• |
ide | kryesore

Humbi zgjedhjet, Sanna Marin jep dorëheqjen nga partia

-Instant, Lajme, Të fundit



Sanna Marin njoftoi të mërkurën dorëheqjen e saj nga drejtimi i Partisë Socialdemokrate të Finlandës, pas humbjes në zgjedhjet e së dielës. Kryeministrja vuri në dukje se do të mbajë mandatin e deputetes.

Në të njëjtën kohë, duke qënë se sipas raporteve ajo pritet të marrë presidencën e Komisionit në të ardhmen (kur të përfundojë mandati i Ursula von der Leyen), ajo bëri të qartë se nuk ka pranuar asnjë ofertë për një post jashtë kufijve.

Kujtojmë se Partia Socialdemokrate humbi në votimet e të djelës në një garë elektorale. Veçanërisht, partia e ish-kryeministres doli e treta me 19.9%. Kryeministri i ardhshëm i vendit, siç tregon gjithçka, do të jetë Petri Orpo, kreu i partisë së qendrës së djathtë “Aleanca Kombëtare”, i cili fitoi  20.8%, të votave.

Mbresëlënëse ishte edhe rritja e së djathtës ekstreme, pasi “finlandezët” dolën të dytët me 20.1%, më së shumti që kanë marrë në historinë e tyre.



6 Comments

  1. Kukullat në politikë kanë gjithnjë një fund si Sanna Marin.
    Ne shqiptaret e njohim mirë këtë fenomen “demokratik”, sepse ka vite që qeveritë na mbushen me kukulla e pastaj na dalin në media ose në organizma euripiane, thjesht si shpërblim për investimin e bërë në drejtim të pamjes së jashtme…

  2. Per kete piçkellonjen ka shkruar bashqimi eurpingen alias BE duke e cilesuar si risi qirjeverirese. Ashtu siç ishte parashikuar doli nje piçkellonje e sorollopit spiropalaço, ballkauku etj. etj.
    Ky eshte modeli qe ofrojne funderrinat e dynjase.
    Dhe ky duhet te jete modeli qe njerezia duhet te refuzojne ti shohin, e jo me tu japin voten…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *