• |
ide | kryesore

Anija me naftë iraniane merr flakë në mes të detit

-Instant, Lajme, Planet


Një anije që transporton ngarkesa me naftë iraniane ka marrë flakë në brigjet e Malajzisë. Ekuipazhi i anijes naftëmbajtëse “Pablo”, lëshoi ​​alarm pasditen e djeshme. Mësohet se zjarri shpërtheu në bordin e anijes.

Anija, e cila ka ndryshuar disa herë pronësinë vitet e fundit, është e regjistruar në Gabon, një flamur i zgjedhur shpesh nga kompanitë e transportit detar që anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare. Cisterna është në pronësi të “Pablo Union Shipping”, një kompani, me bazë në Ishujt Marshall.

Azia Juglindore është një zonë e frekuentuar nga cisternat e naftës që kalojnë në hije. Tetorin e kaluar, “Young Yong”, një anije që mbante flamurin e Xhibutit dhe e sanksionuar nga SHBA pikërisht për transportin e naftës iraniane, u bllokua në Ishujt Riau në Indonezi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *