• |
ide | kryesore

Komuniteti LGBT beson tek lëvizja e Arlind Qorit

Lajme, Të fundit



Organizata Pro LGBT ka ndjekur me interes lindjen e një partie të majtë si Lëvizja Bashkë. E ngritur mbi aktivitetin e mëparshëm publik të anëtarëve të lëvizjes në mbrojtje të punëtorëve dhe të studentëve, Lëvizja Bashkë ka rinovuar te ne shpresën se edhe në Shqipëri debati mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ+ mund të kryhet në një terren politik dhe botëkuptimor.

Deri më sot nevoja për akses të barabartë të komunitetit LGBTQ+ në shërbime pa diskriminim, të pasurit të drejta dhe trajtim të barabartë bazuar në këto të drejta, janë konsumuar në publik, në media dhe në zyrat e shtetit jo pse partitë politike kanë ndonjë qëndrim parimor mbi ne, komunitetin LGBTQ+, por sepse kanë parë te ne ose një mundësi për të avancuar ndonjë axhendë të vetën, ose një rrezik për t’u evituar. Rrezik që buron nga opinioni publik kryesisht negativ ndaj LGBTQ+, për shkak të mungesës në shoqëri e informacionit mbi ne.

Ndryshimet cilësore që do u mundësojnë qytetarëve LGBTQ+ të jetojnë të lirë në një vend që nuk është armik për ta, jo detyrimisht do të vijnë nga forcat partiake. Ato do të vinë sidomos sepse ne jemi të vendosur të luftojmë për to. Megjithatë ekzistenca e një partie që nuk ka frikë të shprehë publikisht botëkuptimin e vet pozitiv ndaj komunitetit LGBTQ+ është një mundësi për solidaritet dhe për transformim shoqëror.

Në manifestin e Lëvizjes Bashkë, ne lexojmë se kjo lëvizje beson që “çdo njeri, pavarësisht kategorizimit, orientimit dhe vetëpërkufizimit identitar – etnik, gjuhësor, fetar, seksual, krahinor etj. – duhet të trajtohet me respekt e barazisht, si dhe të mos diskriminohet as nga shteti, as nga shoqëria.”

Gjithashtu, lexojmë me interes ndjeshmërinë e kësaj lëvizje për nevojën për solidaritet dhe vlerësimin që lëvizja i bën shtetit social si “një ndër arritjet më të mëdha të historisë”, duke i konsideruar shtyllat si shëndetësia, arsimi, strehimi, integrimi social dhe mbështetja ekonomike “kontribuese në demokratizim”.

Ne lexojmë me vëmendje edhe qëndrimin korrekt të Lëvizjes Bashkë mbi barazinë gjinore. Megjithatë duam të shikojmë në praktikë se si parimet e barazisë gjinore do të formësojnë aksionet politike të partisë. Kjo ka rëndësi po të kemi parasysh se në të kaluarën disa anëtarë themelues të partisë kanë qënë, për fat të keq, pjesë e një retorike të papranueshme seksiste të përdorur në rrjete sociale ndaj disa ish anëtare të tjera gra.

Ne besojmë se ky hap përmbajtësor në politikën shqiptare, pra krijimi i një force të majtë progresiste, do ta ndihmojë Shqipërinë për t’i ngritur debatet për të ardhmen e vendit – përfshirë debatet mbi të drejtat e LGBTQ+ – mbi parime dhe jo mbi kalkulime zgjedhore apo marifete PR. Besojmë se qoftë një e majtë e vërtetë apo një pol i djathtë që e shtrojnë aktivitetin politik mbi botëkuptime të artikuluara qartë, do ta ndihmonin Lëvizjen LGBTQ+ në Shqipëri si dhe çdo grupim tjetër aktivist të krijonte aleanca parimore, ideologjike, përbashkuese dhe botëkuptimore si aksione politike.

Ne qëndrojmë një hap të vetëm përpara mbështetjes publike dhe solidare (full endorsement) të Lëvizjes Bashkë sepse duam të dëgjojmë më shumë nga ata, si dhe duam të vazhdojmë ta fuqizojmë lëvizjen tonë në aftësinë për të ngritur ura komunikimi me aktorë të tjerë politikë, për interes të komunitetit LGBTQ+./historiaime.al/



12 Comments

  1. Epo tani po qe kjo ka rëndësi … Se çfarë mendojnë mijëra familje që jetojnë në varfëri ekstreme s’ka rëndësi … Por kjo përbën lajm !

      1. Kellirat lgbt duhen frenuar dhe izoluar sa nuk esht vone. Kjo pakice zgjebsash dhe ndyrsirash duhen futur ne nje ishull ku te shkerdhejne veten.

  2. Tani që LGBT mbështet Arlind Qorrin për Bashkinë e Tiranes, Veliaj humbet një pjesë të elektoratit të tij, i cili i paska harruar paradat në bulevardin e Tiranës, ndërsa Arlindi del rivali i tij i vërtetë…

  3. Keta jane te majtet o popull idiot. Nuk ju mjaftuan 40 vjet me kllasen punetore dhe diktaturen e proletriatit + revolucionin komunist te ’97, + e + e sa te tjera por tani ofrojne dhe perkrahin shuarjen e identitetit njerezor + kombetar ..ti gezojme, sic i kemi gezuar vazhdimisht. E merituar.
    Vetem individ i forte =familje e forte =shoqeri e forte eshte zgjidhja..

  4. Komplet ashtu.Dakort me Landin. Shfrytezon momentin që tani janë të majtët amerikanë dhe don me bo noi lek.E kanë shumë qef lekun dhe neokomunistët shqiptarë.

  5. TI THUASH KELLICIT, ATE NOFKE, NU E DI QE JE TIRONC APO PLONC , SIPAS GJASAVE TI TIRONCI KOMENTIT QEKE RRAQE XHI, APO KOMSHI ME ZORRAXHI. VETEM TIRONAS TI NUK JE, SE PO TE SHIFESH NE PASQYRE NE KE, TJETER JE. QEKE PERSHTAT SEKTIT RILINDAS , PER NJI VEN PUNE, APO NO NJI PUNE TE ZEZE NDOFTA SI SPIUN IBLLOKUT A I LAGJES. KELLICIN, PER OPINION E PER FAKTE DENONCUESE, E PREMTIMET QE ME TE RREGULLU TY TIRONEN NDIGJOJE IDIOT, E MOS I SHKO MBRAPA PUSHTUESVE TE TIRONES. KAQ, PER SOT. VOTO PER TE NDERSH.IN, E JO PER HAJNIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *