• |
ide | kryesore

Covid-19/ 26 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

MSH njofton se nga 362 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 26 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa janë shëruar 9 pacientë.

Lexo më tej: Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashës 

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 362 testime, nga të cilët 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

14 në Tiranë, 6 në Dimal, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Himarë.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,904 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Mars 2023)

Raste të reja ditore 26
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 362

Testime totale 2,044,400
Raste pozitive 333,689
Raste të shëruara 329,904
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 157
Fier 9
Berat. 7
Vlorë 5
Durrës. 3
Gjirokastër. 2
Shkodër. 1
Kukës. 1



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *