• |
ide | kryesore

Sulmohet një tjetër anije në Detin e Kuq, dyshohet se fshihen pas grupi rebel Houthi

Lajme, Planet



Një anije në Detin e Kuq u sulmua të martën nga një dron që dyshohet të jetë i grupit rebel jemenas, Houthi, thanë autoritetet.

Sulmi ndodhi në perëndim të portit të Hodeidës dhe predha shkaktoi “dëmtim të lehtë” në dritaret e anijes në urë, thanë Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar. Firma e sigurimit të anijeve, Ambrey, e identifikoi atë si një anije mallrash me flamurin e Barbadosit, në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar.

“Askush nuk u lëndua në bordin e anijes, e cila pësoi vetëm ‘dëmtime të vogla’”, thuhet në njoftimin e kompanisë Ambrey.

Më vonë, një zëdhënës ushtarak i rebelëve Houthi , grup i mbështetur nga Irani, Yahya Saree, tha në një deklaratë se forcat rebele sulmuan dy anije të veçanta në Detin e Kuq, një amerikane dhe një britanike.  Një nga anijet që Houthët pretenduan se e kishin sulmuar përputhej me detajet e dhëna nga Ambrey. Të dhënat e gjurmimit treguan se ajo ishte në Detin e Kuq.



2 Comments

  1. Pse nuk e thoni qe ishte luftanije Angleze dhe me e shtrenta dhe me e Sofistikuara dhe Anglezet iken si kurva

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *