• |
ide | kryesore

Cikloni Haaland fshin çdo kundërshtar: “Kishte nga ata që thoshin nuk përshtatet në Premier League”

-Instant, Sport, Video
Haaland



Monstruoz. “I pabesueshëm”, siç tha edhe Pep Guardiola. Pesë muaj pas ardhjes së tij në Premier League, Erling Haaland, vetëm 22 vjeç, po thyen çdo rekord. Me tregolëshin e shënuar në 14 minuta ndaj Wolverhampton të dielën, sulmuesi më efikas në historinë e kampionatit anglez arriti kuotën 25. Norvegjezit iu deshën 14 ndeshje për të shënuar 20 gola, ndërsa tani me 19 prezenca ka fiksuar 25 gola. Një shifër kjo që kalon tre golashënuesit më të mirë të fundit: Vardy (23 gola në 19-20), Kane (23 gola në 20-21) dhe dyshja Son-Salah (23 gola në 21-22).

“Numrat janë të pabesueshëm – ka vërejtur trajneri i Manchester City pas tregolëshit të katërt sezonal -. E kishte nga ata që mendonin se nuk do të përshtatej me Premier League”. Haaland tashmë ka shënuar 31 herë në 26 paraqitje sezonale. E në karrierën e tij, vetëm 22 vjeç, ka shënuar tashmë 207 gola.

NUMRAT E FRIKSHËM TË NORVEGJEZIT

Me katër tregolësha në 19 ndeshje të Premier League, Haaland shkatërroi rekordin e vendosur nga mbajtësi i mëparshëm, Ruud van Nistelrooy. Holandezit iu deshën 65 ndeshje për të arritur të njëjtin moment historik. Norvegjezi madje ka kaluar edhe Cristiano Ronaldo, i cili në më shumë se shtatë sezone në Angli realizoi vetëm tre tregolësha.

E tani rekordi i Alan Shearer është gjithashtu në rrezik të madh. Golashënuesi më i mirë ndonjëherë në Angli në një sezon, me 34 gola, të cilit në 1995-96 iu deshën 42 javë për të shënuar 5 tregolësha. Ndoshta nuk duhet të jenë të qetë as Messi (2011/12) e Ronaldo (2015/16), të cilët ishin në gjendje të shënonin tetë tregolësha në një kampionat.

Ajo që bën vërtet përshtypje te ish-sulmuesi i Salzburg dhe Dortmund është efikasiteti në sulm. Haaland në fakt iu deshën vetëm 74 goditje për të shënuar 25 gola. Kjo do të thotë se praktikisht një gjuajtje nga tre kalon portierin kundërshtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *