• |
ide | kryesore

Vendimi i Strasburgut për 21 janarin/ Rama: Krim shtetëror. S’do mbetet pa u ndëshkuar!

Arkiva, Lajme, Të fundit
banner_21_janar_foto_2.jpg



Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Dibër.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal të vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, ku tha se tregoi procesin farse.

Kryeministri e quajti 21 Janarin si krim shtetëror, ndërsa shtoi se nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

“Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala për cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau e cili nuk vrau. Janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk kishin rrezik për askënd. Ndaj çështja është si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shtetit. Dhe si ka mundësi, që si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë lloj drejtësie. Por pa një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim është mishërimi më konkret se drejtësia vonon por nuk harron.

E kam thënë vite më parë, 21 janari është një nga ato krime që mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë e të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilin do moment sado vonë, nuk është e mundur. Është krim shtetëror, me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie dhe të paligjshëm. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri, ku për herë të parë, populli po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri me pushtet, mund të jenë të barabartë.”, tha Rama.



5 Comments

  1. Rama ka 10 vjet ne pushtet , pse nuk i kan gjet provat??? plus qe bamirin ina ramen, lulushin dhe gjithe drejtesine e re e kane ne dore,

    gjykata e strasburgut po thote qe pse nuk e keni hetu!

    Trapat e indoktrinuar qe nga koha e eDulles jane gati te vdesin per ramen dhe qe rama te jete ne pushtet se mutin dhe barin nuk e kane problem fare! e Hengren 50 vjet te dhe u denden per partine dhe enverin!

  2. Ja dhe nje herë faktet

    Rama e krijoi videon me dritan priftin , e me tom doshin.

    Rama thirri protesten dhe me tom doshin i cili nderseu protestuesit në 5 orë luftë me policinë dhe gardën, biles i futi dhe brenda rrethimit të kryeministrisë.

    Gardistët e Ramës qëlluan mbi turmën njëri prej tyre është kryetari i ps në mat

    Çdo vit rituali ishte në 21 janar dhe rama e keqpërdoti ngarjen

    Rama erdhi në pushtet prej 4 viktimave të tij.

    Dhe mezi u dha 100 nijë euro pas shumë vitesh nëpër gjykata në 2017 nderkohe vetem me inceneratoret ka vjedhur 400 milionë euro të thata pa bërë asnjë ditë djegie në tiranë

    Prej 10 vjetësh Rama vjedh miliarda euro , dhe këtyre viktimave u dha një mut të madh i la me gisht në gojë

    E verteta eshte qe viktimat jane viktima dhe do keqpërdoren sa të jetë e nevojshme. Për fat të keq nuk i kanë munguar noi here botes qe prej lashtësisë e skanë për ti munguar deri sa të ketë njerëz mbi tokë.

  3. Tani, nuk e marrim vesh. Ne jemi shteti, pra ai qe do paguaje. Ju sahanlepiresit e politikes luani me paret tona e premtoni drejtesi. Si perfundim perse çeshtja shkoi ne Strasburg, apo loje me kuklla. Nuk keni demshperblyer familjaret apo nuk keni pranuar fajin? Jo per gje por riqelbja ka 11 vite ne pushtet..

  4. Qija robt, ishte 40 vjec kur erdhi ne pushtet me vrasjen e 4 veteve per “bllokun e Likes”, dhe e beri Liken zv.Km dhe President. Tani u plak me “nderin” qe i bene keto 4 viktima te pafajshme dhe pale sa do plaket duke cuar lule cdo vit si hipokrit qe eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *