• |
ide | kryesore

Modeli “Kurti” trazon politikën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Arkiva, Kryesore, Lajme



Rreth një vit më parë, në janar të vitit 2023, Arben Taravari kryetar i një prej forcave opozitare të Maqedonisë së Veriut, e quajtur “Alenca për Shqiptarët” udhëtoi drejt Tiranës me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Bashkë me Edi Ramën, në takim e priste edhe Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ndërsa Rama e provoi shijen e pushtetit në vitin 1998, Ali Ahmeti është në qeverinë e Maqedonisë prej 22 vitesh. Një muaj pas takimit me Ramën dhe Ahmetin edhe edhe Taravari u bë pjesë e qeverisë së Shkupit.

Por një vit më pas, plani i Ramës për të futur në qeveri dy partitë kryesore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është zhbërë. Taravari është joshur nga një model tjetër në politikë, ai i Albin Kurtit dhe ka kaluar në opozitë.

E gjithë opozita e shqiptarëv të Maqedonisë së Veriut është riorganizuar në një bllok të vetëm, sipas një lëvizjeje të mbështetur fort nga kryeministri i Kosovës.

Kurti, Rama dhe Taravari duke biseduar në Shkup
Kurti, Rama dhe Taravari duke biseduar në Shkup

Kur Arben Taravari kaloi në opozitë, ai shpalli edhe kandidaturën për president në zgjedhjet e 24 Prillit. Dy javë më pas, në 8 Maj zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe ai do të jetë pjesë e bllokut opozitar.

Pas kësaj lëvizjeje, Aleanca për Shqiptarët u përça. Themeluesi dhe ish-kryetari i partisë, Ziadin Çela mblodhi kuvendin dhe përjashtoi Arben Taravarin. Të dy pretendojnë se kanë mbështetjen e shumicës në parti. Beteja mes të dyve do të zgjidhet në gjykatë.

Por përtej grindjeve të brendshme në Aleancën për Shqiptarët, modeli “Kurti” ka trazuar të gjithë skenën politike në Maqedoninë e Veriut dhe nëse ia del, e shndërron kryeministrin e Kosovës në një faktor të rëndësishëm përtej Kosovës.

Duhet kuptuar që blloku opozitar i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është i përbërë nga tre subjekte, 1) Lëvizja Besa, 2) Alternativa dhe 3) Lëvizja Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare ata do të dalin me një listë të përbashkët.

Albin Kurti në takim me opozitarët shqiptarë të RMV
Albin Kurti në takim me opozitarët shqiptarë të RMV

Në 30 Janar të gjithë opozitarët bashkë ata u takuan në Prishtinë me Albin Kurtin. Pas takimit, këshilltari i Kurtit, Bekim Qoku i cili ka edhe shtetësi maqedonase, tha se partia e tij do t’i bashkohet kësaj liste.

“Unë, sot, jam këtu për të iniciuar bashkëpunimin tonë si Lëvizje Vetëvendosje… një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni, tashmë të etabluar këtu”, tha atëkohë Qoku.

Për ta përforcuar idenë e rreshtimit të Kurtit me opozitën, reagoi edhe njëri nga opozitarët, Izet Mexhiti.

“Zoti Kurti dhe Vetëvendosja mbështet serish opozitën shqiptare si edhe ma herët. Vetëvendosja është pjesë e opozitës shqiptare atje, de-jure nuk do të jetë, sepse nuk është regjistruar në Maqedoni. De-facto, veç është pjesë e opozitës shqiptare, sepse opozita shqiptare, është në kuadër të Lidhjes Evropiane për Ndryshim” u shpreh Mexhiti.

Edi Rama me Ali Ahmetin në takim
Edi Rama me Ali Ahmetin në takim

Mbështetja që i jep Albin Kurti opozitës së shqiptarëve në RMV mund të jetë fatale për Ali Ahmetin. Për momentin, Albin Kurti gëzon një mbështëtje të madhe nga shqiptarët, për shkak të qëndrimeve të forta që ka mbajtur kundër serbëve dhe duke i rezistuar presionit ndërkombëtar.

I pyetur nga gazetarët se si e sheh përfshirjen e Vetëvendosjes në anën e opozitës, kreu i BDI Ali Ahmeti i ka kërkuar Kurtit të mos kamuflohet, por të dalë hapur, pasi më herët kishte thënë se nuk do të bëhej pjesë e zgjedhjeve.

 “Nuk ka asgjë të keqe nga takimet. Edhe unë kam qenë me Kurtin me bashkëpunëtorët e mi. Secili udhëheqës cakton ca objektiva për veprim, por kjo çka tha Mexhiti nuk përkon me deklaratën e Kurtit që bëri në Shkup, e që tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nëse ka strategji të kamuflohen gjërat nuk është mirë, le të thuhen gjërat hapur dhe nuk na pengon asgjë”, ka theksuar Ahmeti.

Duhet thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar si parti në Maqedoninë e Veriut. Si e tillë, nuk do të marrë pjesë si subjekt politik në zgjedhje. Koalicioni opozitar mban emrin “VLEN” ose Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN). Në këtë rast V e munguar duket se i përket Vetëvendosjes.

Ky nuk është rasti i parë kur Kurti tenton të shtrijë modelin e tij politik përtej kufijve të Kosovës. Më parë ai ka mbështetur deputetin shqiptar të Luginës në Serbi, Shaip Kamberin dhe për këtë është sulmuar ashpër nga pjesa tjetër e politikanëve shqiptare në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc.

Kurti tentoi të bëhej pjesë e politikës edhe në Shqipëri, por dega e Vetëvendosjes në Tiranë nuk arriti të nxjerrë asnjë deputet në zgjedhjet e 2021.

Gjithsesi popullariteti i tij ka kapur kulmin vitet e fundit, për shkak të këmbënguljes dhe kohërencës, që ka treguar kur i ka qëndruar vendimeve të qeverisë në funksion të sovranitetit të Kosovës./Lapsi.al



11 Comments

  1. Ah po hyri Kurt karavastaja vetem sherr dhe tym ka .
    Asnje ne bote nuk e do kete egoist ngaterrestar.
    Larg nga ky fshatar.

      1. Kështu është kur të parit të fshatit i duket vetja se është i pari i botës.
        Ky Albini po ngatërron dhe fshatrat fqinjë.
        Por do ti hyjë ndonjë hu në bythë që do ti dhëmb gjithë jetën.

    1. Kurti nuk eshte as laro dhe as buçe patronazhiste qe na kane pirë gjakun qe ne 1945
      Dhe kane arritur ta blejne votën sa një pulë

    2. Albin Kurti një nder politikanët shqip foles kunder kombit Shqiptar thotë:

      Albin Kurti ështe kunder interesave të kombit Shqiptar. Me thën të verteten si shumica e politikan shqip foles. Bota islamikët dhe ajo skllave, po bën çdo gjë që të kenë njerze e tyrë në pushtet ku do në trojet Shqiptare. Dhe nëpër mjet tyrë të damtonë të ardhmën e kombit Shqiptar drejt perëndimin dhe intalimin e demokravivë në shtetët tona. Nuke kame as një lloje rrespekti për Ramen, por në kët pikë jame me Ramën, dhe kund Kurtit, si një njeri i përdorur nga islamiket dhe bota skllave dhe interesatë e tija personal për pushtet.

  2. Me këtë shkrim, dashur pa dashur duket sikur po i fryhet flakës së përçarjes së partive politike shqiptare në të ashtuquajturin “Ballkan perëndimor” e protagonisti i kësaj përçarje na del E.DRama.
    Kudo që i fut hundët ky farë politikani kontravers, , në vend që të ndikojë në bashkimin e shqiptarëve, sajohen përplasje ndarëse të tyre.
    Pas arritjeve të shkëlqyera të faktorit shqiptar në këtë rajon, ku u krijuan dy shtete shqiptare, Shqipëria e Kosova e kur në Maqedoni shqiptarët u bënë faktor qeverisës e në Mal të Zi pati një kryeministër me origjinë shqiptare, lidershipi politik i Shqipërisë me një shtet mbi 100 vite pamvarësi, duhet të luante rolin e bashkimit të shqiptarëve e jo e kundërta, përçarja e tyre.
    Le ta nisim me Shqipërinë.
    Pas gati 5 dekadave të sistemit diktatorial enverist të modelit më të egër stalinist, forcat demokratike, krijuan të parën parti opozitare me ish Partinë e Punës, Partinë demokratike, me moton ta bëjmë Shqipërinë si Europa.
    Me intrigat e tij antikombëtare aventureske, Rama arriti që ta përçajë e thuajse ta shkatërojë opozitën antikomuniste në Shqipëri, e po këtë po bën edhe në shtetet fqinjë me shqiptarë.
    E ka bërë këtë për parime komuniste ?
    Aspak.
    Aktualisht ai po dënon enverizmin më shumë se lideri demokrat Berisha, e shitet si një politikan i djathtë i lidhur me perëndimin kapitalist, me egoizmin e protagonizmit vetjak si një “lider global” që me vepra mbështet Rusinë e Serbinë e me retorikë e paraqet veten si kundërshtari më i egër i Putinit, të cilin e imiton.
    Propoganda enveriste, pat cilësuar Esat Pashë Toptanin si personazhin më negativ antikombëtar, por nëse e krahasojmë Ramën me Toptanin, tashmë dihet se Toptani veç marrëzive politike të kohës, kishte luftuar kundër pushtuesve otomanë, kurse Rama, akoma nuk e ka ndarë mëndjen, të jetë me Turqinë e Erdoganit, apo me Bashkimin europian.
    Kur sheh se nga politikat e tij të mbrapshta, BE në momentin e fundit anullon integrimin e Shqipërisë, Rama kërcënon se do të drejtojë sytë nga lindja, e kur sheh se për hir të stabilitetit në rrezikun rus, perëndimi i jep një varkë shpëtimi, luan me zell komedinë e liderit global antikomunist.
    E vetmja gjë për të cilën është zgjedhur, si lider për mbrojtjen e interesave nacionale të shqiptarëve kalon në fund, e bën avokatin e Vuçiçit.
    Më shumë se kujtdo në këtë rajon, kjo përçarje ju intereson serbëve e mentorëve të tyre rusë

  3. Shkrimi me lart mese i vertete.
    Rama nje palaço politike e regjimit kercen sa majtas djathtas,sa nga Lindja e sa nga Perendimi si Majmuni ne shkop.

  4. Në akuzë nga SPAK për 5.4 mln euro përfitime, Noka: Berisha drejton protestën, leksion demokracie Ramës,shpellkare e maloke te cecenit salih mblidhuni ne leksionin per demokraci qe muli i salihut do jap neser,pjesmarrja me 10000 lek personi,per femijet falas.

  5. osman

    Ky fshatari eshte biri i Xhafer Deves.

    Shume shpejt do vie dita e 4 Shkurt 1944

    Ku do e beni venin , ju fshataret komunist .

    Me pune do ju shkel fshatari i Kosoves ..

  6. Shqipfolesit serbo-vlleho-grekofile jane kunder Kurtit,por jane edhe kunder cdo shqiptari patriot. sa keq qe ka jo pak kesisoj kopilesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *