• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Çfarë mendojnë shqiptarët për SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Gjetjet e fundit të Barometrit tregojnë se qytetarët vazhdojnë të kenë besim të shtuar tek institucioni i Prokurorisë së Posaçme. Ashtu si 3 muaj më parë, SPAK renditet instutucioni i parë shqiptar me besim nga qytetarët dhe këtë herë i vendosur mes institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Nga tre muaj më parë ku besimi tek SPAK mes qytetarëve ishte 26.16 % këtë herë ata që besojnë tek puna e SPAK janë 33.6% e të pyeturve nga Barometri.

Po në të njëjtën linjë përfocuese janë edhe të dhënat që flasin për vlerësimin e punës së SPAK-ut. 

Janë 56.8% e qytetarëve që kanë vlerësim për punën e SPAK. Edhe për vlerësimin e punës shifrat kanë ardhur në rritje në krahasim me 3 muaj më parë.


Barometri i ka pyetur qytetarët këtë herë edhe për një vlerësim për 4 dosjet kryesore që Prokuroria e Posaçme po heton prej disa kohësh, për të kuptuar perceptimin e tyre mbi mënyrën si është hetuar për këto dosje. 

Njëra nga dosjet më të bujshme që po hetohet nga SPAK është dosja e inceneratorëve (Elbasan, Fier, Tiranë). Të pyetur për këtë dosje, 43.8% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht SPAK-un për punën që ka bërë për këto dosje.

Për një tjetër dosje ku përfshihen si të akuzuar ish-kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ajo e privatizimit të ish-klubit Partizani, janë 45.2 % e qytetarëve që vlerësojnë pozitivisht punën e bërë nga SPAK në këtë drejtim.

Koncensioni i sterilizimit, një tjetër dosje me ngakesë politike, ku akuzohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i gjen 39.6% të qytetarëve të kënaqur me punën që ka bërë SPAK-u për këtë dosje.

Të pyetur për dosjen “Metamorfoza” ku nën hetim janë ish-funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit të akuzuar si të lidhur me botën e krimit, qytetarët që kanë vlerësim për punën e bërë për këtë dosje janë 42.1% e të pyeturve.

/Marrë nga Euronews Albania



10 Comments

  1. Keto duan tja inponojne me zor publikut opinionin qe KAPS po ben pune. KAPS po ben ne fakt punen qe benin ” kemishat ngjyre kafe” per Hitlerin dikur.

    Besimi ne drejtesi kthehet vete pa barometer e pa termometer kur te ndalohen pagesat per inceneratoret fantazme, kur te kthehen ne buxhet qindra milione euro te vjedhura, kur te denohen hajdutet me ne krye Xonin qe firmosi 17 vendime per nje dite fap e fap e fap per te vjedh me inceneratore, dhe kur drejtesia i bie njesoj kujdo dhe nuk behet prezervativ i Kryeministrit.

    SPAKista, skapeeeeeeeeeeeeee!

    1. LeXHenda Sali e ka ngrene livadhin e tij si me i miri dhe tani eshte ne perendim te kohes biologjike dhe politike. Puna eshte se diktaturen dhe grabitjen po e ha populli i thjeshte. Ndersa patronazhistet si puna jote vazhdojne lepirjen per kocken e radhes deri sa te vije dita qe te sjelle Rama afrikanin te shpia jote e te shkerdhje robt me minje e mace ca ke ne shtepi. Bythqir lulishtesh!

  2. Vazhdojne sondazhet e porositura

    Shumica e prnsionisteve as e dine ca eshte spaku, po dha topi dhe klani lajme pro skapit shumica do i besojnë kallup

    Ka diku tek 700 mijë pensioniste dhe 250 mijë administratë
    Sipas birnit popullsia duhet të jete tek 2 milionë censusi ka nxjerr deri 1.6 milionë ,
    në shkolla janë regjistruar diku 150 mijë nxënës shkollor qe nuk do i pyese njeri në.sondazh.
    Dhe.diku 500 mijë te punësuar.
    Llogaritë dalin dhe kuptohet qe skapi ka bo gabim tek beqja hahahahahhahaah
    Hahaah

  3. Sondazhi nuk paraqet punen profesionale ligjore sipas normave ligjore e kushtetutes.Ne shume dosje te denoncuara, me fakte te pa kundershtueshme aspaku ne vend qe te veproi, fle mbi to, i zvarrit, der sa te krijoje alibine sipas oreksit qeveritare Shikoni ne te tera pikat per proceset e permendura nga artikulli.Incerenatoret, flluske ne uje, po bejne sikur hetojne, arrestojne milingonat, me lart nuk shkojne dot, me gjithe faktet, deshmite qe ka aspaku.Sterilizimi, Beqen, ben pasarele ne prokurori, qe medemek po ndiqet ne hetim, por aspaku, ska veprim.Per Berishen e treguan vehten qe pa gjetur akuze ne fakte, sulmohet penalisht, por me banalitet politik.edhe per te tjerat, ka plot qe aspaku te shohe doren e zgjatur ne shperdorimet e vjedhjet publike , ne denoncimet eKLSHse, ku i ka ky organ i shpreses .Ky sondazh, theme, eshte bere ne portat e zyrtareve, ne ministrira, e komitetet e rilindasve.Vetem nje popull i pedhunuar, shtypur,qe friken ka te paren, pranon te pa verteten.

  4. Sa inat u vjen salibanve. Qe ka rritje ne popull SPAK.
    U ka ik petulla fare. Jan cakorduar se nuk po degjon populli fjalet e larg qoftit nga banjua. U nxi i shkreti nga britmat. Mos besoni SPAK se ata jan kriminel se me futen mua ne burg.
    Po lesh i iku feyma kot. Sa me shume pellet ai nga haleja.
    Aq me shume i riten prestigji SPAK.
    TANI KAPNI LAJMIN O salibant E VEGJEL. DHE TE PA RENDESISHEM.
    Ne mars SPAK. Vjen me ca mandate te tjera. Do shikoni cudira. Saliut do i shtohen shoket.
    Foltorja iken per lesh. Kungujt qe jan atje do dalin te kalbur.
    Basha u ben te fala.

    1. Sondazhe fiktive. Kush i pa ke intervistuan? Kush i vertetoi qe keta bene Sondazhe? Keye benin kurvat e Rockfeller dhe Sorros ne Amerike kunder Trampit, ata benin sondazhe imagjinare. Media mashtruesish dhe teatro kukllash te drejtuar nga Americunts

  5. opozita duhet ta kuptojë se nuk mund të vijë më në pushtet me kërcënime. Duhet ta kuptojë se edhe pse shqiptarët mund të jenë të pakënaqur në masë me Ekzekutivin, ata nuk janë as të marrë, as dritëshkurtër. Nuk do bëhen pjesë e dhunës së paralajmëruar mes rreshtave as më 20 shkurt, as me herët as më vonë. Në mbi tre dekada nga rënia e diktaturës, ata kanë pasur raste boll të mësojnë se kush fiton e përfiton nga telendisja e tyre dhe nuk do hidhen më në zjarr për llogari të askujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *