• |
ide | kryesore

Sondazhi: Shumica dërrmuese në Shqipëri shohin korrupsionin si problem serioz, kanë besim tek SPAK-u

Lajme, Të fundit
SPAK



Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi të martën një sondazh kombëtar mbi Shqipërinë, ku qytetarët shprehin një besim të lartë tek SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për sondazhin e realizuar nga qendra studimore IDRA, u pyetën afro 1 mijë e 800 qytetarë mbi 18 vjeç në të gjithë territorin. Afro 86 pë qind e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz. Ndërsa 69 për qind e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK-u mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike. Ata pohuan se korrupsioni më i përhapur në bashkitë e tyre është vjedhja ose keqmenaxhimi i qëllimshëm i fondeve, veprimet për interes vetjak, rryshfetet, klientelizmi në kurriz të meritokracisë dhe mosndëshkimi i keqbërësve.

“Është inkurajuese të shohësh që shumica e popullit shqiptar mbështesin përpjekjet anti-korrupsion, që po bëhen në vend. E ardhmja e Shqipërisë bazohet në suksesin e luftës kundër korrupsionit, i cili po sfidon veçanërisht klimën politike të polarizuar skajshëm në vend”, tha Paul McCarthy, drejtori i IRI-it për Europën në deklaratën për shtypin.

Në sondazhin e publikuar nga IRI, pjesa dërrmuese e të anketuarve (63 për qind) renditin si problemet më të rëndësishme në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës (çmimet e larta) dhe papunësinë (40 për qind e tyre), si dhe më tej korrupsionin dhe migracionin. Pjesa më e madhe e tyre (mbi 60 për qind) pohuan se këto shqetësime kryesore do të ishin përcaktuese në votën e tyre për këshill bashkiak, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Afro 60 për qind e të anketuarve pohuan se vendi po qeveriset në funksion të interesave të grupeve të caktuara, ndërsa 38 për qind thanë se qeverisja u shërben interesave të shumicës së qytetarëve. Afro 53 për qind e tyre u shprehën pesimist mbi pyetjen nëse brezi i të rinjve të sotëm ka një të ardhme në Shqipëri, ndërsa 43 për qind shprehen optimist për të ardhmen. Megjithatë, rreth 58 për qind e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe 39 për qind se ai po shkon në drejtimin e gabuar. Rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë, pjesa tjetër janë mosbesues dhe më frikë nga e ardhmja.

Rreth 54 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e bashkive dhe kryebashkiakëve përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, ndërsa afro 44 për qind ishin të pakënaqur. Ata shprehen edhe për komunikimin e pakët që kanë me pushtetin vendor pas zgjedhjeve si me bashkiakët, këshilltarët dhe administratën bashkiake. Afro 90 për qind e të anketuarve mendojnë se këshilltarët socialistë dhe opozitarë duhet të komunikojnë më shumë me qytetarët, por janë të ndarë në dysh në perceptimin nëse këshillat kanë më shumë apo më pak pushtet krahasuar me kryebashkiakët. Në sondazh, 87 për qind e të anketuarve mendojnë se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë mundësinë që të votojnë në Shqipëri Rreth 60 për qind e të anketuarve pohojnë interesimin e tyre të lartë për lajmet, kryesisht nga televizioni dhe mediat sociale, ndërsa më të besueshme për ta janë televizionet me licenca kombëtare. Afro 90 për qind e tyre pohojnë se gjithësesi zotërojnë një telefon të lidhur me internetin, ku përdorin thuajse përditë aplikacione informacioni./ VOA



10 Comments

  1. Per korrupsionin jo vetem shqiptaret e dine mire e ne shumice, por e din Europa e Amerika mbare.Por kete ves qeveritar, shteteror kush do e ndale. Me gjoja besimin ne kete sssssPAK, te keshe besim qe po lufton krimin, korrupsionin, a po qe shkel ligjet e maredhenijet demokratike, s,mund te keshe aspak shprese nga ato veprime te deri tashme,kur nuk kane qene ne gjendje qe ne gjashte vjet, te bejne bum me nje se paku,,,,,peshk te madh, kur dihet qe kemi njembedhjete vjet qe vidhemi, me korrupsioninqe behet ata sdine, apo bejne sikur sdine, me parat e droges qe ngrihen gradacela, sdine gje, qe vidhen fondet shteterore e abuzohen s,dine gje, me rruget, incerenatoret flejne mbi dosjet, ne mos me keq i perpunojne ne ane te kundert.Ka plot pune asPaku, por nuk ka vullnet profesional, ne zbatim te ligjit per te cilin moren besimin, por u bene vegla, marioneta te partise shtet qe po ka tendenca te demoralizimit te demokracise ne shume fusha.Andaj, te thuash, se kemi besim tek asPaku, do te thote te keshe besim ndaj kesaj qeverie te deskretituar tashme.Besimi, durimi per te dyja bashke po thuaj nuk egziston.Andaj duhet me domosdoshmeri ndryshim, rrotacion, se keshtu si po veprojne bijte e trashegimtareve, te neserme do themi ,,,,tyngjatjeta bre Enver krimineli, apo Ed Rama.

  2. Po kush ka ngelur ne Shqiperi ?
    Vetem patronazhist ,pensionist(shumica mbahet me leket e femijeve) dhe komunist dhe rilindass .
    Ajka e rinise eshte ne emigrim.
    Popull qe mburet me varferin e tij…
    Sondazhi ne 1..8 mil. banor !

    1. Koka e korrupsionit dihet qe eshte Rama.
      Ky do vet largohet kur te beje parat e nje sheiku ,se milionat i ka.
      Vetem atehere mund te kete shprese per lufte reale kunder korupsionit.

    2. Karinpidh

      Besim tek skapi

      Sondazhe me porosi

      Po të vjedhesh sa vjedh ramdhjerja,e ti qish robt gjysmes se buxhetit ka plot pare për të blerë sondazhe mediat, lobues, lulbashbravën, mcgonical

  3. tere jeten tone kemi tallur bythen me njeri tjetrin i vetmi vend ne bote qe tall menderen me historine e vet, nji vend me shqeri te grupuar ne klane oligarke duke perdhosur nji popull per territre puhtet vjedhje krim imoralitet, asgje normale si popullsite e tjera………race me t poshter ne bote nuk gjen ne rruzull

    1. Ari. Adi. Shqiotari i fundit. Dhe nje i pa emer.
      I njeti person.

      1. Rampalla korruptoi kryeagjentin e FBI-se, sa e vështire ishte pas kësaj manipulimi i nje sondazhi anonim,nuk dihet sa dhe kush u pyet e si u pergjigj.
        Besim te Spak, hahaha….

  4. LISTA e vitit 1988: Tropoja, Erseka dhe Saranda me nivelin më të lartë të spiunëve të sigurimit gjatë komunizmit,salih berisha ne liste.Maloket ne qytet,kombi ne rrezik permanent.Ky 67% besojne se spak do i shkoj deri ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *