• |
ide | kryesore

Ç’duhet të dimë mbi “marrëveshjen” e Brukselit

-Instant, Arkiva, Blog
mcgonigal



Albin Kurti ka vendosur që mbështetjen e vet publike ta përdorë konstruktivisht, Vuçiqi ende jo. A do të vendosë ai deri në fund, me shkrim? Kjo varet jo dhe aq nga pretekstet që nxjerr, se sa nga dëshira e tij për të mos u shkëputur nga Moska…

1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe bëhet marrëveshje.

2. Dakordimi apo pranimi verbal i Serbisë deri më tash ka qenë veç taktik. Ata kanë shpresuar se kështu do të “duken mirë” në sytë e BE dhe SHBA, por nuk kanë qenë të gatshëm ta nënshkruajnë. Parimi i vjetër “ndryshe flet, ndryshe bën”.

3. Nuk është e vërtetë se platforma ka ardhur si “merre ose lëre”, dmth. palët janë “kapur për veshi”. Platforma është studiuar e diskutuar për muaj me radhë. Palët kanë dërguar komente e vërejtje. Draftet e platformës kanë ndryshuar, duke reflektuar në një masë sugjerimet e palëve. E vetëm ky versioni i fundit paraqitet si version që duhet pranuar ose jo i pandryshuar – sepse përndryshe do të mund të vazhdohej pafundësisht me propozime për ndryshime të vogla a të mëdha.

4. Arsyeja, caku, dhe afati i propozuesve të marrëveshjes lidhet me nevojën që shtrohet nga ofensiva e pranverës që do të ndodhë në Ukrainë.

Lexo me tej:

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç 

5. Marrëveshja nuk është përfundimtare, por bazë. A ka aty gjëra që lënë hapësira për diskutime të mëtejshme? Sa të duash. A ka gjëra që nuk do të donim? Ka. Ashtu siç ka edhe gjëra që nuk i pranon dot pala tjetër. Sepse nuk është marrëveshje kapitullimi.

6. Një opinion publik i kënaqur do të thotë se ajo palë ka hapësirë për të lëshuar pe edhe më shumë. Opinionet e dy vendeve me gjasë e dinë këtë, prandaj edhe nuk paraqiten të kënaqura me marrëveshjen, edhe pse mbështetjen për liderët respektivë që ishin në Bruksel, e kanë të madhe.

Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit

7. Kurti ka vendosur që mbështetjen e vet publike ta përdorë konstruktivisht, Vuçiqi ende jo. A do të vendosë ai deri në fund, me shkrim? Kjo varet jo dhe aq nga pretekstet që nxjerr, se sa nga dëshira e tij për të mos u shkëputur nga Moska. Qasja në dukje skizoide e Vuçiqit, që verbalisht pranon e me shkrim jo, ka të bëjë me pamundësinë e tij për t’u ulur në dy karrige kur në mes të tyre ka zjarr. Të shohim cilën karrige do të zgjedhë, apo do të rrijë në mes.

Andi Bushati: Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

8. Janë ca gjëra që, edhe po t’i nënshkruash nuk bëhen dot, sepse nuk të lejojnë rrethanat e rëndësishme si populli (demonstratat), kushtetuta etj. Këto janë mësime të nxjerra nga 2013 dhe 2015. Prandaj nuk është Zajednica as pjesë e propozimit.

*Marre nga Facebook i autorit Arbër Zaimi



7 Comments

  1. Kam ndjesine se serbet do ta nenshkruajne dhe kjo do jete nje gje e mire per popujt e dy vendve. Gjeopolitika ne Europe eshte mjaft e tensionur nga luftimet ne Ukraine dhe nuk perballon e qete kapriçot dhe kokefortesite me vend e pa vend te Ballkanesve

  2. 8.(mosnenshkrimi per nje Zajednice me kompetenca egzekutive) ka vlere mbi cdo gje, pa asnje dyshim me shume vlere edhe se vete futja ne OKB, apo organizate tjeter,apo njohja e 5shes bllokuese. Jemi me fat qe ne keto rrethana te trasheguara (nga tradhetaret) dhe imponuara, procesin e formimit te krijeses kancerogjene (Zajednica), ta kete ne dore “kirugu” Albin Kurti, se larg qofte te kishim nje si Dulla koti,Isa,Hashimi apo servil si Haradinaj. Meritat dhe ajo qe do mbetet me se shumti ne histori, nga Kurti, jane pikerisht ne kete kohe,pra se si arriti Kurti dhe si duhet te arrije qe Zajednica qe krijuan Vucici,Thaci, ISa, te krasitet deri ne formen e nje OJQ, aspak me shume.SIdomos, me asnje cmim ti jepen funksione ne polici dhe planifikim urban. Planifikim urban do te thote ti lihen duart e lira serbeve per te kolonizu Kosoven me serbe nga gjithe Ballkani dhe per te mos leju shqiptaret te ndertojne ne “territorin e Zajednices”. Prandaj “lufta” kunder Zajednices , nuk ka mbaru dhe sduhet te mbaroje deri sa keto komuna artificiale me shume serbe te behen me 51% shqiptare ( padyshim perfshi veriun).

    1. Po ça kirurgu Albini, kirurgjinë e po e bëjnë të tjerët Albini as asistentë nuk është, është si ai specializanti i vitit të parë që rri e shikon operacionin, maksimumi e lën të qep lëkurën në fund. Albini kur e kundërshtoi dhënien e Veriut në këmbim të njohjes na tha se kur të vij ai jo asosacion që sdo ketë por dhe do ta fus Veriun nën kontroll. Tani po na thoni do ta bëjmë por do ta bëjmë bukur ashtu siç dijmë ne ”kirurgët”. E vërteta është me asosacion edhe ata Serb që i kishe nën kontroll si në Gracanice e gjetkë tani do të dalin nga kontrolli dhe prite një ditë të bukur kur ti vëjnë traun dhe magjistrales që i kalon afër Gracanices dhe të të kërkojnë taksë rruge. Dhe përse bëhet e gjitha kjo, çfarë merr në këmbim Kosova, ofensivën e pranverës së Ukrainës?! Atyre Ukrainasve pushka ju bëftë top, po këtu do vazhdoni avazin e vjetër me Serbët, tani jo më për Veriun se Veriu ka humb me kohë, po tani rrezik të filloj Gracanica nga bllokimet e rrugëve… dhe Serbët tani do të jenë të pavarur nga Kosova ndërkohë që Kosova do jetë akoma njësoj në nivel qëndror e varur nga pakica bllokuese Serbe… Të paktën në marrëveshje të futej njohja e Ushtrise së Kosoves me kushtetute se kështu sië është dhe me këtë kushtetute, është ndërtim pa leje. Kosova do marr në këmbim njohjen e targave, dhe pasaportave, ok është diçka, por kur të vij puna e njohjes cfarë do jepni në këmbim… E kam thën at’here e them prapë Kosova duhet ta kishte dhën Veriun në këmbim të njohjes dhe të heqjes qafe të pakos Ahtisari sepse pa Veriun pakoja Ahtisari s’do kishte më kuptim..

      1. Me kaq deshire per ta dhene veriun sa po flet, po me ben te dyshoj a je thjesht i shqetesuar si te gjithe ne te tjeret nga disa gjera qe Kosova po perjeton duke pas 100 000 qeliza kancerogjene serbe brenda (qe gjithsesi po plaken dhe do zvogelohen), apo qenke bujar per ta dhene veriun ngaqe nuk i di sakte disa gjera dhe po hiperbolizon fuqine serbe , apo thjesht po mbron nje teze te shkembimit meqe e ka mbrojt dikush tjeter(qe pastaj ne fund te thuhet qe shkembimi ia paska vlejt dhe historia mos t’i quaj me tradhetar avokatet e shkembimit,pra ke hallin etyre?-se ne Kosove psh njerezi e Ises dhe Thacit donin Zajednicen, per tia la (gabimet)fytyren tradhetareve- skuthit Isa dhe Thacit). (FSK)Ushtria eshte njohur(dhe ska nevoje per aprovim serb), dhe po forcohet dita dites aq sa edhe Rusia e ka ul veten aq poshte sa eshte shqetesu per forcimin e FSK,e mos te flasim sa po i tmerron serbet ky fakt,Edhe tani(qe akoma sjem pergatit sic duhet,dhe i zbrapsim ne nje lufte te munshme serbet, imagjino pas 8 vitesh. Gracanica eshte e rrethume nga te gjitha anet me shqiptar. Ne Shterpce jane 9000 serbe dhe 4500 shqiptar.Pra sic e sheh ne jug te Ibrit ska rrezik nga serbet, dhe rruget sic thu ti nuk i bllokojne ne jug se kane frike e jo se jane serbe me te mire se serbet e tjere.Friken do e ndiejne cdo dite e me shume edhe ne veri, prandaj ska arsye per ne per ta quajt veriun barre per ne e qe u dashka ta heqim qafe.

        1. Po paguani 60 milion Euro në vit për rrymën në Veri dhe sqenka Veriu barrë?! Nuk e keni nën kontroll kështu që do jepni diçka që se keni. Veriu nuk merret me luftë se ske fuqi ta marresh me luftë, në momentin që fillon lufta ushtria Serbe e pushton Veriun dhe e vendos kufirin te ura e Ibrit, pastaj do shofim a do jemi të zot të mbrojme jugun. Me marrëveshje ata nuk duan, të gjitha marrëveshjet që po bën tani janë për ti dhën Serbise më shumë territor se Veriu ka ik me kohë. FSK është ajo që është po në krahasim me ushtrinë e Serbisë është si Ukraina me Rusinë, nëse hapet lufta kam frikë se nuk do shkatërrohet Beogradi po Prishtina, me aq sa di nuk keni as avione as raketa ta bombardoni Beogradin, Serbia i ka të dyja. Deri tani po të mbron NATO, po nesër si dihet, e more vesh kur donte me hy Albini në Veri që USA i tha se skemi më ndërmend të derdhim gjakun e USA për pallavrat tuaja nacionaliste. Unë skam qejf me e dhën Veriun por jam realistë, se po të ishte për mua të merrnit dhe Vojvodinën, problemi është sa i ke fuqitë se kollaj është, të kthehesh si Palestina që thotë se njohim Izraelin kurrë, por po ngushtohet Palestina jo Izraeli. Bëhuni realistë se Albini i qan fjalimet, por nuk është punë fjalimesh por fuqie dhe konjukturash gjeopolitike.

          1. Edhe po te jete e nevojshme te paguajme edhe 100 vite per energjine e tyre,(jo me qe se shpejti ndalon kjo diare parash per serbo cetniket e veriut),edhe po te na shkaterrojne jo vetem Prishtinen por deri ne Prizren, edhe po ta kemi gjithe boten kudner,prape se prape, ne asnje rrethane, me asnje kusht, veriu sjepet.(pra as si shkembim).Nuk ka shans o shok.As nuk imagjinohet. Ne as tash spo i mbajme shpresat te KFORI(dhe per saktesim ,gjate barrikadave te fundi nuk i kerkuam KFORit te na mbroje por te na lejonte ta mbronim veten-vetem me policine tone,pa qene nevoje fare me aktivizu FSK),e sduhet ti mbajme shpresat vetem te NATO as kur te jemi pjese e saj (se kane hallet e tyre ata),dhe prandaj them gjithmone qe garantuesia me e madhe per Kosoven e Shqiperine eshte te forcojme ushtrite dhe te bashkohemi,qofte dhe formalisht,psh nje traktat mbrojtjeje reciproke(deri sa te na lejojne juridikisht),vetem kesaj garancie i besoj 100%. Te tjerat jane bonuse. Drejt kesaj duhet te shkojme. Tung

  3. Shoku me llafe une si jap as Beogradin atyre se eshte goxha qytet, por kujdes se me firma po i jepni dhe Jugun tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *