• |
ide | kryesore

Erdhi në Romë si pasuesi i tij, Totti kërkon largimin e Dybala: “Të isha drejtues, do mendohesha ta mbaja apo jo”

Sport
Totti



Francesco Totti, i intervistuar nga Il Messaggero, ka reflektuar mbi argjentinasin Paulo Dybala. Ish-kapiteni ka shprehur disa dyshime për të ardhmen e argjentinasit në Romë. Për belgun Lukaku, megjithatë, numri 10 legjendar nuk pati asnjë hezitim.

TOTTI DYSHON TE DYBALA

I intervistuar nga Il Messaggero, Francesco Totti u pyet në lidhje me Romën e mikut të tij De Rossi. Ish-kapiteni i verdhekuqve u ekspozua kështu ndaj lojtarit më përfaqësues dhe vendimtar të Romës këtë sezon: Paulo Dybala. Për argjentinasin, Totti tha: “Ne po flasim për një lojtar të mirë, por kjo varet nga ajo që klubi dëshiron të bëjë dhe çfarë objektivash ka. Nëse një lojtar të luan 15 ndeshje në vit, unë që jam drejtues do mendohesha. Nëse kam një objektiv të rëndësishëm për të arritur dhe kam një nga lojtarët më të rëndësishëm që më luan një të tretën e ndeshjeve, një reflektim duhet ta bëj”.

ASNJË DILEMË TE LUKAKU

Totti ka disa dyshime për Dybala, brishtësia fizike e të cilit është padyshim një element reflektimi për trajnerin dhe drejtuesit, siç është edhe talenti i tij i madh. Pak dyshime, ose më saktë asnjë, për Romelu Lukaku nga ana e legjendës verdhekuqe. Për ish-belgun e Inter, blerja finale e të cilit nga Chelsea është e komplikuar, Totti ishte kategorik: “Do ta blija nëse objektivi është të fitojë”.

Lexo më tej: Video/ Super Dybala rrëzon Torinon e spiunit Juric: trigolëshi i argjentinasit afron Romën me Champions

Për të ditur se cili është objektivi i Romës, duhet pritur fundin e kampionatit për të parë nëse De Rossi ia del të arrijë zonën e Champions League apo të fitojë Europa League. Sigurisht që hyrja në Champions do të ishte një nxitje për të mbajtur Lukaku në Romë dhe gjithashtu Dybala, si dhe për t’i siguruar teknikut De Rossi pjesët që mungojnë për të krijuar një ekip të nivelit evropian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *