• |
ide | kryesore

Ish-drejtori i Romës Sabatini pa ‘doreza’: “Nainggolan një rrugaç, Paredes duket sikur përdor qetësues”

-Instant, Sport
sabatini



Walter Sabatini foli për kanalin Gazzetta dello Sport, duke trajtuar çështje të ndryshme të lidhura me futbollin me mungesën e zakonshme të diplomacisë: “Unë nuk e kuptoj se si Roma mund të mbushë stadiumin, këto janë gjëra që duhet të ndodhin kur një ekip bën spektakël. E ndërkohë, ndodhin vetëm sepse njerëzit i besojnë Mourinho”. Ish-drejtori sportiv i verdhekuqve foli më pas për lojtarin me të cilin mbeti më shumë i lidhur nga të gjithë: Radja Nainggolan.

“Unë jam i dhënë pas të gjithë lojtarëve që kam sjellë te Roma. Ai që më zemëroi më shumë është Nainggolan që e dua si një djalë. Por ai është një rrugaç, dikush që nëse i vë 7-8 shotts përpara i pi të gjitha. Për të jeta është një lojë, por ka ndjenja të mira. Është ekzibicionist, duhet ta kishin ndihmuar më shumë shokët e skuadrës. Nuk duhet t’i plotësonin dëshirat, por ta markonin fort. Ai ka pasur gjithmonë cdo gjë ka dashur. Në fushë është një lojtar i klasit të parë. Atë që e pashë të bënte në Romë, nuk e kam parë në lojtarë të tjerë”.

Lexo më tej: Di Maria e Paredes festë në Rosario me Messi, tifozët e Juventus tërbohen: “A të kujtohet kush të paguan?”

Sabatini më pas foli për një lojtar që solli te verdhekuqtë dhe që sigurisht nuk po impresionon te Juventus për momentin: Leandro Paredes. “Ai po më zhgënjen, sa herë që e shoh në fushë më vjen një tërbim, ai ka plogështi të padurueshme. Por ai është një lojtar i mirë. Ai di të vertikalizohet si askush në Evropë. Versioni aktual duket sikur përdor qetësues”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *