• |
ide | kryesore

Del sondazhi/ Shqiptarët nuk duan t’i kenë afër anëtarët e LGBT

Arkiva, Lajme, Të fundit
LGBT



Sondazhi i fundit i “Barometrit” në Euronews Albania, i ka vendosur qytetarët përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT+ në vendin tonë. Në përgjigjet e pyetjeve të bëra për qytetarët është i dukshëm niveli i lartë i mos njohjes se përgjithshme me këtë komunitet . Pyetjes “në jetën tuaj a keni njohur direkt apo keni eksperiencë te drejtpërdrejtë me ndonjë person te komunitetit LGBT” përqindja e atyre qe përgjigjen jo është 86.3 %.

Përballë një shifre të këtij niveli për mosnjohjen, pyetjet e tjera i kanë vendosur qytetarët përballë situatave hipotetike për prezencën e komunitetit LGBT, në nivele, pozicione, afërsi të ndryshme. Ajo çfarë duket qartë ëshët se sa më afër të supozohet të jenë persona të komunitetit LGBT me të pyeturit, aq më e lartë është papranueshmëria e tyre. Saktësisht për ti pasur kolegë papranueshmëria është 61.2 %.

Për t’i patur fqinj refuzimi është 63 .8%. Për t’i pasur drejtues në vendin e punës, 64.6 % refuzojnë. Nëse supozohet ti kenë mjekë të familjes, 64.3 % thonë jo. A do ta pranonin një nga komuniteti LGBT si mik, 73.7 % refuzojnë. Mësues të fëmijëve, 81.1% nuk janë dakord. Të pyetur a do të pranonin që një familjar i tyre të kishte martesë apo bashkëjetesë , përqindja e mospranimit është 94.2 %.

Por si është Shqipëria krahasuar me vende të ndryshme në nivel global, për dakordsinë për martesat mes te njëjtës gjini? Në sondazhin e “Barometri” të kësaj jave, rezultoi se vetëm 10% e të pyeturve janë dakord me martesat e te njëjtit seks. Krahasuar me dakordësinë e vendeve te tjera europiane, Amerikës se jugut, Amerikës së veriut dhe Azisë ne renditemi në fund të listës. 

Në krye te listës me 92 % dakordësi për martesat e te njëjtit seks është Suedia dhe vendi i fundit Nigeria me 2%. Nga vendet fqinje ne renditemi me poshtë se Greqia me 41 % dhe Itali 73 %. Nga vendet e Bashkimit Evropian me dakordësi me të ulët sipas “ Pew research center” është Polonia me 31% te dakordësisë.



11 Comments

    1. Po çfare ështe ky sondazhë primitive? Po çlillje ka në çoftë se mjeku a po mësusi ështe LGBT??? Këta që kanë bër pytjet dhe atê që jane përgjë janë komplet njerze të pa edukum dhe pimitivë. Jeta e tjetrit duhet të rrespektohët në çfarë do rrethanë.

  1. Une nuk e kuptoi ca dreqin i duhet njerezve se cfar ben tjetri me bythen e vet, ne shpi te vet, ne pune te vet.
    Ka plot persona gei ose lezbike (ketu se kam fjalen per ato qe bejne si “motra”) qe jane mesues apo mjek shume me te mire sesa heterot.
    Pastaj pse ti fusesh te gjith me nje thes, per mua vetem gei, lezbike dhe biseksualet ekzistojne, te tjeret jane thjesht persona me crregullime personaliteti.

    1. Pederastet jane njerzit me te ndyre dge me probleme hormonale, psiqike dhe personaliteti. Jane pedofila te lindur. Jane specue te ndyra dhe duhen zhdukur qe te pastrohet rraca

    2. Pederastet jane njerzit me te ndyre dhe me probleme hormonale, psiqike dhe personaliteti. Jane pedofila te lindur. Jane specie te ndyra dhe duhen zhdukur qe te pastrohet rraca

  2. Sondazhi jep një informacion shumë të rëndësishëm. Shqiptarët kanë të tjera probleme themelore të ekzistencës tyre dhe ky argument nuk i intereson. Dhe nëse dikush i zë rrugën dhe i pyet se ç’mendon për argumentin ylberist i japin përgjigjen e duhur.

  3. Është ironike dhe cinike që të bësh sondazhet për një diçka që nuk është një problem real.
    Problemet e shqiptarëve janë më të rëndësishme e tè mëdha.
    Kemi një diktaturë dhe një diktator që shkatërron e zbraz vendin nga të rinjtë.
    Pasuritë kombëtare po i grabellojnë oligarkët e Ramës e bashkë me të. Varfëria është ulur këmbëkryq sepse këto pasuri kombëtare janë në duart e një grushti njerëzish.
    Këto janë problemet për t’u diskutuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *