• |
ide | kryesore

Ku bllofon Veliaj me rritjen e çmimit të apartamenteve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
veliaj ndertime pastrim parash



Kryebashkiaku i Tiranës po përsërit gjatë fushatës një refren që e ka thënë edhe më parë lidhur me shifrën maramendëse të lejeve të ndërtimit që ka dhënë në Tiranë. Sipas tij një gjë e tillë ka kontribuar që vlera e pronës për çdo qytetar të kryeqytetit është rritur dhe kjo tregon punën e mirë që ai ka bërë gjatë dy mandateve në krye të qytetit. Kjo ka ndodhur edhe në debatin e fundit me gazetarët në emisionin Noë të Erla Mëhillit: “Ti’u të jap një shembull-, i tha ai bashkëbiseduesve. Në qoftë se apartamenti yt në 2015-ën vlente 50 mijë euro, sot ka shkuar 100 mijë. Mesatarja e rritjes së vlerës së apartamentit është nga 200-300%, 2-3 fish. Kjo është gjë e keqe, apo është gjë e mirë”?

Në fakt, kjo që thotë Veliaj është e vërtetë dhe në kryeqytet pasi edhe sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave është trefishuar. Madje sipas indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, kjo rritje vihet re edhe nga njëri gjashtmujor në tjetrin.

Shumë organizma ndërkombëtarë ia kanë faturuar këtë rritje të pa justifikuar nga të ardhurat e punës së ndershme në vend, futjes së parasë së pistët dhe shnëdrimit të Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të saj.

Lexo me tej:

Pastrimi i parave/ Ekonomia Shqiptare e dominuar nga ndërtimi (shifrat sa dyfishi i BE) 

Mirë po Veliaj pretendon se ai nuk është prokuror, por kryebashkiak ndaj si i tillë e vë theksin tek shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve si një e mirë për qytetarët të cilëve u është rritur vlera e pronës.

Po si qëndron e vërteta e këtij pretendimi të kandidatit për një mandat të tretë. Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, i është futur thellë gjykimit të shifrave. Në një shkrim me titull: Kush përfiton e kush humbet nga rritja e çmimit të shtëpive?, ai thekson se pretendimi se tani më të gjithë janë më të pasur nuk ka bazë.

Pastrimi i parave rrezikon integrimin/ VOA: Në Tiranë u dyfishuan çmimet e apartamenteve 

Pjesa më e madhe e kryeqytetasve, ata që duan të blejnë shtëpi të re, ata që janë bërë me fëmijë dhe duan të zgjerohen, apo ata që duan të shtojnë hapsirën, janë të dizavantazhuar sepse çmimi i banesave është rritur më shumë sesa sasia e të ardhurave për banor. “Nëse bie në këtë kategori qytetarësh, situata është bërë tmerrësisht e vështirë. Nëse paga mesatare e shqiptarit më 2015 ishte 42 mijë lekë në muaj, mund të gjeje apartament me çmim 800 apo 1 mijë euro për M2. Paga jote mujore mjaftonte për të blerë 0.4 apo 0.5 metra katrorë shtëpi. Për të blerë një shtëpi 70 metra katrorë, të duhej të punoje 140-170 muaj, ose 12-14 vjet. Në vitin 2022, paga jote mesatare është 66 mijë lekë.

Pastrimi i parave/ Shqipëria mbetet nën monitorim nga MONEYVAL 

Çmimi i apartamenteve është rritur shumë më shpejt se sa pagat. Pagat janë rritur me 61%, ndërsa çmimi i banesave është rritur me afro 90%. Me pak fjalë, sot të duhen 15-18 vjet punë për të blerë një apartament minimal” argumenton ai. Sipas llogarisë që Erabera bën, rritja ‘e vlerës së pronës” që pretendon Veliaj godet shumicën e qytetarëve. Ajo është në të mirë vetëm të ndërtuesve, të ndonjë pronari toke apo të atyre që kanë luksin të kenë disa apartamente. Natyrisht edhe të atyre që pastrojnë paratë e aktiviteteve kriminale. Ajo i shërben më shumë këtyre të fundit sesa njerëzve të zakonshëm që duan të jetojnë me punë të zakonshme dhe me një rrogë të ndershme.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Kritika, kritika, kritika dhe vetem kritika!

    Nga nje ane njeriu i punes dhe i perkushtimit Erjon Veliaj. Nga ana tjeter kritiket e perjetshem.

    Por qytetaret do ta gjykojne vete, me voten e tyre.

    Bejuni pozitiviste. Nxirrni dashnine dhe optimizmin qe fshihet brenda jush.

    T’hongsha zemren!

      1. Ça po meno,

        hajde festo

        është kënga ime,

        është kënga jonë,

        ku është shoqnia,

        ku është dashnia,

        Është Shqipëria!

  2. u kan fuqi blerese shqiptaret. Apartemntet po i blejn ata qe pastrojn para dhe te huajt, shqipet ngelen pa shtepi ne shtepin e tyre.

  3. e kam thene mes miqsh qe kur thoshte dikur ky qe inaguronte ndonje rruge… JU RRIT VLERA E PRONES… sikur ne jemi seksere. Ne dhe sikur te na shkoje mendja ta shesim shtepine meqe i qenka rrit vlera…prapae shtepine tjeter me cmim te laerte do ta blejme. cfare fituam nga rritja e vleres se prones??? eshte mire per bixhozxhinjte qe kur ta lene shtepine e Bixhoz kpin ca leke me shume….

  4. Do kthehemi nga SHBA të jetojmë në Tiranë, ju jetoni këtu dhe se kuptoni sa ka ndryshuar Shqipëria,duan privatet dhe ndertuesit te ndertohen pallate dhe bashkia nuk mund te bllokoje inisiativat private pronareve dhe ndertueseve,por mendesia komuniste qe mbizotron tek foltorja me ne krye folkloristin salih ka mare fund o shpellkare

  5. Kur ka thene ndonjehere te verteten ky plehra?
    Kur nuk ka bllofuar ku zhulsi ?
    Çdo fjale e ka bllof e genjeshter .
    Ky duhet zhdukur jo vetem nga politika por edhe nga shqiperia

    1. Me rritjen e çmimit të pallateve fitojnë vetëm oligarkët jo populli or këlysh i sorosit ,tu shoftë rraca e poshtër e komunistit,kujt ja bën për budalla or rracë muti.

    2. Gjithë këto shpifje e akuza kanë për qëllim që të sfumojnë të vërtetat që kam thënë në lidhje me antishqiptarin më të madh dhe liderin e tyre, dhëndrrin e serbisë, tek pjesa e atyre militantëve të PD, që akoma i besojnë të keqes më të madhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të PD, që është dhëndri i Serbisë.

  6. Keta jane mjeshtrit e propagandes. A thua shqiptaret i kane shtepite per biznes qe ti shesin e te fitojne. Llogaria eshte shume e thjeshte. Per popullin do ishte me mire ti merrnin shtepite falas apo me 1 euro metrin, apo me nga 5000 euro metrin katror. I vetmi qe fiton nga rritja e vleres eshte lali, se i rritet vlera e 20% qe con ne parajsa fiskale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *