• |
ide | kryesore

Masaκra e Lushnjës/ Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Bilbilit dhe Kaloshit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Ata akuzohen për masakrën e Lushnjes së 11 Tetorit 2017. Aty mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagosën dy të tjerë. Dy viktimat njiheshin për lidhjen e tyre me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares. Sipas SPAK, ky i fundit ka qenë edhe objektiv i atentatit, ndërsa zanafilla e hakmarrjes lidhet me konfliktet  e vjetra të Bandës së Lushnjes.

Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë Laert Haxhiu, i konsideruar si organizator i vrasjes. Haxhiu po gjykohet në një proces paralel në mungesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *