• |
ide | kryesore

“I vogël e i brishtë, të gjithë e tallnin”: metamorfoza e Haaland erdhi pas një dëmtimi

-Instant, F1, Sport
Haaland


Ndodh pothuajse gjithnjë. Kur një futbollist 19-vjeçar shfaq një lloj potenciali, ai përkufizohet se ka një perspektivë. Shumë klube investojnë në këta lojtarë për të ardhmen. E ndërkohë emrat e mëdhenj i mbajnë në ekipin e parë. Por çfarë ndodh kur këta adoleshentë janë vetë emra të mëdhenj? Ndodh që quhen Erling-Braut Haaland dhe zakonisht shkojnë të luajnë për Borussia Dortmund apo ndonjë emër tjetër të madh. Por si u bë norvegjezi, i cili tani është 22 vjeç, kaq shkatërrues sa përfundoi në shënjestër të klubeve më të mira në botë. Rendimenti i golave me Manchester City i ka dhënë të drëjtë të gjithë atyre që e donin në skuadër. E një ish-shok skuadre kohë më parë foli për metamorfozën e tij të papritur. Sepse Haaland nuk ka qenë gjithnjë ky lojtar robust që ne shohim sot.

TALLJET E SHOKËVE

Para se të përfundonte te RB Salzburg, norvegjezi i ri ishte i zënë duke luajtur në atdhe për Molde. Me të në skuadër ishte edhe mbrojtësi Ruben Gabrielsen, i cili shpjegoi se djaloshi i artë nuk dukej gjithmonë si i paracaktuar. Përkundrazi, siç tha ai për Get France Football Neës pak kohë më parë, ai pa një “imcak” të hynte në klub, një djalë që ishte gjithashtu mjaft i brishtë. “Kur luante me mua në Norvegji, nuk shënonte gjatë gjithë javës në stërvitje. Ne e tallnim. E kur mora vesh se do të ishte titullar, thashë me vete: ‘absurde, si mund të luajmë me të?’. Pas 50 minutash ai kishte shënuar 4 gola”.

Lexo më tej: Cikloni Haaland fshin çdo kundërshtar: “Kishte nga ata që thoshin nuk përshtatet në Premier League”

GJIGANT E… FATAL

Megjithatë, Haaland nuk ishte ende gjiganti që është sot. Gabrielsen, në fakt, tregoi edhe një episod tjetër që e përshkruan Haaland mjaft të hollë dhe të brishtë. “Pastaj, ai u kthye nga një dëmtim një ditë dhe ishte tmerrësisht i madh”. Dihet se djemtë nga mosha 16 deri në 17 vjeç mund të rriten në mënyrë dramatike nga një ditë në tjetrën. E kështu ndodhi me adoleshentin aspirant… për reper. “Pas kësaj, gjërat filluan të përmirësoheshin. Por unë mendoj se ka një leksion të rëndësishëm për t’u mësuar. Kur vijnë kohë të vështira, punoni më shumë. E të rinjtë kanë një shans ta mësojnë këtë tani.” Pjesa tjetër është histori. Historia e një makinerie autentike golash.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *