• |
ide | kryesore

Vidhte kabllot e bakrit, arrestohet shqiptari në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 33 vjeçar shqiptar është vënë në prangat policisë greke pasi akuzohet për vjedhje.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari është arrestuar në zonën e Heraklion të Atikës, në momentin që po hiqte kabllot e bakrit nga nënstacioni i një kompanie elektrike dhe e dërguan në Departamentin e Sigurisë Heraklion.

Pas kontrollit në posedim të tij janë gjetur dhe konfiskuar: kabllot e bakrit të hequr, me peshë 25 kg, 3 prerëse, një levë metalike, një çekiç dhe një pasaportë false. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *