• |
ide | kryesore

Vllaznia, rreziku vjen nga Salernitana: Sabatini kërkon të firmosë me Shkodran Mustafin

Sport
Mustafin



Pas Jerome Boateng, Salernitana po tenton të bëjë një tjetër lëvizje nga merkato e lojtarëve të lirë: Shkodran Mustafin. Qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, ashtu si ish-lojtari i Bayern Munich, është në listën e lojtarëve të lirë pas eksperiencës së tij të fundit në Spanjë te Levante. Një emër i ri, pasi Walter Sabatini prej disa kohësh u përpoq të bindte Kostas Manolas të firmoste. Duket se për grekun janë shfaqur probleme dhe për këtë arsye drejtori granata ka zgjedhur Mustafin.

SITUATA PEZULL ME VLLAZNINË

Mbrojtësi që ka në sirtar ofertën e bërë nga Vllaznia, gjatë një takimit të të atit Kujtim me presidentin e kuqebluve Alban Xhaferri, ka marrë kohë në pritje të një oferte më të mirë. E Salernitana e Serie A janë një opsion më i mirë. Mustafi do të ishte gjithashtu i gatshëm t’i nënshtrohej testeve mjekësore, por po përpiqet të kuptojë me familjen e tij se çfarë vendimi do të marrë. Salernitana i ka ofruar lojtarit të njëjtën kontratë që i ofroi Manolas, me skadim më 30 qershor 2024 dhe opsionin e rinovimit në rast shpëtimi. Një zgjidhje, ajo me Mustafin, e bërë e nevojshme për shkak të dëmtimeve të shumta në mbrojtje që ka pësuar deri në këtë moment skuadra e Pippo Inzaghi. Nga Fazio te Gyomber e deri te ardhja e fundit e Pasalidis, jashtë për shkak të një problemi me shpatullën, në debutimin e tij kundër Torinos.

PROFIL EKSPERIENCE

Mustafi sigurisht që përfaqëson një profil eksperience, i cili, së bashku me Jerome Boateng, sigurisht që do t’i jepte departamentit kompaktësi dhe soliditet më të madh. Në të kaluarën në karrierën e tij ai ka luajtur për Valencia, Arsenal dhe Schalke 04, duke fituar gjithashtu dy Community Shields dhe dy FA Cup me Gunners. Megjithatë, Kupa e Botës e fituar me Gjermaninë në Brazil në vitin 2014, kur Mustafi ishte pjesë integrale e skuadrës gjermane, ishte sigurisht kënaqësia më e madhe e karrierës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *