• |
ide | kryesore

Berisha: Pse mafía e Ramës është më e rrezikshmja në botë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Nw mbledhjen e grupit parlamentar tw PD-sw, Sali Berisha ndër të tjera ka akuzuar Edi Ramën, duke thënë se është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme “në një nga aferat më të zeza të kohërave”, duke iu referuar “çështjes McGonigal”.

Berisha jep arsyet pse, sipas tij, mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë, se tentakulat e kësaj mafie, Neza, Duçka, Rama, janë të aftë të kryejnë çdo lloj operacioni të fëlliqur.

“Mblidhemi sot në një ditë kur Shqipëria është në epiqendër të një stuhie, e cila në memorien historike, nuk ka ekzistuar të paktën në 50 vitet e fundit. Shqipëria, Edi Rama, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, në një akt që tejkalon çdo normë, çdo standard, çdo ligj, çdo moral, çdo imagjinatë. De fakto, ai ka përdorur si aset të tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë së SHBA, për definicion të botës së lirë, ish-shefin e kundërinteligjencës të FBI, një nga njerëzit më të besuar të asaj toke dhe atij vendi, Charles McGonigal.

Me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm, Edi Rama përpiqet të hiqet duarjashtë. Në një kohë kur aktakuza e botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA, në 16 faqet e saj, të paktën 15 i kushtohen fund e krye, Edi Ramës. Ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Nezaj. Këshilltarit në hije të Edi Ramës, Dorian Duçkës.”. Kështu e nisi fjalën Berisha.

Lexo më tej: Skandali i shpjeguar thjeshtë/ Lidhja e Ramës me agjentin e arrestuar të FBI  

Edi Rama është sjellë në mënyrën më të pabesë, më jomiqësore ndaj partnerit tonë kryesor strategjik. Duke keqshfrytëzuar, duke trajtuar si aset, në mënyrë të fshehtë një njeri që nuk meritonte kurrë atë post që kishte. Charles McGonigal ka dy akuza kryesore. Njëra është kjo, i ngarkuar për të mbikëqyrur Oleg Vladimirovië Deripaskën, një njeri nga më të afërmit e Putinit. Në fakt u shndërrua në aset të tij.

Ajo që është akti më i rëndë, një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, përdor mjete të paligjshme për të korruptuar këtë zyrtar.

Çfarë dëshmon për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo aferë nga më tronditëset? Kjo dëshmon se mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë. Se tentakulat e kësaj mafie, Neza, Duçka, Rama, janë të aftë të kryejnë çdo lloj operacioni të fëlliqur. Duke shkelmuar interesat jetike të sigurisë të SHBA, por edhe të NATO-s dhe botës së lirë në tërësi.”. Kështu u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Fact Check/ Ku manipulon Berisha me dosjen e mikut amerikan të Ramës 

Lexo më tej: Dosja në SHBA, si ndryshoi Rama pas arrestimit të McGonigal 



23 Comments

    1. Me leket e shqiptareve e paska paguar non graten e Berishes i gjati, mo? Mbreti lakuriq, keta sa bukur ngjan I veshur, o mbret. Mafiozllëku vu, keta duke bere moral e na treguar Berishen. Berisha ne opozite, mo. C’po katranos me kohe e me vakt ky pushti ne pushte a keni ndopak llogjike ta kuptoni, apo varja. Trumykur nga militantizmi e interesat.

  1. Ne kete faqe,paskan vershuar gjithe patronazhistet dhe idiotet e rilindjes,qe ndryshe nga heret e tjera,na paskan komentuar me emera,sic duket ,do i ken bere verejtje Fugistit,qe te mos komentojne me me :”I pa emer”.Dhet shikoni se si te gjitha komentet,pothuaj,kane te njenjten permbajtje,dhe tregojne se sa idiote jane,ne budalladheqet,qe thone.Jepini,fugista,o burra,te mbroni te gjatin tuaj,qe vetem kete rralle,nuk keni argumente,per t’a mbrojt,por beni sic beri edhe vete gjatoshi,te heshtni dhe te mos ndiheni,deri sa,sic ju porpsit edhe idhudhi juar,pritni deri sa te flase drejtesia amerikane,jo ajo e Juri Kimit,qe kushedi se ku ka fshehur koken,si struci,e nuk po ndihet fare.

  2. Po aq e rrezikshme eshte edhe mafia e diplomateve por shpresoj tu dale boja shume shpejt

    O popull e kuptoni cfare ka ndodhur ky i ka dhene rryshfet agjentit te kunderzbulimit FBI duke e perdorur per nevojat e veta, e ka blere si bagetia ne Peqin.

    Imagjinoni me eurot e Inceneritoreve cfare ka bere ,sa ka blere. Pa hyre tek PPP.

    Ky blen edhe DASH prandaj FBI duhet URGJENT te zbertheje kete skeme mafioze, Toto Rina nuk eshte asgje.

    1. Ja ky qe kupton nga qeveria.
      E hengri tollumin e berishes.
      Po pune e madhe. Fundja ne rrjeten e berishes, bien te njetet peshq. Ata qe e besojn per gjithcka.
      Problemi eshte se rrjeta e baltexhi berishes. Po behet gjuthmon e me e vogel.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        o idiot, nuk është rrjeta e berishës, por e Departamentit të drejtësisë sëSHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *