• |
ide | kryesore

Problemet e Gerard Pique me ardhjen e tij në Miami

Paparazzi, Slider


Gerard Pique ndodhet tashmë në Miami në vizitën e tij të parë për të kaluar kohë me djemtë e tij Sasha dhe Milan, të cilët prej fillimit të muajit jetojnë me nënën e tyre, Shakira.

Ai ka udhëtuar i vetëm, pa shoqërinë e Clara Chias, me të cilën ka kaluar ditët e fundit në një udhëtim romantik në Dubai.  Mirëpo, me këtë rast ai e mendoi më së miri, duke pasur parasysh tensionin me Shakirën, që e dashura të mos e shoqëronte. Ky pretendohet të jetë një kusht që u vendos nga kolumbiani në udhëtimin e tij të parë.

Pique ka hasur disa probleme në udhëtimin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara për të kaluar kohë me fëmijët e tij.
E para është kohëzgjatja e kohës që ai do të jetë atje. Ish-lojtari i Barcelonës do të duhet të rri për pesë ditë, kur marrëveshja mes avokatëve të Shakirës dhe tij ishte 10 ditë.

Një tjetër pengesë për Pique është se në këtë vizitë të parë në Miami ai nuk ka një rezidencë ku mund të marrë fëmijët e tij, por duhet të qëndrojë në një hotel.. Ajo që ai  ka siguruar është se do të jetë sa më afër vendit ku jetojnë fëmijët e tij me Shakirën. Synimi i tij, sipas revistës ‘Semana’, është të gjejë një shtëpi ku të jetë rehat  sa herë që udhëton drejt Majamit për të kaluar kohën me fëmijë./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *