• |
ide | kryesore

Barcelona, gati restaurimi i Camp Nou: sigurohet huaja prej 1,45 miliardë euro

-Instant, Sport
Barcelona



Vitet kalojnë dhe stadiumet, nëse nuk rinovohen, tregojnë shenja degradimi. Këtij rregulli nuk i shpëton as Camp Nou madhështor në Barcelonë. Impianti katalanas shumë shpejt do të rinovohet, rigjenerohet, duke u kthyer në skenën ideale për tifozët blaugrana. Sot është publikuar lajmi se Barcelona do të marrë një hua prej 1.45 miliardë eurosh për të rinovuar stadiumin dhe objektet e tjera në zotërim. E ka bërë të ditur klubi katalanas, duke informuar se ka përfunduar planin e financimit për kryerjen e punimeve në mega impiant. Punimet do të nisin më 1 qershorin të ardhshëm. Janë njëzet investitorë të përfshirë në huanë për “një shumë që mbulon koston e punimeve të Espai Barça (emri i projektit, red) pa impenjuar asetet e klubit dhe pa hipotekuar stadiumin”.

Partnerët janë Goldman Sachs (mund të kontribuojë rreth 500 milionë), JP Morgan, JLL, Pérez-Llorca, DLA Piper, Key Capital Partners, Legends dhe IPG 360. Dymbëdhjetë të tjerat nuk janë shpallur ende nga Barça. “Kreditë shpërndahen në disa faza, mbi 5, 7, 9, 20 dhe 24 vjet, me një strukturë fleksibël”, shpjegon Barcelona. Klubi do të fillojë shlyerjen e operacionit, me interes, pasi të përfundojnë punimet e Spotify në Camp Nou. Gjithcka falë të ardhurave të realizuara nga stadiumi, të cilat duhet të jenë 247 milionë në vit”.

Lexo më tej: Nga Ndicka te Messi, Barcelona ka një listë të gjatë me emrat që deshiron t’i përfitojë falas në verë

Sipas mediave spanjolle, klubi blaugrana shpreson që punimet të përfundojnë për rreth tre vjet. Ndërkohë, skuadra katalanase do të luajë ndeshjet në shtëpi për sezonin 2023-2024 në stadiumin ‘Lluis-Companys’. Nga stadiumi olimpik i vendosur në kodrën Montjuic ata do të kthehen në Camp Nou, me një kapacitet të reduktuar për publikun, për fillimin e sezonit 2024-2025.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *