• |
ide | kryesore

Si i “vrau” Reforma në Drejtësi përgjimet e 21 janarit

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Nuk më pëlqen të flas për 21 janarin më 21 janar, kur media dhe politika bëjnë atë qokën e zakonshme dhe pastaj e harrojnë. Sot është 22 janar dhe qoka mbaroi.

Prej dy ditësh qarkullojnë lajme/spekulime se ka ca regjistrime të komunikimeve radio mes gardistëve më 21 janar 2011. Që këto regjistrime të përbëjnë provë për hetime ato duhet të ekzistojnë, të jenë autentike, të jenë të pamodifikuara, të jenë të dëgjueshme qartë. Megjithatë, vetëm regjistrimet nuk vlejnë nëse nuk shoqërohen me prova të tjera, bie fjala, me dëshmi që ato urdhëra janë dhënë vërtet.

Lexo më tej:

Surpriza/ Zbulohen përgjimet audio të urdhrave për të vrarë në 21 janar

E zëmë një moment që të gjithë kushtet plotësohen. Për cfarë vlejnë regjistrimet?

Po të lexosh tekstin, duket sikur komandanti i Gardës jep urdher për të qëlluar në trup. Nuk rezulton ende se ky është urdhër nga më lart se komandanti. Atë ditë u vranë katër persona. Dy u akuzuan dhe u dënuan, mes tyre edhe ai qe supozohet nga këto regjistrime se dha urdhër.

Mirëpo, ata u dënuan, pavarësisht se për cfarë u dënuan dhe sa u dënuan.

Para vitit 2017, ligji parashikonte qe nese dilnin prova te reja vendimi i gjykates rishikohej dhe ceshtja rihapej. Kjo vlente për të gjithë të dënuarit. Përjashtim bëhej vetëm për vendimet e pafajësisë qe rishikoheshin jo më vone se 5 vjet nga vendimi. Ky ishte neni 449 i Kodit të Procedurës Penale.

Me rastin e Reformës në Drejtësi, u rishikua ky nen. Euralius dhe profesorë të drejtësisë debatuan nëse duhej hequr fare kufiri 5 vjecar, apo duhej qe vendimet e pafajësisë të mos rishikoheshin fare, edhe sikur të kishte prova të reja. Megjithatë kjo nuk kishte të bënte me 21 janarin, sepse gardistët nuk dolën të pafajshëm. Ata u dënuan.

Kur befas, në një mbledhje të komisionit të ligjeve andej nga Marsi 2017, teksti i nenit 449 pësoi një ndryshim të cuditshëm andej nga fundi i mbledhjes. Aty u shkruajt që nuk rishikohen jo vetëm vendimet e pafajësisë, por edhe ato të dënimit kur i rëndohej pozita të dënuarit, qoftë edhe sikur të dilnin prova të reja. Pra, nëse dilte në skenë ndonjë provë e re që mund të dënonte më shumë të dënuarin, kjo nuk do lejohej më.

Carlo Bollino akuzon Artan Hoxhën për përgjimet e 21 janarit

Une vetë reagova nga të parët sepse më digjte kjo cështja e 21 janarit me të cilën po merresha. Ishte atentat i mirëfilltë ndaj cështjes. Reaguan një tufë organizatash të shoqërisë civile. Reaguan edhe organizata te llojit politik, si nisma Thurje, nisma Sfida, etj. Madje një grup organizatash i shkruan Presidentit që të kthente mbrapsht ligjin sepse ky neni 449 nuk duhej të kalonte kështu. Në letër thuhej troç që ky nen do mbyllte përfundimisht dosjet e krimeve. Shkruan dhe gazeta e portale në atë kohë. Nuk reflektoi askush.

Tani, neni 449 është pjesë e Kodit dhe është kapaku i artë për rigjykimin e atyre që u dënuan një herë për 21 janarin. Jo vetëm përgjime të dalin, por sikur vetë ata të dalin e ta bërtasin te sheshi Skënderbej që vranë me dashje e dhanë urdhera, prapë dosja nuk hapet.

Për sa kohë nuk ka regjistrime që implikojne direkt persona të tjerë të pahetuar (dhe me këtë tekst të përgjimeve nuk dëgjohet ndonje ministër që jep urdhëra), këtyre përgjimeve ti pijmë lëngun sepse as nuk nis dot cështja kundër Ndrea Prendit, që pastaj të dalin më tutje te ndonjë tjetër. Reforma në Drejtësi i vuri tapën shishes si në ato përrallat arabe ku xhindi nuk dilte dot nga mallkimi i vulës mbi tapë.

Marrē nga Facebook i autorit Dorian Matlija



15 Comments

    1. Nga Myslim Murrizi/

      Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy vendet teorikisht model i demokracisë dhe shtetit ligjor paskan kaq ‘frikë’ Sali Berishën? Pse George Soros frikësohet nga Sali Barisha? A është ky fundi i Ramës dhe Sorosit në Shqipëri dhe Kosovë?

      Nuk do shkruaja asnjë rresht për shpalljen e Berishës non-grata sepse nuk mbroj as Berishën dhe askënd tjetër, dhe në një shtet formalisht demokratik siç jemi ne, çdo qytetar e mbron vetë veten e tij nga çdo akuzë ose cakton një mbrojtës ligjor (avokat) për t’u përfaqësuar e për t’u mbrojtur para drejtësisë nga çdo akuzë.

      Nuk besoj kurrë se Berisha i ka kërkuar mbrojtje të gjithë atyre që duke u përpjekur ta mbrojne, e bëjnë pis atë, sikurse nuk besoj kurrë që Berisha dëmtohet nga kategoria llumhane që nxituan të nxjerrin nga goja qelbin e shpirtit të pistë që i karakterizon.

      E aq më shumë kur shoh se në krye të tufës që gëzon pa masë për non-grata-n e dytë të Berishës janë ish-spiunët e sigurimit me në krye LLULLËN!

      Duke qenë se personalisht kam qenë pjesë e pushtetit të PD, drejtuar nga Berisha vetëm në vitet 1992-1997 dhe nuk kam qenë pjesë e pushtetit të PD 2005-2013, dhe si një njeri që kurrë nuk kam bërë karrierë nga lëpirja, por jam përplasur me Berishën jo pak herë, kam kurajon dhe më shtyn kureshtja të bëj disa pyetje publikisht ambasadorëve të dy fuqive më të mëdha të botës në Shqipëri, SHBA dhe ANGLI:

      1- A mund t’i thoni demokratëve dhe shqiptarëve se në cilën periudhë të qeverisjes së PD, Berisha ka minuar demokracinë, ka abuzuar me pushtetin, ka bërë korrupsion me përmasa galopante, ka bashkëpunuar me kriminelë për të blerë vota?

      2- A mund t’i thoni demokratëve dhe shqiptarëve se në cilën kohë Berisha ka përbërë rrezik për sigurinë e SHBA dhe ANGLISE kur prej vitit 2013 pra prej 9 vitesh nuk ka asgjë në dorë dhe nuk ka shkelur as për pushime e as për sëmundje në këto dy vende?

      3- Nëse Berisha rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës dhe Anglisë, atëherë pse drejtësia e këtyre dy vendeve nuk kërkon ekstradimin e Berishës dhe gjykimin e dënimin e tij si terrorist në SHBA apo në Angli???

      4- Çfarë i pengon organet e drejtësisë së SHBA dhe Anglisë për ta shpallur Berishën në kërkim ndërkombëtarë dhe fatmirësisht me Angline e kemi patur marrëveshjen e ekstradimit ndërsa me SHBA e kemi votuar vjet në 2021 pasi nuk ka ekzistuar prej vitit 1939?

      5- Nëse Berisha ka kryer vepra penale dhe ka cenuar sigurinë e dy fuqive më të mëdha të botës gjatë viteve 1992-1997, pse pritën 25 vjet këto dy vende për ta shpallur Berishën si rrezik për sigurinë e tyre sot kur pothuajse sipas çdo kodi penal çdo vepër pas 25 vitesh parashkruhet?

      6- Nëse Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglisë, ka minuar demokracinë në Shqipëri, ka ushtruar korrupsion dhe ka bashkëpunuar me kriminelë, gjatë viteve 2005-2013, atëherë pse e futën Shqipërinë në NATO në vitin 2008, pse miratuan marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe pse liberalizuan vizat e shqiptarëve në vitin 2010, kur qeveria drejtohej nga Berisha si person me rrezikshmëri të lartë?

      7- Si ka mundësi që Presidenti i SHBA, Bush vjen në Tiranë dhe takon një njeri që minon demokracinë dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA? Nuk di ndonjë President të SHBA të ketë takuar ndonjëherë ndonjë terrorist si Sadam Hysenin apo Bin Ladenin që të takonin “terroristin” Berisha!

      8- Nëse Berisha ka minuar demokracinë, ka bashkëpunuar me kriminelë që jetojnë e veprojnë në Angli, ka bërë korrupsion dhe ka cenuar sigurinë kombëtare të Anglisë gjatë viteve 2013-2022, si mund t’i bëjë këto pa përkrahjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ramës dhe qeverisë së tij, se nga viti 2013 Berisha vetë ka patur në dorë vetëm çelësat e kashtës?

      9- Si ka mundësi që një person kaq i “rrezikshëm” për SHBA dhe Anglinë nuk fshihet as në malet e Afganistanit e as në bodrumet e Sadamit apo stepat e Siberisë, por është në mes të kryeqytetit të një vendi anëtar i NATOs dhe të vendit që para një jave iu çelën negociatat për anëtarësim në BE dhe kërcënon sigurinë e dy vendeve më të fuqishme të NATO-s, minon demokracinë dhe bashkëpunon me kriminelët e nuk e shpallin në kërkim ndërkombëtarë ose të kërkojnë ekstradimin e tij për ta gjykuar si “terrorist”?

      10- Kaq “ frikë” paskan dy fuqitë më të mëdha ushtarake të NATO-s dhe pse jo të botës nga Sali Berisha?

      11- Këto dy vende që nuk tremben nga Putini dhe Rusia, nga Kina nga Irani, Afganistani (megjithëse nga ketu ikën pa lavdi) që i kanë shpall luftë terrorizmit dhe çdo individi që është parë si rrezik për sigurinë kombëtare të tyre prej vitit 2001 kur u sulmuan kullat binjake në New York, të “tremben” apo të “tolerojnë” kaq shumë Sali Berishën sa të mjaftohen vetëm me një vendim politik non grata?

      12- A mund të jetë kaq i fuqishëm dhe kaq i rrezikshëm Sali Berisha që të rrezikojë sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglisë e këta dy super shtete të mos “guxojnë” t’i tregojnë vendin, por i thonë që nuk do vish tek ne për vizitë?

      13- Çfare “sekreti” për SHBA, Anglinë apo botën përbëjnë “krimet” e Sali Berishës që SHBA dhe Anglia nuk i bëjnë publike me fakte e detaje që ta mësojnë demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndoshta pas kësaj nuk do të ketë më nevojë për të harxhuar miliona euro lobime, por mund ta shpallin vetë demokratët dhe shqiptarët non grata Sali Berishën e nuk do t’i vinin në shesh më datë 7 korrik qindra mijëra shqiptarë?

      Ditën që SHBA dhe Anglia nuk do ta kenë “frikë” Sali Berishën, por do t’i bëjnë publike me fakte konkrete dhe me detaje veprimtarinë e tij “terroriste”, aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglise, minimin e demokracisë dhe do tregojnë emrat e kriminelëve në Angli, Amerikë e kudo, që Berisha ka bashkëpunuar për të blerë vota, do të nxjerrin fakte konkrete për sa para ka vjedhur ku i ka vjedhur dhe ku i ka fshehur, do të jem i pari qe do t’i shpall luftë hapur Sali Berishës pa e patur frikë siç e paska “frikë” Amerika dhe Anglia.

      Unë mendoj që drejtësia e Amerikës dhe e Anglisë nuk janë nën urdhrat e politikës dhe nën hyqmin e pushtetit të radhës e ajo drejtësi nuk pjerdh për deklarata politike apo “fletërrufe” të porositura me miliona euro të paguara nga çdo fundërrinë që kërkon të eleminojë kundërshtarët politikë nëpërmjet shpalljeve non-grata me sajesa të ndyra.

      Drejtësia e Amerikës dhe e Anglisë funksionon e pavarur realisht, e jo si SPAK-u jonë që heton Bektashin që korr grurë, dhe po nuk ka prova dhe fakte nuk të pjerdh se çfarë deklaratash bëjnë qeveritë apo qeveritarët e tyre.

      Ndaj po të kenë fakte për të gjitha ato “akuza” super të rënda për Berishën, si Amerika dhe Anglia e t’i dërgonin si prova në gjykatat e tyre, ju garantoj që Sali Berisha do ishte shpallur person në kërkim dhe do ishte ekstraduar për gjykim e dënim si në SHBA dhe në Angli.

      Mirëpo, gjykatat dhe drejtësia e këtyre vendeve nuk fillon proçedim, nuk heton dhe nuk dënon askënd pa prova dhe fakte dhe nuk pjerdh për Sorosin apo zagarë të tij që mendojnë se mund të godasin këdo që e shohin jo si mender lëpirës të tyre.

      Tani Berishën me pallavra të tilla mund ta shpallin non-grata edhe Kina, India, Holanda, Bullgaria, Afrika, Pakistani, Rusia dhe mund ta cilësojnë si “terrorist” ndërkombëtarë që mund të shpërthejë Luftën e Tretë Botërore, por nuk besoj që Berisha është kaq i fortë sa të gjithë ta kenë frikë e askush të mos guxojë t’ja thotë publikisht “krimet” e të mos e dënojnë Berishën ashtu siç ai e “meriton” me burgim të përjetshëm në Guantenamo ose Alkatraz.

      Prej 30 vitesh nuk kam dëgjuar për asnjë individ apo politikan në botë që të ketë cenuar sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglisë e të mos jetë arrestuar.

      Sipas LLULLËS dhe llullave të tjerë, SHBA dhe Angli nuk paskan problem dhe nuk qenkan në “luftë” me Putinin dhe Rusinë, por me Berishën, Shkëlzenin dhe Lirinë.

      Nuk do të shkruaja asnjë rresht për këtë gjë, por nuk mund ta besoj që Amerika dhe Anglia tremben nga Sali Berisha.

      As mbroj dhe as kam ndërmend të mbroj askënd për çdo gabim, faj apo krim që mund të ketë bërë e mund të bëjë, se nuk jam pjesë e tufës që nxitojnë t’i vetëofrohen për mbrojtje një njeriu që ata mendojnë se ka në dorë interesat e pista të tyre.

      Sali Berisha nuk ka nevojë për ta mbrojtur unë, ashtu siç nuk ka nevojë për lëpirjen e askujt që mendojnë se po e mbrojnë, por në fakt vetë ‘mbrojtja’ e tyre e bën pis.

      Sali Berisha nuk zvogëlohet dhe nuk bëhet pis as nga shkrimet, aludimet, trillimet dhe fantazitë e një grushti njerëzish pa karakter pa moral pa dinjitet e pa nder që kur ishte kryeministër e lepinin në çdo cep të trupit, e tani pështyjnë sepse lëpijnë Ramën, e nesër do pështyjnë Ramën e do lëpijnë atë që do jetë në krye sepse janë racë qensh që lëpijnë kocka.

      Shqipëria është një shtet formalisht demokratik dhe i pavarur, me prokurori dhe gjykata që nuk besoj se i ndalon kush të hetojnë, gjykojnë e dënojnë çdo shqiptarë që kryen vepra penale dhe i faktohen ato, si dhe çdo ‘terrorist’ që provohet se cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë, të Anglisë, të Amerikës e të Rusisë, edhe pse mund ta ketë emrin Sali Berisha nëse keni fakte, i publikoni.

      Pallavrat dhe dokrrat mediatike shitjani atyre që ju mendojnë se jeni zoti!

      Shqiptarët kanë 32 vjet që janë të lirë të zgjedhin vetë se kujt i besojnë, kë duan lider apo kryetar partie!

      Koha ka treguar se nuk mund të bëhen udhëheqës disa minj ambasadash që nuk kanë asnjë peshë në popull.

  1. per aleks niken duhet puetur preç zogaj.ky i premtoi qe do ta bente kryetar dege punve te brendshme.me çfare lekesh e ndertoj pallatin perballe tregut ne lezhe.dhe se fundmi per çfare meritash djali tije u be antar i AMA -se.nuk jane te sajuara por i din gjithe lezha.

  2. e ke per fatmir xhafen, thuje troc, qe shpetoi byrazeri i xhafes nga nenii vetingut

    mos e rruj , se e kan per zgjedhjet e majit, po nxjerrin skeletet nga varret . ndyresira . nga ana tjeter atyre qe i shkojne pas fijes, te afermit e viktimave po presin noi favor , nuk e shpjegoj dot perdorimin me vetedije nga ridhjerja

  3. Bejnë si Analist por llogjikën e kanë sa me lidh ushkurin e brekusheve.
    Komandanti i Gardës kishte gradën Gjeneral. Në qoftë se Gjenerali nuk e di se kur jepet urdhëri për të hapur zjarr, atë nuk mund t’ja mësoj kardiologu Sali Berisha dhe as ta urdhëroj Kryeministri Sali Berisha, pasi nuk ka tagër për këtë.
    Edi Rama i ka ditur fjalë për fjalë të gjithë urdhërat e asaj dite, sepse komandantin e grupit të zjarrit e ka bërë Kryetar Bashkie në Burrel.
    Prandaj mos u surprizoni për çdo dy vjet, kur ka zgjedhje, me këto “provat” tuaja.
    ————
    Me të tilla prova prutë edhe Izet Haxhinë nga Turqia.
    Do fusnin në burg Sali Berishën, Mero Baze Çorapja dhe Idajet Bethqiri.
    Tani Izeti gati 60 vjeçar, do mbaj burgun që do e kishte bërë para 20 vitesh.

  4. Ja pra prova qe 21 Janari eshte Kurbani i Rames te vinte ne pushtet. Dhe ishte e domosdoshme te vinte me dhune sepse keshtu iu duket me e ngjare te kuqve. Megjithate, si çdo here keta ngaterrohen me kembe te veta. E vetmja gje ku shkelqejne me shume se te tjeret, eshte pikerisht mashtrimi. Kete po, e bejne me më shumë stil. Vjedhje…

  5. Asgje nuk e pengon ligjerisht prokurorine t’i hetoje personat e perfshire ne ate veper penale, por qe nuk jane hetuar/ gjykuar deri tani. Pra nuk shihet ngushte sic e trajton ky tipi lart ne shkrim. Qe Rama eshte pazarxhi dhe ka sabotuar ceshtjen Gerdeci e di vete edhe Dorjani.

  6. Refroma ka qene e destinuar te deshtonte qe pa filluar. Indicia e pare ?………Fatmir Xhafa, nje komunist akoma me pushtet ne politiken Shqiptare, dhe qe perfituar dhe vazhdon perfiton

  7. Kot se quan Berisha reformën juridike Ramaformë .E bëri pikërisht për të fshehur zullumin e 21 Janarit.Perse ish prokurorja hapi çështje vetëm kundër gardës dhe të hetonte në tërësi çka ndodhi përfshirë dhe rebelimin grushshteti i neokomunisteve??Sepse dilte lakuriq bastardi Rama.Prandaj dhe e vrau reformën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *