• |
ide | kryesore

Shpopullimi masiv, Berisha: Në 9 vite janë mbyllur 760 shkolla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha konstaton se në 9 vite janë mbyllur 760 shkolla në vend. Gjatë takimit me mësues Berisha tha se është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i nxënësve për shkak të shpopullimit që ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes.

“Kjo qeveri ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. Janë mbyllur 760 shkolla, është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesit shqiptarë sot paguhen dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe se mësuesit në çdo vend të rajonit. 9 vite më parë ata kishin pagat më të larta në rajon. U bë një përpjekje e madhe për të ngritur një infrastrukturë moderne arsimore. U ndërtuan në një hark kohor 8-vjeçar mbi 1300 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimit. U shtri interneti në çdo shkollë, u bënë përpjeke të mëdha për modernizimin e mësimdhënies. Shqipëria pati ngjitje vertikale në sistemin e Pizas. Sigurisht që ishte larg pozicionit që do të donim, por ngjitja ishte vertikale dhe kjo ishte meritë e mësuesve tanë.
Universitetet u shndërruan në universitete të dyerve të hapura për fëmijët e shqiptarëve”, tha Berisha.



16 Comments

  1. Vetë braktisi mësimdhënien për pushtetin, Berisha me mësuesit: Flituni fëmijëve për mua dhe Ilir Metën,e kuptoni o shpellkare e cecene se kush eshte ky monster qe ka udhehequr kete vend,xixa lexoje kete se do te sherbeje ne te ardhmen tende si lepiresbythe funksional

  2. Zot i madh çfarë mjerimi, çfarë turpi! Kanë mbetur po ato turma si në vitin 1913 me Haxhi Qamilin, si në vitin 1928 me mbretin Zog, “nip-stërnip i Skënderbeut”, si në vitin 1944 me Enver Hoxhën, si në vitin 1991 me Sali Berishën, si sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *