• |
ide | kryesore

Garon në Elbasan, Boçi: Dorëzoj mandatin që të jem pranë njerëzve të mi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Luçiano Boçi, i cili do të lërë mandatin e deputetit për të kandiduar si kryetar bashkie në Elbasan mbajti fjalën në Kuvend duke thënë se nuk po dorëzohet. Boçi shprehet se këtë sakrificë po e bën për t’i kthyer lavdinë Bashkisë së Elbasanit.

Po ashtu ironizon qeverinë duke thënë se i ka falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore dhe i bën thirrje që të ndalen së detyruari qytetarët ëqë t’i pëlqejnë në rrjete sociale.

“Në këtë sallë më ka sjellë mbështetja dhe vota e qytetarëve pa parti të Elbasanit. Vetë në këto vite jam përpjekur sa kam mundur me angazhimin tim të jem zëri i tyre. Jam përpjekuri të jem mbështetja e tyre, zgjidhësi i problemeve të tyre, miku i tyre, pavarësisht krahut politik, vetvetja. Jo gjithmonë ia kam arritur dhe kjo është krejt njerëzore ama ka qenë nder për mua.

Ka qenë besimi i tyre që e ka bërë fjalën të vlerë dhe i ka dhënë frymë mendjes time të flasë dhe të thojë të vërtetën. Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë.. i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.
Nuk jam nga ata që dorëzohem. Më pëlqejnë betejat dhe sfidat, sikurse më pëlqen të jem me njerëzit e vërtetë të këtij vendi, të nxis një investim, të ndihmoj dikë. Jam i bindur që edhe ju këtë dëshironi, pavarësisht detyrimeve dhe joshjeve politike. Më është dhënë privilegji që dikush mund ta quajë sakrificë.

Privilegj për të qenë në bashkinë time të Elbasanit, e shoh si mundësinë e artë për t’i kthyer të gjithë shkëlqimin, meritën dhe lavdinë e dikurshme. Fati i një qyteti mund të ngjajë i vogël por është madhërisht i rëndë si gur prehistorik në ndërgjegjen e qytetarëve. Nëse ka një pasqyrë ku dua të dukem mirë është vetëdija e qytetarëve. Unë po iki për tu rikthyer se kjo u vlen njerëzve të mi se bashkë me ta do e bëjmë ndryshimin. Do e bëjmë Elbasanin një vend të dashur ku mund të jetosh pa menduar si të ikësh, ku përmasa njerëzore rritet dhe trashëgohet bukur. Boll i detyruat qytetarët t’ju pëlqejnë me zor në rrjete sociale. Bashkia është e qytetarëve dhe ata do e bëjnë ndryshimin”, tha Boçi.



4 Comments

  1. Megjithe respektin per Bocin si nje nga depudetet me me vlera qe ka Kuvendi i Shqiperise, ai ne

    fjalen e tij tha nje te pavertete kur u shpreh se ” me pelqen te jem me njerzit e ketij vendi, te nxise

    nje investim, te ndihmoj dike. jam i bindur qe edhe ju kete deshironi, pavaresisht detyrimeve e joshjeve

    politike”

    Une i besoj ndoshta Bocit per sa i perket personit te tij, por fakti eshte se shumica dermuese e

    depudeteve ne ate salle jane aty per ti sherbyer partise, liderit dhe jo popullit, jane aty sepse kane

    qene jesmene, servile , sepse kane blere vota apo sepse partia ka blere vota per ta.

    Ata kane deshmuar se kur i therret partia jane te gatshem te shqelmojne Kushtetuten dhe interesat

    e popullit dhe te zgjedhesve te tyre per interesat e partise dhe te tyre personale. Parlamenti

    aktual ku Boci eshte anetar, eshte parlamenti me i dobet, me pa dinjitet, me pa moral dhe me pak

    atdhetar qe kur u krijua Shteti Shqiptar ne vitin 1912.

    1. Nuk e di ku jeton, po s’e ke idene cfare haleje e kane shnderruar rilindasit Don Lala dhe konja i tij Lljatja Elbasanin per 15 vjet me radhe(2007-2023)

      1. më ka rastisur të lëviz 3-4 orë nëpër Elbasan, ndryshe nga ça flitet në media, Elbasani mu duk qytet shumë i qytetëruar, ndryshe nga qyteti im që është mbushur me injorantë e rogtarë rilindas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *