• |
ide | kryesore

Në kërkim të Albin tradhëtarit

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Albin Kurti është detyruar të lëshojë diçka më shumë sesa pritej prej tij, por ai, as nuk ka tradhëtuar, as nuk ka pranuar krijimin e asocacionit të komunave serbe, siç po e akuzojnë kundërshtarët e vet politikë dhe kritikët e tij të përhershëm.

Zhurma e këtyre të fundit, herë e nxitur nga keqëdashja dhe herë e ngjizur nga pasioni, nuk po lejon të kuptohet mirë ajo që ndodhi në takimin e nivelit të lartë në Ohër. Ata i harrojnë nenet në të cilat Serbia e njeh “de facto” Kosovën, e anashkalojnë atë pikë të aneksit të pranuar në 18 mars, ku Beogradit i vendoset një kalendar i përcaktuar për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur qysh prej luftës.

Po le ti lëmë ato mënjëanë, për një çast dhe të merremi me atë që përbën thelbin e akuzave ndaj kryeministrit Kurti, pas marëveshjes së panënshkruar të Ohrit. Kreu i partisë rugoviste (LDK), Lumir Abdixhiku, e quajti Kurtin mashtrues dhe e akuzoi atë për humbjen e një mundësie historike. Deputetë të kësaj partie pretenduan se Serbia ka marrë koncesionet më të mëdha ndonjëherë, pikërisht tani, nga “VV”. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, foli për një çmim të lartë që do paguhet për një kohë të gjatë, si pasojë e pranimit të një asocacioni të avancuar dhe autonomie politike për serbët e Kosovës. Analistë të pamëshirshëm ndaj qeverisë, e tallën Albin Kurtin si njeriun që duhet të aplikonte në terren Zajednicën që e kishte kundërshtuar me gaz lotësjellës në opozitë, duke ironizuar se arritja e tij më e madhe ishte vetëm ndryshimi i emrit të asocacionit.

LEXO ME TEJ:

Gjithçka duhet të dini për marrëveshjen e pa firmosur Kurti-Vuçiç 

Po a është përkulur Albin Kurti duke e pranuar krijimin e shoqatës së komunave me shumicë serbe ashtu siç po akuzohet?
As aneksi i dakordësuar në takimin e Ohrit, as deklaratat e palëve dhe as rrethanat në të cilat u zhvilluan bisedimet nuk e dëshmojnë një pretendim të tillë. Fakti se negociatat zgjatën për një duzinë të mirë orësh, se drafti përfundimtar u ndryshua disa herë dhe se në fund askush nuk e firmosi marëveshjen vërteton të kundërtën e asaj për të cilën bërtasin akuzatorët.

Ka disa pyetje themelore që i bëjnë nul hipotezat e tyre.

A nuk do të kishte nënshkruar presidenti presidenti serb nëse do kishte marë si dhuratë një asocacion me kompetenca ekzekutive ashtu sikurse pretendon? Pse ai shpalli me ironi se i dhimbte dora e djathtë me të cilën nënshkruante dhe shtoi se të njëjtën gjymtyrë do ta kishte të lënduar edhe për katër vitet e ardhshme? Pse në aneksin e bërë publik nga BE pranohet fillimi i negociatave urgjente, nëse asocacioni, sipas modelit të nënshkruar në vitet 2013-2015, qenkësh pranuar? Pse nga drafti u hoq termi vetëqeverisje, që u servir në fillim, për tu zëvendësuar me atë të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë? Pse as në një dokument zyrtar, as në atë të marëveshjes së 27 shkurtit, as në këtë të fundit të 18 marsit, nuk përmendet termi asocacion? Pse në aneksin e dakordësuar të së premtes, thuhet se Kosova duhet të nisë menjëherë dialogun për të përcaktuar modalitetet e këtij vetëmenaxhimi? A nuk tregon kjo se asgjë nuk ka marrë formë përfundimtare ndryshe nga ç’pretendojnë kritikët e Kurtit?

Zyrtare/ BE publikon të plotë planin franko – gjerman për Kosovën dhe Serbinë 

Të gjitha këto pikpyetje përforcohen edhe nga deklaratat e pjesmarrësve në dialog. Vetë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borelli, pranoi se marëveshja nuk u nënshkrua pasi Kosova nuk tregoi fleksibilitet për substancën. Se cila qe kjo substancë e tregoi, më pas, presidenti serb Vuçiç, i cili rrëfeu se gjatë negociatave kryeministri kosovar kishte bërë tre propozime krejt të papranueshme nga këndvështrimi i Beogradit, për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës.
Pra edhe nga dëshmitë e protagonistëve të dorës së parë nuk rezulton që Albin Kurti të ketë pranuar Zajednicën.
Nëse ka një argument të rëndë kundër tij, ai gjendet në atë pikë të aneksit ku tregohet se ‘vetëmenaxhimi” i serbëve lokalë do të bëhet në përputhje me obligimet nga marrëveshjet nga e kaluara. Por kjo fjali-, referencë e hapur ndaj asocacionit të firmosur nga dyshja Mustafa – Thaçi në vitet 2013- 2015-, është larg të qeni përfundimtare. Ajo i bie këmbanave të rrezikut se presioni i perendimorëve ndaj Prishtinës vazhdon dhe se çështja shoqatës së komunave serbe do të mbetet një pikë e nxehtë e dialogut edhe më tutje.

Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit 

Ama, nga na tjetër, është e qartë se asgjë nuk ka përfunduar. Albin Kurti është detyruar të bëjë disa lëshime të vogla si ky i mësipërmi, për të mos marrë mbi vete barrën e rëndë të prishjes së marveshjes, për të shmangur sanksionet e perendimorëve dhe për të moslejuar krisjen e marëdhënieve me aleatët e Kosovës. Por, deri më tani, ai nuk ka ceduar në kredon e tij. Ndryshe nga ata që e akuzojnë për tradhëti, apo të tjerët që e përqeshin për mungesë koherence, ai nuk ka pranuar asgjë të kundërt me ato për të cilat dikur ka hedhur gaz lotësjellës dhe ka bërë burg. As marëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, as miratimi i zbatimit të hartës së saj të rrugës në Ohër, nuk nuk kanë arritur ndonjë rezultat të pakthyeshëm. Ato janë shitur si sukses, për të mos nxjerrë edhe më në pah paaftësinë e BE-së për ti’u imponuar palëve.

Në thelb nuk është vendosur asgjë më tepër sesa vijimi i një dialogu që vazhdon prej një dekade. Prandaj, në këto kushte, të akuzosh Albin Kurtin, nuk është asgjë më shumë sesa një gënjeshtër e motivuar politikisht. Në vend të mallkimeve që e shpallin tradhëtar, më efikas dhe më i dobishëm do të qe rritja e presionit publik, jo se ka pranuar asocacionin, por se ende nuk e ka shpëtuar shtetin e vet nga bosnjëzimi që do i shkaktonte Zajednica.

©Lapsi.al



23 Comments

    1. Serbia me Vucic nuk do te neneshkruaje asnjehere me Kurtin si pale. Ajo cka perfaqeson Kurti rrezikon klasat e korruptuara politike ne Ballkan, sidomos regjimet kleptokrate nen Vucic dhe Rama. Keto dy shtetkapes nuk do heqin dore kollaj nga minimi i Kurtit dhe Kosoves, derisa dicka te ndryshoje ne Beograd, Tirane apo Washington.

  1. Analizë e saktë Andi! Të njëjtat përfundime nxorra dhe unë. Mendoj se Albini duhet të jetë shum i kujdesshëm në të ardhmen për të mos rënë nën presionet perëndimore për asosacionet serbe, ndoshta kjo edhe duke rrezikuar sanksionet.

    Duket hapur se perëndimorët janë rreshtuar në krah të Serbisë duke e injoruar pothuajse fare Kosovën dhe vuajtjet e saj. Borrell, Lajçak, Escobar janë lajm shum i keq për Kosovën.

    Dy janë prioritetet e tanishme: shporrja e klikës së Ramës (dhe tradhtarëve të tjerë që i kanë futur thikën Kosovës) dhe ribashkimi i Kosovës në tokën shqiptare.

    1. P.S. Do kishte qënë më e arsyeshme të zgjidhej një titull tjetër që nuk përmbante fjalët “… Albin tradhëtarit”. Siç është, është auto sugjestionues i një tradhëtari, gjë që artikulli e sqaron më vonë. Në çdo rast gjërat duhen sqaruar që në *fillim*.

  2. Bravo Andi paske spjegu mire dhe me fakte ketyre qe vete nenshkruaj gjdo propozim qe erdhi nga beogradi bile pa ndoni presion nga prendimoret te cilet per momentin Jon ne amen serbe duke perfshi edhe USA,Kurti ka veshtire te rezistoj sepse edhe opozita Jon ne amen serbe te maskuar vetem e vetem qe Kurti te deshtoj e bashk edhe Kosova.Eshte per te ardhur keq qeediat te gjitha pa perjshtim kundershtojn gjithqka te qeverisje pa argumente ,veq trillime shpifje ,ka thane,ka propozu,sikur keto bisedime nuk Jon imponim nga nderkomtaret dhe gabbimet e qeverive te kaluara.

  3. “…Where there’s a will, there’s a way…”, thotë anglezi. A thua e kanë dëshirën dhe interesin këta të dy të gjejnë rrugën drejt marrëveshjes, apo bëjnë sikur?

  4. Të gjithë politikanët shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, duhet të bëhen bashkë për të bindur Komisionin e Parlamentin europian, që vendet e BE, ashtu siç janë bashkuar në përkrahje të Ukrainës kundër Rusisë, të veprojnë njëzëri edhe edhe për të dënuar këmbënguljen serbe se “Kosova është Serbi”.
    Nuk ka sesi ti kërkojë Serbisë z.Borell që të njohë pamvarësinë e Kosovës kur Spanja, vendi nga ai vjen e kundërshton këtë njëlloj si Rusia..
    E njejta gjë edhe me sllovakun Lajçak .
    Janë edhe tre shtete të tjera ballkanike, antare të BE e të NATO-s që akoma nuk e kanë ndarë mëndjen për të njohur pamvarësinë e Kosovës, si Runania, Greqia e Qipro.
    E dëgjova mbrëmë Vuçiçin të thoshte se përse do ta njohë Serbia pamvarësinë e Kosovës , kur ate nuk e njeh OKB, e në të vërtetë ka njëfarë të drejte.
    Po ta kishte njohur pamvarësinë e Kosovës Spanja, një pjesë e madhe e Amerikës latine spanjisht folëse do ta njihnin edhe ato.
    Dipllpmacia perëndimore e mbingarkuar me konfliktin e rrezikshëm të agresionit rus në Ukrainë, duket kjartazi se më shumë përkujdeset ta shkëpusë Serbinë nga influenca ruse sesa të ndikojë në gjithë botën për njohjen e Kosovës.
    Po kështu edhe politika e Kosovës e Shqipërisë,
    Në vënd të bëhen bashkë e të lobojnë tek 5 vendet e BE që të miratojnë njohjen e Kosovës, e kanë mëndjen vetëm të luftojnë me njeri tjetrin për pushtet.

  5. A eshte e ligjeshme nje marveshje qe nuk ka firmen e paleve? Opozita ne Kosove po reshqet drejt te paarsyeshmes. Une mendoj se Kurti ariti ta menaxhoje mire presionin nderkombetar dhe e dergoj furine e presionit te Beogradi. Kosova nuk duhet te harxhoj energji pa fund per tu mare vesh me Serbine, jetohet edhe pa Serbine!

  6. “Zelli” i Kurtit per te nenshkruar ishte menyra me e mire per te nxjerre qarte qendrimin e paleve ne tryezen e Ohrit, pra as Vucic, as Escobar e as emisaret e BE nuk mund te fshihnin më pozicionin e tyre perballe mediave te shumta te rajonit e Perendimit.

    Kjo eshte diplomaci e vertete, sepse Kurti e dinte lojen qe do te behej per te mos nenshkruar dhe ia la topin BE per te gjetur mekanizmin e zbatimit te nje marreveshjeje te pa firmosur.

    Kosova mbetet e rrezikuar perballe nje loje proserbe, por ende jo viktime e saj.

  7. Sikur lirine ta kishim fituar vehte ja vlente analiza e Z.Bushati
    Por kur lirine ta japin te tjeret ,komentet jane kot fare.
    Liria kushton.
    Shkrim me porosi nga Ata qe kurre nuk luftuan.

  8. Po e dëgjojmë gjithnjë e më dëndur nga disa dipllomatë europianë, shprehjen se “djalli fshihet në detajet”
    Po përmend disa “detaje” të problemit të njohjes së pamvarësisë së Kosovës.
    1.- A nuk ishte kancelari gjerman Schrëder ai që nisi vartësinë e plotë energjitike të Gjermanisë e gjithë Europës nga gazi rus e më vonë edhe nga kancelarja Merkel me ndërtimin e gazsjellësit të Balltikut ?
    Kjo vartësi nuk trimëroi vetëm Rusinë e Putinit që të sulmojë Ukrainën, por edhe vasalin e saj Serbinë të refuzojë pamvarësinë e Kosovës e më keq akoma të kërcënojë se do ta ripushtojë ate.
    2.- Përse nguli këmbë Franca, që në veriun e Kosovës e në Mitrovicë, të përqëndroheshin forcat e saj ushtarake “paqëruajtëse” të OKB ?
    Sepse dipllomacia franceze ka qenë gjithmonë mbështetëse e Serbisë e me ndihmën e saj mund të realizohej plani serb i gllabërimit të pjesës më të pasur me minerale e ujë të Kosovës veriore.
    3.- Dy luftërat më të përgjakëshme botërore të shekullit të kaluar, lindën nga aleancat e dyshimta nacionaliste në Europë.
    Ishte SHBA ajo që ndërhyri e ndikoi në përfundimin e tyre me humbjen e agresorëve e po kjo histori u përsërit edhe me luftën e fundit të përgjakëshme të shekullit të kaluar në ish Jugosllavi.
    Dipllomacia europiane ka vepruar gjithmonë me moton “hiq e mos këput” e mvarur nga interesa nacionale e aleanca tradicionale të dyshimta.
    Ishte fat i madh për shqiptarët në Ballkan, që NATO udhëhiqej nga SHBA e ishte veprimi i vendosur i SHBA që e detyroi ushtrinë serbe të tërhiqej nga Kosova e krimineli i luftës Millosheviç të arrestohej e të vdiste në Hagë.
    Rambujeja që përcaktoi fatin e Kosovës, vërtetë u zhvillua në Francë po ishte dipllomacia amerikane ajo që merte vendimet.

    Janë këto e detaje të tjera më të vogla në të cilat fshihet “djalli” i politikës

  9. Nuk e fituan lirine vete, e per kete duhet tu jemi mirenjohes te tjereve?
    Po me qe po ben historianin dhe nxjerr konkluzione, shtyhu edhe pak me tej.
    Pse nuk ishin te pavarur kosovaret, kush ua mori me dhune atyre lirine e pavaresine dhe nxirr edhe konkluzionin, kujt duhet ti jene “mirenjohes” per kete, apo thene ndryshe ke duhet te urrejne e te mallkojne per kete?

  10. Kjo eshte thagma e rradhes, e z. Bushati. Kurti paska luftuar fort qe te mos quhet vetqeverisje por vetmenaxhim, me fal per injorancen po cfare do me then?! Ke ndonje ide se cfare do ishte vetqeverisja e cfare do jete vetmenaxhimi apo thjesht te pelqen emertimi… Kjo eshte pak ta quash analize amatore. Te mos flasim per transparencen se e mbaj mend Bushatin kur bisedohej me Greqine per marreveshjen e detit se sa cirrej Bushati per transparence pas cdo takimi Bushati (minister) me Kotzias donte te dinte ne detaje cfare u tha, ku jemi me marreveshjen ne cfare do konsistoj pamvaresisht se ishin akoma ne tratativa dhe pa marreveshje. Tani ska gje, mjafton qe do quhet vetmenaxhim…

  11. Putini është përgjegjës për dhunën mbi civilë, më shumë se 16,000 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre, janë transferuar ilegalisht në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë. Berisha nuk kishte Rusinë në dorë, se nuk e dimë çfarë do të bënte bota me të. Edhe pse në këtë vend të vogël, presidenti e kryeministri Berisha ka shkaktuar të njëjtën vuajtje mbi civilë e mbi fëmijë, të paktën 3000 fëmijë janë lënë pa prindër në vitin 1997 kur Berisha sulmoi Jugun e vendit.

  12. Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

    Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet

  13. sot nuk gëzojnë dot për Vjosën të shpallur Park Kombëtar.

    Ata që donin t’i merrnin frymën Valbonës në veri me mbi 40 hidrocentrale dhënë fisit, klanit, vartësve, shërbëtorëve dhe mbi 30 mbi Vjosën në jug, dhënë sekserëve të pushtetit, kunatit, dhëndrrit, parrukieres, rrobaqepëses personale, aktores së preferuar, gjykatësit-shërbyes janë në zi.
    Si përherë, janë njerëzit më të ngushtë të klanit të Sali Berishës, që për arsye të mistershme, ende të paspjegueshme, iu qëndrojnë gjërave të bukura që Shqipëria ka, si korbat mbi një kufomë.

  14. Ne kerkim te tradhetarit Albin Kurti –
    I pari qe eshte vene ne “kerkim” eshte Sherbetori i gjithe Pushteteve ne 30 vite Shqiperi (kupto : Bythlepiresi 30-vjecar i c”do Pushteti) Mero Baze, qe i ka rene lesht e kokes duke e mbajtur nen prapanica kryeministrash.
    Dhe arrin der aty sa e paraqet Albin Kurtin pro-Serb (!) por gjithmone duke patur kujdes mos ta permende kurre neper Letrat e tij higjenike qe i mba per EDITORIALE, emrin e Aleksander Vucic.
    Per sherbim te Rames qe e mba ne bordero, Mero leh perdite kunder opozites. Per hir te vellazerimit Rames me Aleksander Vucic, Meros i duhet te lehe edhe kunder Albin Kurtit.

  15. Kokalari tha se Berisha nuk e donte konservatorizmin dhe se vetëm ishte tallur.

    “Sa te turpshëm jeni? Shfrytëzoni konservatorizmin tashti mbas koalicionit me një parti super të majtë dhe mbasi mbyllët sytë dhe gojën për manipulimet e votës së Këshillit Kombëtar, garës së Forumit Rinor dhe primareve për Bashki. E djathta nuk është një doktrinë që tregohet duke i rënë gjoksit, por është doktrinë e njerëzëve me integritet dhe kurajo që dinë ta mbrojnë atë me vepra, dhe jo fjalë.

  16. Berisha ka treguar gjithmonë se edhe nëse humb, por ke treguar se je besnik, të riciklon në politikë. Edhe në këto zgjedhje Berisha nuk vuri kandidatin fitues, por atë që i rri besnik. Dhe këtë Belindi e di mjaft mirë. Edhe pse po tenton të “gënjejë” shqiptarët se ai nuk është Berisha, ai e di se ka hyrë në garën e Tiranës jo për të fituar Bashkinë, por për të kryer shërbimin e radhës ndaj liderit të opozitës që është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e madhe.

  17. Ish zv.kryeministri: PD do renditet forcë e tretë ose e katërt në zgjedhje, 14 maji mund të shënojë fundin e saj politik,thote Oketa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *