• |
ide | kryesore

Makina cope e çikë, pamje nga aksidenti i rëndë në Sauk (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidenti



Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek nënkalimi i TEG në Tiranë.  Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, thanë se një makinë “Audi” me drejtues K. R., vjeç 24 që vinte nga Unaza lindore ka thyer barrierat e rrethrrotullimit dhe ka rënë në rrugën nacionale.Makina ka rënë mbi kofanon e një makine tip “Honda” me drejtues Q. K., rreth 60 vjeç që po kalonte rastësisht dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke u përplasur me muret anësore.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.



1 Comment

  1. Urgjent Testi i drogës pervec alkolit, tek cdo idiot dhe idiote, kur ndalohet nga policia prr shpejtesi .marrja direkt e patentës dhe burg. .Ne hap i vogël por me ndikim deri diku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *