• |
ide | kryesore

U dënua me 8 vite burg se ishte kundër luftës, blogeri rus: Rusia nuk është Putin

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Blogeri rus Dmitry Ivanov, i cili është burgosur për përhapjen e asaj që Rusia e quan si keqinformim për forcat e saj të armatosura, ka thënë për Sky News se “Rusia nuk është Putin”. Ivanov do të kalojë më shumë se tetë vjet në burg.

Duke folur me korrespondentin e Sky News në Moskë, Diana Magnay, përpara dënimit të tij, Ivanov tha se Rusia nuk votoi për Putinin dhe ai nuk e ka pyetur popullin rus për fillimin e luftës në Ukrainë. “Unë e di se dhjetëra milionë njerëz këtu në Rusi janë kundër kësaj lufte kriminale”, tha 23-vjeçari.

“Shumë prej nesh kemi miq dhe të afërm në Ukrainë dhe ne ndjejmë dhimbjen e tyre.” Ivanov e quajti luftën “një tragjedi të madhe” për njerëzit në Ukrainë, si dhe “rusët që bëjnë thirrje për paqe me fqinjët e tyre”.

Blogeri, i cili u arrestua në qershor të vitit të kaluar, i tha gjykatës se ai u qëndronte deklaratave të tij, të cilat ai tha se ishin faktikisht të sakta. Ivanov tha për Sky News se “sot është një moment i errët i historisë sonë” përpara se të dënohej.



1 Comment

  1. po ky gamor a e din qe per putinin nuk e vret mendjen kush

    interesi eshte shperberja e rusise dhe marrja e pasurive te saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *