• |
ide | kryesore

Williams, mbrojtësi i United thithte gaz nga tullumbaci në makinë, plasin polemikat: “I papërgjegjshëm”

-Instant, Sport
williams



Një tjetër stuhi polemikash pushton një lojtar të Premier League dhe këtë herë në fokus ishte Brandon Williams. 22-vjeçari dyshohet se u pikas duke thithur oksid azoti në makinën e tij, jo shumë larg qendrës stërvitore të Djajve të Kuq. Lajmi i publikua nga Sun, dhe pashmangshmërisht kritika të shumta ranë mbi mbrojtësin anglez.

Futbollistët profesionistë janë shumë të dukshëm, idhuj të tifozëve të të gjitha moshave, madje edhe shumë të rinj. E pikërisht për këtë, kur bëhen protagonistë të sjelljeve të gabuara, të cilat mund të imitoheshin nga tifozët e vegjël, është e natyrshme që të kritikohen. Brandon Williams, anësori mbrojtës i Manchester United, këtë herë bëri një gabim të rëndë. Ai u pa në Mercedes Brabus të tij pranë Trafford Training Center, ndërsa thithte oksid azoti nga një tullumbace. Jo vetëm kaq, nga pamjet duket se 22-vjeçari ia kalon edhe një shokut të tij një bombol me këtë gaz.

KRITIKAT: NJË I PAPËRGJEGJSHËM

Oksidi i azotit është një gaz anestetik shumë në modë tek të rinjtë britanikë. Kjo për shkak të efektit të tij marramendës dhe euforik, që zgjat pak. Megjithatë, pasojat e thithjes së tij mund të jenë shumë të rëndësishme. Problemet e zemrës, dëmtimi i trurit dhe madje edhe humbja e kujtesës janë ndër to. I përdorur për tu “hallakatur”, ky gaz konsiderohet vepër penale në Britani. “Ishte e qartë për këdo që kalonte me makina ajo që ai po bënte,” tha një dëshmitar për Sun. “Çdokush që e ndiqte seriozisht United apo futbollin do ta njihte menjëherë. Kjo është e papërgjegjshme, duke pasur parasysh se ai është një personazh publik. Ai duhet të jetë një model për të rinjtë dhe futbollistët në zhvillim”.

“Të bësh këto marrëzi – vazhdoi dëshmitari – mund të pengojë aftësitë e tij në fushë. Pa dyshim që menaxheri i tij nuk do të jetë i impresionuar. Ai pret që lojtarët e tij të jenë plotësisht të përkushtuar në karrierën e tyre. Veçanërisht kur po përpiqen ta futen në skuadër”. Ndërkohë, ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman ka deklaruar tashmë se do të ndërmarrë nisma të reja për të luftuar përhapjen e përdorimit të këtij gazi tek të rinjtë: “Është e papranueshme”. Pritet një dënim i ashpër nga klubi për Williams dhe nuk përjashtohen pasojat në nivel penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *