• |
ide | kryesore

Kandidati virtual, Veliaj

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Erion Veliaj po i afrohet 14 majit, pa bërë asnjë bilanc, pa testuar asnjë premtim dhe pa dhënë llogari për 8 vjeçarin e dy mandateve në krye të Tiranës. Ai i ka refuzuar ftesat e pësëritura të rivalit të vet real, Belind Këlliçi, duke shkuar drejt përmbylljes së një fushate fallco dhe të shtirë. Gjithkush që e ka ndjekur këtë proces është i bindur se mungesa e debetait mes dy kundështarëve nuk ka të bëjë me justifikimet kundër politikanit të ri, që gjoja i ka dhënë fytyrën borxh “non gratës”, apo kukullës, fijet e të cilës i lëvizin nga lart Saliu dhe Iliri.

Po të ishin këto arsyet e vërteta, kryebashkiaku mund të kishte pranuar një “përplasje” idesh me kandidatin më të struktuaruar dhe më të ndershëm, në raport me problemet reale të kryeqytetit, Arlind Qorin. Ai mundet ta kishte bërë këtë, sa për sy e faqe edhe me gjoja konkurentët që ka sponsorizuar vetë.

Raport steril nga OSBE/ODIHR/ Si po fshihet trukimi i 14 Majit 

Por jo, Erion Veliaj e urren llogaridhënien si një parim themelor të demokracisë. Dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me garuesit e tjerë. Kushdo që e ka ndjekur këtë fushatë, ka qenë dëshmitar i teatralitetit të emisioneve të mbrëmjes, që janë organizuar si qoka pro tij. Aty ka rënë rëndom në sy heqja nga panelet e të gjithë kritikëve të kryebashkiakut, që këto TV i kanë madje edhe si analistë me kontratë. Më të zellshmit kanë shkuar edhe më larg, i kanë vënë si foto në sfond, pas shpinës së tij, pikërisht ato imazhe të retushuara që vetë Veliaj shpërndan në rrjetet sociale, ato ku kulla e sahatit dhe minarja simbol, nuk ishin zhdukur nga peisazhi i Tiranës dhe ku kurora e malit të Dajtit nuk ishte mbuluar ende.

Ky manipulim në formë bëhet më i madh po të shohësh edhe mënyrën e përditshme të komunikimit mediatik me publikun. Të gjitha aktivitetet e Veliajt janë të mbyllura për gazetarët. As kameramanët, as reporterët, nuk lejohen të marrin pjesë në to. Madje as nuk njoftohet për zhvillimin e tyre. Në vend të këtij procesi real, që i mundëson pushtetit të katërt minimumin e kushteve për të ushtruar profesionin e tij, TV kanë pranuar kaseta të gatshme propagandistike duke u marrë vesh që në këmbim të favoreve me Veliajn, të gënjejnë publikun e tyre. Aq flagrante është kjo praktike, sa ndonjëherë, sinjali i aktiviteteve që zhvillohen një ditë më parë, serviret të nesërmen si live nga bashkia dhe trasnmetohet si i tillë njëkohësisht nga të gjitha televizionet.

Ato që tanimë kanë mbetur në fajlorin profesional si kastetat e gatshme, janë thelbi i fushatës fallco të Veliajt. Madje për të vazhduar të manipulojnë publikun përmes tyre këshilltarët mediatikë të rilindjes kanë bërë edhe një sakrificë të madhe. Pak kohë më parë Lapsi.al njoftoi se Edi Rama po rekej ti mbushte mendjen organizatës më prestigjoze për lirinë e shtypit në kontinent, “Reporters sans frontieres” për të organizuar një dialog mes tij dhe shoqatave lokale të mediave. Këto të fundit vunë vetëm një kusht: që rilindja të jepte një shenjë të parë, të hiqte dorë nga komunikimi me kronika të përgatituara. Kërkesa mbeti pa përgjigje. Sepse para ishte fushata dhe shplarja e truve përbënte qëllimin kryesor.

Si i shfrytëzoi propaganda qeveritare “Reporterët pa kufij”

Por, kulmi i kulmeve, ai që tejkalon edhe lëpirjen e Topit apo Klanit, madje edhe militantizmin idiot të Reportit është sjellja e News 24, që mëton të quhet një media e persekutuar nga regjimi. Ajo i ka shqyer dyert për Veliajn ndërkohë që kujdeset të sfumojë këdo që i prish sado pak punë atij. Jo më kot, në të gjitha raportet e lirisë së mediave ka zënë vend paragrafi i përsëritur se lidhja e pushtetarëve me pronarët që marrin leje ndërtimi, ka shumfishuar censurimin dhe autocensurën e gazetarëve.

Pra si konkluzion, Erion Veliaj ka pas vetes në këtë fushatë gjithë armatën e televizioneve që po sillen në raport me këto zgjedhje njësoj si ata këngëtarët që e mbështesin në publik, pasi kryebashkiaku u ka sponsorizuar koncertet me paratë tona. Qoftë dhe vetëm kaq do të majftonte që kjo garë elektorale të mos cilësohej as e lirë, as e ndershme, as e zhvilluar në një mjedis demokratik.

Ku bllofon Veliaj me rritjen e çmimit të apartamenteve 

Natyrisht, gjithkush e kupton se përdorimi i mediave nuk është arma e vetme që Veliaj ka paraparë në strategjinë e tij për të qëndruar me përdhunë dhe çfardolloj çmimi në zyrën e mbetur nën hijen e gratacielave që po ngrihen mbi të. Ai ka në favor të tij krijimimin e një opozite fallco, ekzistencën e një rivali me “vulë”, heqjen e financimit për opozitën e vërtetë dhe reduktimin e komisionerëve dhe numëruesve të saj.

Pra ç’do gjë është ndryshuar, që asgjë mos ndryshojë. Prandaj dhe ai i shmanget debatit, sponanitetit të takimeve elektorale dhe kontaktit njerëzor me votuesit. Ai është shndëruar në kandidat virtual sepse përveshja e mëngëve në fushatën reale do nxirrte në pah manipulimin e madh që po ndodh në Tiranë.

©Lapsi.al

 

 

    



33 Comments

  1. Veliaj eshte nje Jago.
    Servil dhe I shkathet,hipokrit dhe puntor fajdexhi .
    Kurre nuk dha llogari..
    Tipi I genjeshtarit absolut.

  2. Fiku eshte bakllava e 1/2
    Nga perpara jam e virgjer thote…
    Kurse mbrapa kalojne trenat 🚂🚂🚂🚂
    Vetem Per para dhe loqe mendon fik bitha.
    Popull legen pak e keni baxhellon lgbqr

  3. Mbi cilin kriter bazohesh Bushat kur e quan Qorrin “kandidati me i ndershem”. Sipas sondazheve, ai merr 0.5% te votave. Nga keto pak vota, shumica derrmuese e tyre, pra rreth 80% e ketij 0.5%-shi, shpjegojne se ia japin voten se e vleresojne per te afte, 15% se e vleresojne per idete dhe vetem 5% se e vleresojne per te ndershem. Dmth, as votuesit e tij (me gjase, ai grupi i qorrave qe i shkojne pas), nuk e njohin per te ndershem. Cne ti Bushat qe ve bast per ndershmerine e tij?

  4. Mendoj se “kandidat i ndershëm” për Bashkinë e Tiranës nuk mund të quhet dikush që nuk ka provuar asnjë post politik apo pushtet, por ai që edhe kur e ka patur até, si Belind Kelliçi, nuk ka abuzuar.

    Një debat televiziv i Veliajt me Qorrin do të ishte si Veliaj para pasqyrës…

  5. Arlind Qorri është vemja e Velinës së bashkisë.
    Qorri shkatërroj protestat studentore të 2018 nën urdhërin e Velinës dhe kryevelinës së këtij vendi.
    Qorri është gjithmonë aty për të përçarë protestat spontane anti pushtet.
    Qorri është jarga që paguhet nga ojf dhe ojq për të shkatërruar shpirtin rebelues ndaj diktaturës Sorosiane, dhe me organizatën e tij OP po ndihmon pushtetin në shpopullimi e Shqipërisë.
    A. Qorri është vemja e vemjes

  6. Episodet satirike te serialit vizatimor “Aventurat e Uriah Fikut” e skalitin kendshem kete mortje antishqiptare!

  7. Erjoni dhe aq sa del, del kot në fushatë.
    Ik mo Erjon në pushime, në plazh. Lere Kërriçin të lodhet duke ardhur vërdallë.
    Gara është e mbyllur. Mirupafshim në 2027.
    Deri atëherë bëni siç bën Edi Paloqja, djali i sekretarit të partisë komuniste të ministrisë të industrisë të Enver Hoxhës.
    Shani këngëtarët që mburrin Erjonin..
    Edhe Rita Ora. U bë ajo. Që nuk mer vesh të këndojë, të mburrë Erjonin.
    Nuk ka nevojë Erjoni për mburrjet e saj.

  8. Te gjitha keto qe thua me siper z.Bushati jane mese te verteta por eshte vetem alfa e intriges , show-t , propagandes dhe e hipokrizise se ketij pinoku qe ushqehet me gjakun dhe djersen e Shqiptareve . Me thoni se çfare peremti ka mbajt ky plehre nga 2015 e ketej ? Zero me xhufke .
    Premtoi zero ndertime dhe sot ka 7.1 milion m2 ndertim . Ky mburret se ka taksuar ndertuesit por harron se pasojat e ketyre superçmimeve bie mbi xhepat tane . Ka fryre ne menyre fiktive çmimet e apartamenteve aq sa na duket vetja sikur jetojme ne Manhatan , Paris apo Dubai e jo se jetojme ne nje vend ku nuk ka as uje per te lare e jo me per te pire . Keto çmime fiktive ky qelbs nuk i ka perdorur vetem tek pallatet por kudo . Me thoni sa e bleu nje peme ky qelbs ? 4500 euro . Sa ka vajtur kostoja e ndertimit per m2 e nje shkolle ? Me shume se 2000 euro/m2 . Biles ka rase ku tejkalon edhe 3000 euro/m2 kur me manualin e analizave te çmimit te 2015(qe eshte akoma ne fuqi) , 1 m2 ndertim kushton me pak se 300 euro .
    Dine te me thote njeri se çfare u be me ato shkollat qe u dhane me pertneritet–privat para se te binte termeti dhe se ku shkuan milionat e eurove ? Ky qelbs me propaganden se do bente korsite e biçikletave ka bere qe pothuajse çdo qytetar i tiranes te paguaj gati 200.000 leke te vjetra ne muaj per parkim .
    Po me ate rastin kur ky qelbs u kap gafil duke shtruar rruget me mjetet dhe puntoret e bashkise dhe nga ana tjeter po i tenderonte te njejtat rruge qe me pas ti fuste leket ne xhepat e tij , ça u be ? E dini si i thone kesaj ? Te shkosh per te vjedh banken , te beshe lufte me policine dhe mbasi te te kapin , te te lene te lire me arsyetimin se hajduti nuk arriti ta vidhte banken . Jetojme ne tirane , gjithçka mund te ndodh dhe asgje e asnje çudi nuk te çudit me .
    Perveçse hajdut ky qelbs per te arritur qellimet e tija te mbrapshta eshte edhe perçaresi me i madh nder shqiptaresh . Kur sekti mavi me ne krye te gjatin tone donte te ndertonin unazen e madhe tek astiri me 25 milion euro kilometrin , i quajti banoret e asaj zone ardhacak e shpellar dhe se tirana i perket tirnsve . Por kur prishi teatrin tha se tirana nuk i perket vetem tiranseve por gjithe shqipetareve qe banojne aty dhe se tiransit kane ngel akoma ne kohen e babaqemos dhe se duan akoma shtepi qerpiçi ku te kene nje pus , nje carac e nje budall per shtepi . Por kur i quajti tiransit zdromasa a ju kujtohet ?
    Pa permendur pastaj superskandalin e inceneratorve , super genjeshtren e 1 milon pemeve apo vellazerine qe ka me mafien dhe te gjithe kriminelet e ketij vendi .
    Ka aq hajni , skandale , vulgaritet e antishqiptarizem ky qelbs sa do te duheshin nete dimri per te rrefyer te gjitha “bemat” e tij . Nuk ja vlen te zgjatem , sepse ky qelbs per sa kohe do jete aktiv ne politike do te ushqehet me djersen dhe gjakun e Shqiptareve dhe vetem do ta qelb kete vend . Ky dhe i gjati ine nuk jane shushunja por vampir , qe ushqehen me gjakun e te gjithe Shqiptareve .

    Keto votime o vellezer tiranas , o njerez te mire , o babaxhanet e shqiperise , nuk jane votime se duhet te fitoje e majta apo e djathta , nuk jane as votime vendore e as kuvendore , biles nuk jane as votime politike . Keto jane votime per ta zhdukur nje here e pergjithmone nga skena politike kete vampir qe ushqehet e mbush xhepat me djersen dhe gjakun e te gjithe Shqiptareve . I gjati ine dhe qelbesi lejfen nuk jane pushteti por pushtuesit e ketij kombi . Keta i kane bere ketij kombi ate qe nuk ja kane bere te gjithe pushtuesit e marre se bashku nder shekuj .
    Prandaj , pa perjashtim , duhet te votojme kundra ketyre kuçedrave e vampireve te parase dhe pushtetit . Perfshire ketu edhe ju o socialist te ndershem , sepse edhe ju si çdo shqiptar tjeter jeni viktima te ketyre plehrave te pangopur ne para e pushtet .
    Duke votuar kundra kesaj kuçedere te pangopur me djersen e Shqiptareve ju beni nje detyre patriotike sepse shpetoni te ardhmen e nje kombi te tere .
    Duke votuar kundra keij vampir te pangopur me gjakun e shqiptareve , ju votoni pro Shqiperise e pro Shqiptareve .
    Duke votuar kundra keti vampiri keni votuar kundra edhe kuçedren e parase dhe pushtetit , te gjatin tone . Me nje gure vriten du qelbsa .
    Duke votuar kundra lejfenit dhe te gjatit tone keni votuar per prosperitetin e Shqiperise dhe Shqiptareve .

    Nese dje motoja e sektit rilindas qe donte te vinte ne pushtet ishte : qelbesira bashkohuni , sot motoja duhet te jete : qelbesira gjeni vrime e futuni , ndeshkimi juaj eshte i pashmangshem .
    Prandaj le ta fillojme “çlirimin” ne radhe te pare me Tiranen e pastaj me radhe .
    Ne tirane votoni ke te doni ju o njerez te mire por kurrsesi vampirin , hajdutuin dhe xhepistin e pafytyre , qelbesin lejfen . Vota kunder tij eshte vote per Shqiperine .

    Gjithe te mirat e kesaj bote per te gjithe Shqiptaret kudo qofshin . Vetem respekt !

  9. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit.

  10. Mos doje te thoje, interesi yt eshte lali Eri ? Se per intersin e Shqiperise keta nuk kane bere asgje ,as nuk ua ndjen fare per Shqiperine dhe per shqiptaret.
    Propagande e felliqur.

  11. O Andi po ky posteri I Edvin shkerdhates cfare don tek portali yt.(Ne fund te faqes)
    Andi me vjen keq,te bojkotoj deri me dt 15 Maj.

  12. I lumt kari ando. Ca do i besh? Do i rrush bollen o gruqir. As mua sme pelqen velia e sja jap voten, me mire arlindi, po kto kuisjet prej te lodhuri na grricin bycen

  13. Belind Këlliçi nuk është i vetmi kandidat i koalicionit Berisha-Meta që ka mashtruar me shkollimin dhe diplomën e gjimnazit. Krahas Këlliçit, i cili nuk ka një diplomë të shkollës së mesme sepse ka përfunduar vetëm 4 nga 5 vitet e ciklit në Institutin “Harry Fultz”, së fundmi rezulton se edhe kandidati për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, ka falsifikuar diplomën e tij.

  14. xxxxxxx 02/05/2023 te 20:57 – nese nuk te pelqen Tirana merr Bushat bolshevikun me vete dhe kerkoni strehim politik ne Korene e Veriut. Mund te shkoni dhe ne Sudan apo Afganistan.

  15. Edi Rama ne 7 prill 2023 deklaroi si gjeli maje plehu – “Kam kenaqesine te lajmeroj rritjen e pagave per Administraten kete muaj…(ka 10 vjet qe nuk thote dot “Rritje pagash per Buxhetoret”)..
    Nderkohe dje ajo Biba-ministresha e financave si pule e lagur e koke varur belbezoi – “Rritja e pagave (per Administraten, gjithmone) e programua ne prill do te shtyhet ne nje kohe tjeter…

  16. Ne fakt sa me shume del Veliaj ne TV, aq me shume vota humbet. Njerezit nuk i harrojne aq kollaj premtimet e bera ne vite. Kjo eshte aresyeja pse Rama e ka marre vete ne dore fushaten. Nderkohe propaganda e shpifur e Rilindjes, sado efikase ne fillim, tani ka arritur ne fazen qe sa me shume e lyejne, aq me shume i bie boja dhe po u kthehet ne boumerang. Keta nxjerrin foto te zbukuruara e te rregulluara me photoshop, por harrojne se 99% e njerezve banojne neper lagje ku ka vite qe nuk vihet dore dhe te duket vetja si ne getot me te varfra te planetit. Hedhja e asfaltit elektoral tregon vetem qe keta e dine shume mire se cfare duhet bere, por s’e kane care koken per kete sepse jane marre vetem me qendren ku kane interesa te medha financiare. Shumica e zonave periferike jane te papastruara. Tirana eshte qyteti edhe pse distanca mes ndertesave ka qene konsiderueshme (sepse eshte qytet i ngritur ne 100 vitet e fundit) trotuaret kane ardhur duke u zaptuar e ngushtuar aq sa sot nuk ecen dot 2 veta bashke apo me karroce femijesh. Jemi qytet rekord per kafe e bare qe pushtojne hapesirat publike, por edhe per karrige, kova, bidona e vazo lulesh qe zene vendet e parkmit a thua ua ka lene trashegim gjyshi. Kemi kryetarin e vetem ne bote qe mburret se ka rritur cmimet (edhe banesat jane mall, nese rriten cmimet pa u rritur ekonomia reale ose ne disproporcion me te quhet inflacion, jo zhvillim) dhe po ashtu te vetmin qe zgjidhje per trafikun ka rendimin edhe me shume te tij derisa njerezit te merziten !!!?? A thua njerezit i perdorin makinat vetem per qejf (edhe keshtu te ishte nuk do ishte turp dhe nje kryetar i mire do perpiqej tua mundesonte kete). E verteta eshte qe gjithcka behet per te shitur vendet e parkimit ne ndertimet e reja (thone qe 20% i takon kryetarit), naften e oligarkeve (thone qe sponsorizojne dhe pastrojne parate e kryetarit) dhe per te rritur te ardhurat e bashkise nga gjobat e parkimet (qe pastaj me ato para te bejne tendera ku thone se kryetari fiton 30-40%). Pa llogaritur ndotjen mjedisore dhe akustike me demet ne shendet qe ato shkaktojne. Nderkohe asnje media nuk na tregon ku dhe si jetojne kryeteri dhe zevendesi i tij, familjet e tyre, grate dhe dashnoret, sa e perdorin transportin publik dhe sa shpenzojne. Jo per gje Shqiperia eshte vend i vogel, sado te ruhesh njerezit marrin vesh gjithcka

  17. “SHBA ka shpallur non-grata për minim të demokracisë, Sali Berishën. Kjo është aq e rëndë sa per ta kuptuar, kujtojmë që SHBA-të nuk kanë shpallur non-grata, as Enver Hoxhën. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

    Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit.

  18. Të shpresosh në zgjedhje është e pakuptimtë. Edhe nëse komunistët i humbin realisht ato, ata do t’i vjedhin si përherë. Kanë investuar
    dhe vrar shum për këtë ditë, që t’i lënë t’i ikin nga dora. Gjithashtu kanë me vete edhe faktorin e shitur ndërkombëtar.

    Këta dinë ca gjëra që populli i zakonshëm nuk i di.

    Ai tren ka kohë që ka ikur.

  19. Berisha, me pjesëtarët e tjerë të grupit, që avokati e cilëson si grup kriminal kanë kryer korrupsion pasiv, një krim të rëndë shtetëror, duke i shitur “de jure” Rezart Taçit Shoqërinë Albania Refining and Marketing of Oil, ARMO, por që “de fakto”, kishte si blerës real Sali Berishën, Liri Berishën, Argita Berishën, Shkelzen Berishën si dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij.

  20. Erjon Veliaj fshin karin me Belind kellicin dhe gjithe te tjeret qe po kandidojne per kryetar bashkije Fitorja e Erjon Velise do shkaterroje perfundimisht Foltoren dhe PL te Ilir Mutes

  21. Ti o I paemër i 04/05/2023 te 15:45 duhet te jesh me karakurve se kryekarakurva lejfen.
    Motrat dhe grate , librin e shtepsie dhe çfare i permban çertifikata familjare kush e voton kryekarakurven e bashkise dhe sektin mavi.

  22. Do të bëj disa pyetje dhe dua përgjigje për persona konkretë. Kush është për ju Sali Berisha?

    -Sali Berisha ashtë komunist i maskum, që ka eleminu të djathtën e pastër dhe i ka shkaktu shumë dëme Shqipnisë e shqiptarëve. Shpërtheu depot e armëve duke thanë se po na sulmon Jugu. Krijoi firmat piramidale, akuzohet për eleminimin e sa e sa viktimave duke i zhduk fizikisht, duke u pasuruar me gjakun e popullit shqiptar. Mbrojti diktatorët, duke mos i çu në gjyq për krimet e kryme,shko tani e ha byrek me mut salihu te gatuar nga shpellkaret cecene te byrektorja

  23. qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është I njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane. Për herë të parë në tre dekada demokraci dhe për herë të dytë pas Enver Hoxhës, në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptarë, fillonte kjo lëvizje. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues I korrupsionit madhor dhe minues I demokracisë

  24. jashtë çdo kontrolli të KQZ-së, Sali Berisha po bën një fushatë intensive zgjedhore dhe sipas AMA-s qëndron në krye për kohë televizive. Ku i gjen paratë Sali Berisha për të mbuluar shpenzimet e një aksioni politik 20-muajor me vetëm 100 mijë euro kursime? Cili është burimi i financimit? A është gjithë ku aksion dëshmi e një historie korrupsioni dhe pastrimi parash?!

  25. LEPINI BYTHE SA TE MUNDENI E HANI MUT ME LOPATE O KURVA MAVI POR LAL KURVA ME SHUME JUA KA FUTUR SOCIALISTEVE SESA DEMOKRATEVE

  26. Media e rublave nuk e thote qe ky kriminel i vogel djali i gjygjtarit te salihut e metaj qe eshte larguar nga sistemi para se te fillonte Vetingu dhe njeheresh krahu i djathte i kandidatit per kryetar bashkie te dyshes salih-metaj ne puke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *