• |
ide | kryesore

Tentoi të νriste me armë zjarri një qytetar dhe plagosi një tjetër, arrestohet pas 3 vitesh 29-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Ai ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje me armë zjarri ndaj një qytetari, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020. Mësohet se Brisel Kurtmetaj tentoi të vriste qytetarin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë individi me inicialet D. Q., kalimtar i rastit.

Ndaj 29 vjeçarit, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër rëndojnë akuzat për “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” qy=dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *