• |
ide | kryesore

Pasioni “makabër” i të fejuarës së Dybala: “E magjepsur nga trupat pa jetë”

-Instant, Sport
Dybala


Në një intervistë të fundit për Luzu TV në Argjentinë, Oriana Sabatini, e dashura e Paulo Dybala, ka folur për ëndrrat dhe ambiciet e saj për të ardhmen. Ëndrra të lidhura me një pasion të veçantë të saj: atë për trupat pa jetë. Vajza e ka pranuar vetë se i janë dukur gjithmonë magjepsës. Në të ardhmen, këngëtarja dhe influencuesja do të donte një punë që paradoksalisht t’i lejonte të ishte në kontakt të ngushtë me vdekjen.

Lexo më tej: Video/ Vjehrra e Dybala në versionin hot: spektakël në rrjetet sociale, habitet edhe Joya

Sabatini shpjegoi se ajo kishte ndërmarrë një kurs online mbi thanatopraksinë, praktikën pas vdekjes, tipike për shtëpitë funerale. E thënë ndryshe, përgatitja e trupit para ceremonisë me kujdes të thelluar higjienik për trupin: “Më pëlqen dhe më duket emocionuese të jesh në prani të një trupi të pajetë”, deklaroi e dashura e Dybala. “Tashmë kam dhënë provimin tim të parë, nga libri i parë. Ai flet për mjedisin e punës të thanatopraksisë”.

MAGJEPSJA NGA VDEKJA

Një pasion për vdekjen që rrjedh, siç pohon edhe vetë Oriana, nga disa momente të vështira të jetës së saj. Pikërisht ato në të cilat ajo është gjendur në kontakt të ngushtë me “gjumin e përjetshëm”. E fejuara e Dybala do të donte ta kthente këtë interes në një punë: “Ëndrra ime do të ishte të bëhesha mjeke ligjore. Nuk di si ta shpjegoj, por gjithmonë kam qenë e magjepsur, kur shkoja në ceremoni, për të parë një trup të pajetë. Do të përfundoj si gjithë të tjerët dhe kjo më magjeps”, tha Sabatini.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ORIANA (@orianasabatini)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *