• |
ide | kryesore

Në radhë për disa orë, rikthehet normaliteti në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas disa orësh bllokimi në pikat kufitare është rikthyer normaliteti në Qafë Thanë, si dhe në dy pikat e tjera kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, atë të Tushemishtit dhe Gorricës. Pala maqedonase ka filluar të punojë me sistemin kompjuterik pasditen e sotme. Kjo ka bërë të mundur kalimin normal të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në të dy anët e kufirit.

Më herët, shtetasit shqiptarë kanë qenë të detyruar të presin për orë të tëra. Kjo pasi pala maqedonase nga ora 06:30 minuta e ditës së sotme ka pasur probleme me sistemin kompjuterik. Regjistrimi i shtetasve në të dy anët e kufirit në pikën kufitare të vendit fqinj, është bërë në mënyrë manuale. Sakaq, momentalisht, nuk ka radhë në këtë pikë kufitare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *