• |
ide | kryesore

Fotot virale të Papa Franceskut nuk janë të vërteta

F1, Paparazzi



Disa foto të Papa Françeskut, i cili mbante veshur një xhup të bardhë të fryrë në stil alla Kanye West, u bënë virale gjatë fundjavës, por nuk janë vërteta. Fotot u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale i cili mund të gjenerojë imazhe shumë realiste. Fotot virale të Papa Françeskut mashtrojnë internetin Njerëzit në internet vlerësuan stilin e Papës dhe me siguri do të zhgënjehen kur të mësojnë se fotot nuk janë të vërteta. Programet e inteligjencës artificiale janë bërë gjithnjë e më të aksesueshme, e megjithatë njerëzit kanë qenë në gjendje të dallojnë (në disa raste) se kur një foto është e rreme. Mirëpo me kalimin e viteve, këto programe po përmirësohen dukshëm. Fill pas fotove të Papës, pati një rritje të menjëhershme të kërkimeve për emrin e tij, sipas Google Trends. Fotot e tij u shpërndanë me mijëra herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *