• |
ide | kryesore

Video/ Bayern “sistemon” 3-0 Union Berlin e kthehet në krye me Dortmund: super Coman, Muller asist-man

-Instant, F1, Sport, Video
Muller



Përplasja direkte e javës së 22 të Bundesligës mes Bayern Munich dhe Union Berlin shkon për bavarezët, të cilët fitojnë 3-0. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Choupo-Moting (31′), Coman (40′) dhe Musiala në 46′, me dy asiste të Muller. Kështu kampionët e Gjermanisë kthehen në krye të renditjes, me Borussia Dortmund në kuotën e 46 pikëve. Në ndeshjen tjetër, barazim 1-1 mes Freiburg dhe Bayer Leverkusen. Goditja e dënimit e Grifos (29′) zhbllokoi ndeshjen, në minutën e 67 iu kundërpërgjigj Azmoun.

BAYERN MUNICH-UNION BERLIN 3-0

Bayern Munich kthen mbrapa në renditje Union Berlin, që rrëzohet 3-0 në Allianz Arena, në ndeshjen direkte për javën e 22 të Bundesligës. Të besuarit e Nagelsmann, të tërhequr nga Muller, vendosën të drejtojnë lojën që në fillim. Bavarezët shuan kështu entuziazmin e berlinezëve me zotërimet e gjata të topit. Më pas, në çerek orëshin e fundit të pjesës së parë, kampionët gjermanë fundosën goditjen. Në minutën e 31′ ishte Choupo-Moting ai që dërgoi në rrjetë asistin e Coman. Francezi ishte i inspiruar dhe dyfishoi nëntë minuta më vonë, duke shfrytëzuar maksimalisht pasimin vendimtar të Thomas Muller. Gjermani luajti edhe një herë rolin e rifinitorit në fund të fraksionit të parë për 3-0 e nënshkruar nga Musiala.

Në pjesën e dytë, miqtë duket se e ndjejnë goditjen dhe nën borën e Allianz Arena nuk mundën të shqetësojnë shumë kundërshtarët. Nga ana tjetër, bavarezët administruan epërsinë e trefishtë gjatë gjithë pjesës së dytë. Nagelsmann mori në shtëpi një fitore thelbësore për të vazhduar garën për titull. Në fakt, Bayern Munich rikthehet në vendin e parë me 46 pikë së bashku me Borussia Dortmund. Kjo humbje e rëndë, nga ana tjetër, dobëson momentin e Union Berlin. Kryeqytetasit mbeten të tretët me 43 pikë, i ndjekur nga afër nga Leipzig, i katërti me -1.

FREIBURG-BAYER LEVERKUSEN 1-1

Është një barazim që dëmton Freiburg, ai 1-1 në shtëpi ndaj Bayer Leverkusen. Të kuqtë e gjetën avantazhin me Grifo, i cili në minutën e 29′ realizoi me një goditje dënimi. Miqtë u përgjigjën dhjetë minuta më vonë me Demirbay, që megjithatë gjeti gati ndërhyrjen e Flekken. Në pjesën e dytë, formacioni i Xabi Alonso u bë gjithnjë e më i rrezikshëm, deri në arritjen e barazimit. Azmoun në minutën e 67′ bëri të pavlefshëm cdo ndërhyrje të portierit. Megjithatë, lojtarët e Streich nuk qëndruan duarkryq dhe pesë minuta më vonë provuan me Ginter. Në minutën e 92′, Schick kishte në këmbë shansin e avantazhit, por traversa i mohoi 2-1 Bayer Leverkusen. Ngjiten gjithësesi në kuotën e 28 pikëve. Nga ana tjetër, Freiburg shkon në 41 pikë, por parakalohet nga Leipzig.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *