• |
ide | kryesore

Shqipëria po zbrazet, Rama njofton takimet me biznesin për të rritur pagat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i vendit, Edi Rama bën me dije se kanë nisur takimet me sipërmarrjen, ku në fokus, sipas tij është rritja e mëtejshme të pagave në sektorin privat.

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek”, shkruan Rama.

Ai shtoi se qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave, pas rritjes së pagës minimale, e cila nga muaji prill do jetë në shifrën 40 mijë lekë.

“Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, shkruan ai.



15 Comments

    1. Po Goni ky lajm na gezon edhe ne pensionistet se Rama do beje takim me KM e Shqiperise per te ngritur pensionin minimal nga $70 ne muaj me 15% rritje, dmth nga $ 70 do te vije 80.5$ , apo pensioni mesatar nga $100 to veje $ 115 . E thuaj qe spo kujdeset Rama per ne ( megjithese edhe po te mos na i ngrere ne prape voten atij do i a japim) Ka kohe qe vuajme nga semundja e Stokoholmit, qe nga koha e qoftelargut ( qe na u ringjall me gjatoshin).

  1. Kot beni komente pozitive ju o goret e Rilindjes, ne syte ne balle i kemi dhe e kuptojme qe kjo qeveri llumi vret e masakron te varfrit! Kujt do ja rrise pagen, ai mashtruesi juaj ka 1 vit qe tha se paga 50000 nuk do taksohet! Vazhdoni me komente llumi, na drodhet loqet nga emocioni per shokun Edver

    1. nuk jane komente te njerezve socialiste.quhet BOT e eshte program qe perdoret per ti bere ellozhe kurvave mavi,sektit komunisto-mafioz e species me te ndyre qe ka pare ndonjehere njerezimi.

  2. Te kontrollohen tunneled e Surrelit dhe dalin leket per rritjen e pagave dhe pensioneve !JANE AQ SHUME SA MUND TE MARRIN DEMSHPERBLIMIN DHE PER 10 VITET E MEPARSHME!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *