• |
ide | kryesore

Rama nesër në Berlin, zbardhet axhenda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin Kryeministri Rama e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.

Ditën e martë, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Kancelarinë Federale, me fokus koordinimin në kuadrin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, ku do të diskutohet ndër të tjera mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë dhe të politikës së jashtme, si dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas takimit mes tyre, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.



8 Comments

  1. Our po çne qe e presin gjermont ket me te korrupturin ne planet,nuk e dine keta qe Sal Berisha po ben revilucion per te shpetuar globin nga kapja e Rames??!!

  2. i degjenerumi globalist po shkon ke cerdhja globaliste e brukselit

    patronazhistet qekan gzu

    shi kur ti bojn konge ata te pilurit, me porosi nga lart, dhe dhjerje nga poshte

    1. me te thone totalisht te drejten or ti robo,
      me mire cim peka sesa globo-pedofilet e brukselit

      na e kan shpif aq shume, sa erdhi koha me na u duk cim peka lule

      po ti vazhdo me kukudhet globaliste, une per vete kam vendos mos me mi qi kalamojt asi gogol neo-majtist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *