• |
ide | kryesore

Lirimi i monstrës nga burgu, Gjykata e Tiranës i del në mbrojtje gjyqtarit: Ka zbatuar ligjin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
hutra



Gjykata e Tiranës ka reaguar në lidhje me lirimin e vrasësit serial Dan Hutra, i cili qendroi vetëm 8 muaj në burg për “Dhunë në familje”, pasi dhunoi bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa. Gjykata ka marrë në mbrojtje gjyqtarin Gerd Hoxha, ku sipas saj ka zbatuar ligjin, teksa jep edhe arsyet pse ka marrë vendimin për lirimin e Dan Hutrës.

Njoftimi:

“Gjyqtari Gerd Hoxha ka zbatuar ligjin! Dënimi është ai qe ka kërkuar prokurori. Aplikimi i gjykimit të shkurtuar nuk u kundërshtua as nga prokurori dhe as nga palët. Lirimi ka ardhur vetëm pasi kishte kryer gjithë dënimin e kërkuar nga prokuroria.

Kujtojmë se në vendimin e gjykatës, që mban datën 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuante vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim i ulët në argumentimin e gjyqtarit Gerd Hoxha thuhet se është marrë për disa arsye.

Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim.

Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri.

Ndërkohë që në vendimin tjetër te firmosur nga gjyqtari Hoxha, me 16 shkurt, firmoset shuarja e masës së sigurisë dhe lirimi i Dan Hutrës. Kjo për shkak se më 16 shkurt bëheshin 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritet 1.5 dite, atëherë 8 muaj paraburgim ishin ekuivalente me 12 muaj vuajtje dënimi.

Por para se te bëhej publik vendimi i shuarjes së masës së sigurisë për Dan Hutrën, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm publikoi me detaje se si ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Hutrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim për paraqitje”.



2 Comments

  1. Rames i duhen vota. Vetingut te rames i duhen leke

    Kujt iu prish dreka sot nga viktimat?? Prokurireve, gjykateseve policeve , apo Rames???

  2. MOS MASHTRONI POPULLIN O GAZETARE SHKERDHATA

    AI NUK ESHTE MONSTER POR ESHTE PSIKOPAT DHE PER PSIKOPATET KA LIBRA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *