma ka probleme me gjuhen shqipe.
    Drejtesia qe duam?!

    1. As gjë nuke do ndodhe, si me insanatoret… Se pse Ed Rame Turk hajduti, mbrone Sali Gerdeciin ose ndryshe Sali terrorist, që pushkatoje, 4 qytetar kote si koti në mest të bulevardit. Rame Erdogani, Sali vrasi dhe ilir spiun hajduti, jane bashke…. Këta tre horra duhet të dalin para drejtesise se cili për krimet që kane bër Kunder Shqiptarve 🇦🇱🇺🇲🇺🇲🇦🇱

  2. ropqira te gjith. Ky koka karit vrau se mos i merrnin karrigen, ndersa ky tjetri qe i beri deshmor ka 10 vjet qe i ka te gjitha pushtetet dhe cdo pervjetor hedh lot krokodili, edhe pse erdhi ne psuhtet edhe prej ketyre qe u vran. Kjo eshte prova e rradhes qe trekendeshi bermudeve mbajn njeri tjetrin. Po iku njeri ikin te tre. Po nqs nuk ikin keta te tre te trekendeshit ky vend nuk behet me.

    1. si muhabeti i vrasjes se Azemit. Ashtu po ben dhe Rama. Tha do i fus ne burg vrasesit dhe ka 10 vjet qe tall karin. Edhe Berisha tha sa te marr pushtetin pastaj vrasesit e Azemit ne burg. Mori pushtetin dhe ai nja 8 vjet dhe jo vetem qe nuk i futi vrasesit ne brug (se ka then gjithmon qe e ka vra Nano) po i beri dhe miq te mir. Ja thiatro per injorantet shqiptar qe u shkojn nga mbrapa ketyre kriminelave.

  3. Po te kish drejtesi te vertete ky do ishte ” ma nalt o burre’ ne ndonje biruce te ftohte per vjedhjen

    e zgjedhjeve. Provat ua dha gazeta “Bild” dhe e pane jo vetem shqiptaret por edhe “aleatet” e Artan

    Hoxhes.

  4. Spartak Ngjela deklaron se Berisha ka qene me kallash duke zbritur shkallet ne 21 janar.
    E kthyen ne film humoristik 😂. Me gjithe respektin per njerezit qe humben jeten, po edhe karagjosllek me brire po duket.

  5. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Zagari i drogaxhiut Rama që emëroi dashnoren vet Arta Marku kryeprokurore,hajduti i implikuar në dosjen 184, mashtruesi që u ndërsye nga drogaxhiu dy herë për të përbaltur Presidentin Meta(por i hëngri munë), do të bëjë kallëzim në SPAK!Ky që duhet të ishte në burg bashkë me Ramën dhe Taulant Ballën,do të bëjë kallëzim në SPAK?! Një provicial pa dinjitet që pranon rrolin e zagarit do të bëjë drejtësi?!Sa poshtë ka rënë kombi shqiptarë,qeveriset nga drogaxhiu pevers Rama tre breza bastardesh dhe provinciali Ulsi Manja,Taulant Balla…. e kompani!

  6. Vrasesit e vertete mundohen te mbulojne gjurmet e tyre me keto veprime.Shikoni vidion qe tek -Nova -Media-qe ta kuptoni kush i ka vrare o robqire.

  7. Tallje inflacioniste e propogandes se peshtire e te dale boje rilindase. 21 Janari eshte krimi me i qarte ne bashkepunim Rama- Meta-Berisha.

  8. Unë nuk kuptoj familjet e viktimave!!! Kaq të përdorur janë.Nuk e kuptojnë që në burg duhet të ishte Rama e kompani.Por nuk ka një njeri t’u thonë se kjo s’është gjë tjetër veçse një tymnajë.Nuk gjykohet prapë një çështje që është gjykuar.A kuptojnë që kjo punë kështu do shkojë në kalendat greke.

  9. Gallate PS, keta dolen po ne rregjistrime si vidhnin votat dhe tani flasin per rregjistrime.
    Kane vjedhur gjithe shqipetaret dhe jane po keta qe sulmuan keyministrine
    Ne amerike polici e vrau live njeren nga 5 metra larg kur po hynin ne parlament dhe u be hero
    Tek ne kur sulmojne kryeministrine duan te dalin heronj
    Pune mafiozesh

  10. Kjo do hapet sa hapet 2 Prilli, ’97, vrasja e Azem Hajdarit, vdekja e Sokol Olldashit, vjedhja e floririt, piramidat, dosja e CEZ e te tjera si keto qe do fusnin ne burg gjithe politiken e sotme

  11. Protesta e 21 Janarit u sajua vetem si indicie qe ishte sa gjysma e shumes te veshjes VETEM SOT te HAJDUTES SPIROPALI!!!!VETEM GjYSMA E MENDOON NDONJEHERE ZONJA E NDERUAR AMBASADORE TE KETE GJYSMEN E GARDEROBES SE SPIROPALIT? Se besoj !!! thotë:

    FISHEKZJARJA e Kryehajdutit Edi Rama. E Veshur me mendafsh te kuq dhe TUALET TE RENDE dhe kOSTUM 10.000$ ELISA HAJDUTE kishte dale per provat e 21 Janarit!!’ Ti Moj Hajdute e bere me kryehajdutin tend qe hoqe Fustanin me Njolla dhe te vjedhesh dhe te rrjepesh popullin !!Gishti drejtues eshte tek ju dhe Ju i keni vrare🤮

  12. Ambasadorja e vendit me te madh ne bote vishet thjesht dhe bukur Kurse Elisa vishet si Multimiljonere !Nga I ka bere kaq shame Miliona Kjo?Sa paguhet xhanem? E din kryeministri yne sa I kushtojne veshjet kesaj?

    1. Sa naiv,ti vetem veshjet e elises sheh,çfare fshihet nën to nuk e di.
      Ha ha,mos kujton se them literalisht “nën to”;e kam fjalen per aisbergun,vetem maja e tij eshte veshja,gjithe pjesa tjeter eshte fshehur,dhe jo te pastrusja po ne menyre te sigurte.

  13. Dosja 184,eshte vendimi gjygjsor juridiko rilindas,qe pergjimet,sido dhe cfaredo qe te jene,nuk paraqesin asnje prove.Kete e kane deklaruar kreret socialiste,kur doli ai pergjim,ndersa sot,pergjimi i agjentit te Ard Veliut Tanit te rilindjes (ne fakt atij ja kane dhene ,ata qe jane te interesuar,perfshire edhe ambasadoren Kim),po na del shume i vlefshem per SPAK-un,sepse :”ashtu eshte ni ceshtje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *