• |
ide | kryesore

Përgatitej për ndeshjen, boksieri merr një goditje të fortë: Scardina operohet me urgjencë në kokë

-Instant, Sport
Scardina



Orë ankthi për jetën e boksierit Daniele Scardina. Italiani ndodhet në spitalin Humanitas në Milano, pasi pësoi një goditje në kokë në stërvitje. King Toretto po përgatitej për debutimin e tij në peshat e mesme/rënda për të premten më 24 mars. Gjendja e tij u shfaq menjëherë serioze dhe boksieri u transportua në spital me kodin e kuq. Pas mbërritjes së tij, mjekët vendosën ta operojnë urgjentisht. Gjendja e tij është ende e rëndë, por stacionare.

Daniele Scardina pësoi një goditje në kokë në sparring, në stërvitjen e sotme, në orët e pasdites. Ende nuk është kuptuar si ndodhi episodi fatkeq, por situata nuk është e lehtë. Boksieri 30-vjeçar nga Milano është transportuar në urgjencën e spitalit Humanitas rreth orës 17:00.

Lexo më tej: Boksieri meksikan kërcënoi Messi, ndërhyn Tyson: “Nëse guxon ta prekë, kthehem në ring”

Scardina ishte duke intensifikuar stërvitjen për debutimin e tij në peshën e mesme/rëndë. Takimi ishte programuar për të premten më 24 mars në Allianz Cloud në Milano. “King Toretto” kishte vendosur muajt e fundit të ndërronte kategori në boks, duke u rritur në peshë. Italiani u largua nga pesha super të mesme, ku kishte luftuar gjithnjë gjatë karrierës së tij profesionale, që nisi në 2015.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *