• |
ide | kryesore

Çështja “McGonigal”/ A po hetohet Rama nga FBI?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Berisha



Në shtator të vitit të kaluar, në shkrimin e parë që raportoi mbi hetimin e Charles McGonigal, media amerikane Bussines Insider publikoi një urdhër të siguruar nga FBI drejtuar një prej dëshmitarëve, që ishte lidhur direkt apo indirekt me McGonigal.

Përmes këtij dokumenti i hapej rruga mbledhjes së materialeve që kishte dëshmitari në fjalë për “çdo dhe të gjitha regjistrimet dhe materialet që keni në dispozicion dhe që dokumentojnë çdo komunikim, përfshirë, por pa u limituar, mesazhe në tekst në celular, mesazhe në postën elektronike, mesazhe të koduara të aplikacioneve, mesazhe zanore, letra apo shënime mes jush dhe Charles McGonigal në lidhje me temat si më poshtë…”

Në dokument përmendeshin me radhë emrat e personazheve të dosjes, si Agron Neza, Dorian Duçka, Lu Bladel etj, ndërsa në pikën d) të urdhërit thuhet:

d) qeverinë e Republikës së Shqipërisë ose çdo person tjetër i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë edhe, por pa u kufizuar tek Edi Rama

Dokumenti i publikuar nga Insider në lidhje me hetimin e Charles McGonigal

Dokumenti i bërë publik në Shtator të vitit të kaluar ka gjasë të jetë urdhri me të cilin dy agjentë të FBI-së u shfaqën në derën e shtëpisë së Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal. Këtë ajo e tregoi në një intervistë të dytë për Insider, pasi skandali shpërtheu në mediat më të mëdha botërore.

Allison tregoi se kishte qenë ajo që kishte bërë denoncimin fillestar ndaj McGonigal, pasi ai e kishte gënjyer se do divorcohej nga bashkëshortja.

 “Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerriero-s, thotë ajo, i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. Ajo gjithashtu mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj” shkruajti Bussines Insider pak ditë më parë, duke zbuluar edhe emrin e fshehur në dokumentin më lart, që e kishte publikuar në Shtator të vitit të kaluar.

E lënduar nga gënjeshtrat e ish-të dashurit të saj, Allison Guerrero ishte e para që denoncoi lidhjet e McGonigal me oligarkët rusë, kryeministrin shqiptar dhe jetën e luksit mes çantave të mbushura me para.

A ka qenë Edi Rama i hetuar nga FBI gjatë kësaj kohe?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu referua pikërisht dokumentit të mësipërm për të thënë se Po, Edi Rama është hetuar, madje është ende nën hetim nga FBI si pjesë e të njëjtës dosje.

“Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e Madhe me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorin, ka paraqitur këto kërkesa që i ka miratuar Juria e Madhe për të hetuar, për të nisur hetimin për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Prokurori ka marrë autorizimin e gjykatës. Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt” tha Berisha.

Të kundërtën e pretendon Edi Rama. Sipas tij, në konkluzionet e akuzës nuk ka asgjë që e implikon atë në marrëdhënien me Charles McGonigal. Kur foli për këtë çështje, Rama e theksoi se hetimet kanë përfunduar tashmë dhe se ka zero akuzë në lidhje me të.

“Në rastin konkret ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Zero. Përmendja e emrit si pjesë në një takim nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Pra në SHBA është bërë hetim dhe janë nxjerrë përfundime. Takove një zyrtar të lartë të FBI? Po e takova. Takova një zyrtar të lartë të FBI? Po e takova. Por kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja” – ka thënë ai, duke rrëzuar faktin se është pjesë e një hetimi nga FBI.

Versioni zyrtar i akuzave ndaj McGonigal

E pyetur pak ditë më parë në lidhje me mundësinë që Rama të jetë pjesë e një hetimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci nuk spekuloi me këtë çështje.

“S’e di në ka gjasa që të hetohet edhe Rama, por nga akt-akuza është e qartë takimi me kryeministrin e Shqipërisë, takimet me të përmenden me detaje. Vetë Rama e ka pranuar që ka pasur kontakte miqësore me ish-agjentin e FBI, por në SHBA veprimet e tij nuk shihen normale, duke i cilësuar shkelje të ligjit të FBI. Ish-agjenti ka kërkuar para nga personi që ka lehtësuar kontaktin me kryeministrin dhe kjo është një shkelje”, tha Kostreci.

Një përgjigje e ka dhënë, Rudina Jasini, studiuese dhe avokate e së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Universiteti Oxford. E kontaktuar nga Opinion, Jasini e ndan përgjigjen e saj në dy pjesë.

Së pari ajo thotë se hetimi i Ramës nga FBI pengohet për momentin nga fakti se ai është kryeministër.

“Kryeministri Rama gëzon imunitet të plotë si Kryetar Shteti, pra si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ndaj çdo ndjekjeje penale nga një shtet i huaj, (me përjashtim të rasteve të genocidit, të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit)” ka thënë Jasini.

Së dyti, sipas ekspertes, hetimi i Ramës mund të kryhet dhe përgjegjësia për të, të kërkohet më vonë, kur ai të mos jetë më kryeministër.

“Por kjo nuk përjashton përgjegjësi të mundshme të mëvonshme kur ai nuk është më Kryetar Shteti. Është prerogative e Prokurorisë të përcaktojë në bazë të provave, evidencës dhe informacionit të disponueshëm se kush do të jetë subjekt i një aktakuze të ngritur. Kjo nuk do të thotë që individë të përfshirë në këtë “afere” të mos përbëjnë në një moment të mëvonshëm subjekt të mëtejshëm të investigimit” ka thënë Jasini.

Akti që lidh Edi Ramën me Charles McGonigal

Kryeministri Edi Rama përmendet 14 herë në akt-akuzën e përgatitur nga prokuroria kundër Charles McGonigal për lidhjet me Shqipërinë.

Në dosje thuhet se McGonigal mori përmes Agron Nezës materialet për të nisur hetimet e FBI-së kundër lobistit amerikan të Lulzim Bashës. “Këto materiale dolën nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë”, thuhet në dosje.

Disa ditë më pas, McGonigal mori sërish nga Agron Neza 80 mijë dollarë në parkimin e një restoranti.

Sipas atyre që deklarojnë McGonigal, Agron Neza dhe Edi Rama, këto para u morën borxh.

Por a e kanë besuar hetuesit amerikanë këtë version?

Alibia e Edi Ramës për t’iu shmangur implikimit në çështjen “McGonigal”

Shkrimi i Bussines Insider në Shtator të 2022 raportoi se hetimet për McGonigal kishin nisur në fshehtësi, madje edhe dokumenti i jurisë së madhe ishte siguruar në sekret të plotë nga prokurori i çështjes.

“Vitin e kaluar, (Nëntor 2021) sipas dokumentave të brendshme të gjykatës, që ka siguruar Insider, prokurorët amerikanë mblodhën në mënyrë sekrete një juri të madhe që ekzaminoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në New York” shkruajti Insider në Shtator.

Kjo praktikë e hetimit të fshehtë, për të cilën raporton media amerikane konfirmon në anën tjetër atë që thotë Berisha, se prokurori kurrë nuk i bën me dije të gjitha faktet që ka kundër të pandehurit dhe se nuk përjashtohet mundësia që hetimi të vazhdojë në sekret të plotë. Megjithatë ky është ende një opsion i pakonfirmuar./Lapsi.al

https://lapsi.al/2023/01/26/andi-bushati-pse-pas-korruptimit-te-zyrtarit-te-fbi-se-qendron-edi-rama/



63 Comments

          1. po hetohet jo vetem rama por edhe shume tetjere qe i kan dhon lek per te heq njollen

      1. Akoma uk e keni kuptuar kush eshte jorgo?
        Eshte km,dora vete qe kenaqet duke fantazuar ne ilegalitet ketu te lapsi.
        U zhduk para se te plaste skandali dhe pasi i ujdisi punet,doli per te shfryre ketu.

    1. Karin tia hash ti bythqir se ju vetem bile keni dhe kar skeni se jeni te gjithe bythqira te LGBT Sorrosiane ku e dashuroni sallamin

    2. Pse kaq pa edukate mor kritik arti, nuk te ka hije kjo sjellfe se sje safet gici.
      Mere shtruar se karat shkojne e vijne, me nerva dhe kar ne goje sja del dot ksaj rradhe.

    3. Ja perversi bythlepires qe mbron kermen ne pushtet. Po meqe bythlepirjen e ke pasion, je qe je, merru dhe me organin seksual te gorrilles. Nje mund e dy pune. Makuteria per pushtet kete ka. Nje i kalbur lart e te tjere si ty qe e lepijne.

    4. Kelliren 2 metrosh na e ka zene gripi, nje grip i keq qe te len pa gjume, nje grip qe te ben te mendosh dhe reflektosh per te gjitha paudhsite qe ke bere ne jete por sidomos ne 10 vitet e fundit, nje grip qe nuk ilac qe ta largon, nje grip qe fytin ta shtrengon dhe bythen ta leron, nje grip qe te ben nxjerresh zorret e barkut dhe fillon te paguash nje me nje te gjitha haracet e babezise dhe marrezise. THE END IS COMING!

      1. Nuk e di per cfare e ke fjalen se une sot e pashe te inspektonte nje nga veprat me domethenese te kesaj qeverie, Tunelin e Llogarase, dhe ishte per bukuri.

    1. Se ke mare vesh!
      Gjenerali e mbylli revulucionin.
      Hapi luften finale.
      Thone qe nga shtatori fillon.
      Tik tak… Tik tak.. Karin do hani. Edhe pak dajak.
      Salibanet edhe 20 vjet akoma. Duke pellitur ketu me shkurdhakun.

  1. O Jorgo me kaq të shara që mbledh ti me mir var një gur në qafë dhe hidhu te liqeni artificial. S’ka mundësi të degjeneroj robi në kte far feje !!!!!!

  2. Që po heton kjo sdiskutohet.Dy sekserët Ducka e Neza do të bëhen të penduar dhe do nxjerrin të gjitha.O njerëz është dëmtuar reputacioni i FBI dhe Amerikës e rrezikuar siguria kombëtare e saj.Nga kush?Nga Rama e sekti i tij në bashkëpunim me Sorros.

    1. O jorgo tani nuk ka as lulishte me te qujt bythqir lulishtesh. Nuj ka as bunkera. Ti je bythqir elite, hahaha.

    2. I lumte picka alisonit. Te faleminderit allison. Je njeri shpirtmire. Kujt ja merrtemendja se ti do i tregoje shqiptareve sa I korruptuar eshte Rama kimetja dhe fbi.

      Shqiptaret genjeheshin me barin e kimetes po ja ku qenka Korruption dhe peshku i madh. Ne e kerkonim tek bashkin dedja dhe adriatik llalla

      Sali beriaha mos vdeksh kurre, ja ke gjet ne koke rames kimetes bashke narkoshtet dhe governatore

      Barin e imetes paskan ngrene te gjithe por jo berisha dhe Demokraten e vertete

      Kimete na hongsh barin me mut

  3. Historia e Edi Rames mbyllet ketu.
    Patronazhistet bejne mire te fillojne kthesen.
    Perndryshe do e hane, por do e hane keq fare.

  4. Nje KM qe mburret si adoleshent kam mik kete e kam mik ate. I vetmi mik qe duhet te kete eshte interesi i Shqiperise. Ky e ka shkelur me te dyja kembet interesin e shqiptareve . Paska takuar nje njeri te ketij rangu pa respektuar protokollet sikur te jete ne çiflikun e tij. Nje Shqiperi e tere ia di lidhjen brek e byth te KM me Nezen.Turp.

  5. Mbas qafe e ke problemin Edvin.

    Me FBI nuk luhet e blihet me sic bere me Lu e Kim apo ata te DASH .

    As ke per ti gezuar leket qe i ke vjedhur ketij populli.

    1. Këtij populli idiot shumë mirë ia bën, edvinin e lulin meritojnë, e prapë debilat ngelen tu thënë fajin e ka Berisha

      1. Rama ka dale jashte loje me kete skandal. Ky eshte rast i arte per kelliren e bashkise. Ose eshte i kapur me krq se rama

  6. Rama ka aq miq, sa ka nje prostitute e suksesshme, punerende dhe qe punon qofte edhe me dy apo tre turne, per vite e vite me radhe.
    Te gjithe e bejne me te, por kundrejt pageses. Te dy palet te kenaqura pa detyrime te metejshme ndaj njeri-tjetrit.
    Miq me pagese nuk ka , dhe duke paguar apo marre leke gjithkujt qe takohet, i bie qe Rama nuk ka miq.

    Atehere persa i perket miqesise, miqesia dukej te tavolina e Safetit.
    Mishi mish, vera vere, muhabeti muhabet, qejfi qejf.
    Diskutohej gju me gju per situaten nderkombetare, pa cak dhe pa hile. Pati dhe shkembim eksperience.

    Nuk i behej amerikanit te levizte nga Shqiperia. E nuk ka dale kot shprehja se shqiptaret jane mikprites.
    Po shikonin Ngjelen qe njoftonte ardhjen e taboreve te zinj te FBI per te vendosur rend dhe rregull.

    .

  7. Ca jane keto reagime?! S’ju vjen turp?!

    Per nje kar ne goje?!

    A thua se jeni franceze! Ju kokrra bytheqirash shqiptare. Ju ja keni mbajt ne goje, ne bythe… ne sqetull… Enverit per 45 vjet. Beni kot sikur prekeni. Hajd tani, kryeni sherbimin dhe mos u sillni si kucka histerike.

      1. Po pra.

        U sqarua si ceshtje nga komentet qe lexova deri tani:

        1) Revolucioni shperthen

        2) Rama esktradohet

        3) Lali vjen ne pushtet

        4) Ju 🥒 ne goje, apo ne *ythe, apo ne sqetull… apo ku t’ju pelqeje me shume.

  8. Lesh po hetohet. Opozita e mbytur kap cdo fije bari qe i del para, si puna kesaj historise momentale. Opozita eshte e paafte te beje kauze vete e kap cti dale para. Te paafte e te papjekur. Me gerdalla si sala e likja nuk shkohet askund.

  9. Gjithë ky debat i madh për skandalin e Çarli MkGonigal.
    A nuk është thënë edhe nga ambasadorët amerikanë që korrupsioni në Shqipëri mund të luftohet me sukses vetëm “DUKE NDJEKUR PARATË” ?
    Çfarë bëri Çarli ?
    Erdhi disa herë në Shqipëri “inkonjito” për të ndjekur paratë.
    Po kush tjetër veç Ramës si kryeministër fuqiplotë e “mazhorancës fuqiplotë” deri tek Safet Gjici , ka aq para sa sa të blejë një nga krerët e FBI ?
    Mandej se mos është vetëm Çarli që ka ndjerë erën e parave të pista të Shqipërisë

    1. Karli kish dal me mbledh lek nga ridhjerja, do u heq njollen u thoshte gjushit ahmetajt bashes gazit etj etj

    1. O revolucionar i shtatorit
      Ndjekes i flakte i doktorit
      Nderkohe qe kendon kaq shume
      Karin tone e ke ne sume

  10. o Jorga
    o rrot kari
    sa mend ke ti
    aq ka gomari
    por mos shkruaj
    shume me rime
    se do ta cajme
    ate vrime
    megjithese si dylber qe je
    karin ne bythe qejf e ke

  11. Sali Berisha ka flirtuar hapur me shoqërinë e lidhur me oligarkun rus duke i hapur dyert e Shqipërisë, plot 10 vite më parë se Edi Rama të njihte agjentin e FBI-së që pikërisht sipas Berishës ka qenë kanali i përdorur nga oligarku rus për t’u futur në Shqipëri. Ja përse nuk është habi që mes 2010 dhe 2013 kur Berisha ishte në pushtet, dy shoqëritë e lidhura me oligarkun rus fituan në Shqipëri tendera të drjetpërdrejtë për 55 milionë euro

  12. Jorgo, Jorgo, more djal,
    qe s`u ngope kurre me ..ar,
    nuk le kend pa e share,
    bythen dredh, por askush sta var.

    Revolucioni do te behet,
    ne shtator apo me heret,
    edhe bota do te mesoje,
    qe merr Jorgo nga 3 ne goje.

    Pelivan dukesh nga fjalet,
    Palikar qe nga te paret,
    Qe stu ngop goja as suma,
    nje adrese, te pakten thuama.

    Te te nis ca djem nga malet,
    qe dine mire si ti qajne hallet,
    me spinot te forte si guri,
    mbahu Jorgo, e zeza t´zuri.

    Qirje Jorgo Palikaris
    lutu shume mo te zere flama,
    revolucioni do te behet,
    e thote populli e Sali Rama.

  13. Guantanamo e pret Edin dhe ty zog shumengjyresh burgu i vogel e i thjeshte i Peqinit.
    Kur ndarja ishte nisur, ju ishit bashke akoma.

  14. Opozita po akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama dhe kanë paraqitur edhe një kërkesë për mocion me debat në kuvendin e Shqipërisë. Por ndërkohë agjenti i FBI shfaqet në një foto shumë miqësore me Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, njëkohësisht edhe ish-kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhje.

    Në foto janë së bashku ish shefi i kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, zyrtari i partitë i partisë demokratike, pjesë e foltores dhe Fjoralba Dizdari anëtare e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *