• |
ide | kryesore

FOTO/ Juventus, sulmi cinik i gazetarit Zuliani ndaj Inter: “Gjeni diferencat”

-Instant, Sport
Zuliani



Dy ditë pas ndeshjes, Juventus-Inter vazhdon të lërë gjurmë. Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, përfundoi me rezultatin 1-1, falë golave të Cuadrado në minutën e 80′ dhe Lukaku, me penallti, në minutën e 95′. Në këtë kontekst ndërhyn sulmi shumë i ashpër i Claudio Zuliani, gazetar dhe tifoz i njohur bardhezi.

Siç dihet, shkak i diskutimit ishte festimi i belgut, që mbeti i palëvizur përballë kurbës së Juventus. E bëri me një përshëndetje ushtarake dhe gishtin tregues para gojës, si për t’u mbyllur gojën tifozëve bardhezinj. Ish-lojtari i Chelsea, i ndëshkuar në minutën e 80′ për një faull ndaj Gatti, u sanksionua me kartonin e dytë të verdhë. Për shkak të përjashtimit Lukaku do ta detyrohet ta ndjekë ndeshjen e kthimit nga tribuna.

ZULIANI: “GJENI DIFERENCAT”

Për shkak të festimit lindi edhe sherri pas ndeshjes (Handanovic dhe Cuadrado u përjashtuan). Inter barazoi me penallti, por gazetari Claudio Zuliani mendon se kishte një tjetër për Juventus që u injorua. Gazetari ndërhyri me një konstatim cinik: “Gjeni diferencat, ne nuk na e dhanë atë penallti” komentoi tifozi i njohur bardhezi. Zuliani ka bërë krahasimin e episodit të së martës me atë që lidhet me ndeshjen e Europa League ndaj Nantes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *