• |
ide | kryesore

SHBA, një tren mallrash del nga shinat

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën tre persona janë plagosur kur një tren mallrash doli nga shinat pasi u përplas me rrëshqitje shkëmbinjsh në Sandstone, në shtetin amerikan të Virginias Perëndimore.

Në një njoftim nga CSX, kompania të cilës i përket treni, thuhet se aksidenti ka ndodhur për shkak të rënies së shkëmbinjve në binarë në zonën e Parkut Kombëtar ‘New River Gorge’.

Tre anëtarët e ekuipazhit që u plagos janë dërguar në spitale, ndërsa është konfirmuar se janë jashtë rrezikut për jetën. Nafta u derdh në lumë pasi vagonët dhe një cisternë nafte ranë në lumë.

Raportohet se aksidenti nuk paraqet rrezik për popullatën dhe se nuk ka nevojë për evakuim të banorëve përreth apo mbyllje të rrugëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *