• |
ide | kryesore

Policia reagon pas denoncimit të FRPD Durrës se janë kërcënuar me jetë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme ku të rinjtë demokratë u kërcënuan me jetë. Blutë kanë dalë në përfundimin se demokratët nuk kanë deklaruar të vërtetën. Kjo i referohet faktit që ata janë shprehur publikisht se janë kërcënuar nga bandat e Durrësit. Kreu i FRPD-së Durrës, Shyqyri Myrtollari tha se grupi i të rinjve të FRPD-së, që po shpërndanin fletëpalosje në mbështetje të kandidatit Igli Cara në zonën e Sukthit, u kërcënuan me jetë nga disa persona. Në një deklaratë zyrtare, Drejtoria e Policisë së Durrësit bëri me dije se nuk ka pasur një kallëzim zyrtar. Kallëzim sipas tyre nuk ka as nga kandidati Igli Cara dhe as nga përfaqësuesit e FRPD-së.

Por, pavarësisht mungesës së një kallëzimi, policia ka nisur hetimet bashkë me prokurorinë. Ata kanë arritur në përfundimin se demokratët kanë debatuar me dy persona që po kalonin me makinë në Sukth. F. T., 25 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Sukth, janë shoqëruar në polici. Ata janë marrë në pyetje ku kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar askënd. Të rinjtë janë shprehur se u kanë kërkuar demokratëve që të mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre. Po ashtu, ata i kanë ndaluar ata edhe që ato t’i hidhnin në rrugë.

Megjithatë, bazuar në deklaratën e policisë, të rinjtë demokratë kanë gënyer.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës:

Në lidhje me deklaratën e bërë në media, nga kryetari i degës së FRPD në Durrës, sqarojmë opinonin publik se: Më datë 06.05.2023, rreth orës 14:00, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka njoftuar me telefon se rreth orës 13:00, në një lagje në Sukth, Durrës, një grup prej 6-7 personash kishin qenë në këtë lagje, me një automjet me logo të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe sipas tyre, dy shtetas që drejtonin dy automjete, i kishin kërcënuar me fjalë që të largoheshin nga lagjja.

Në këto kushte është ftuar për të bërë kallëzim, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por deri në këto momente nuk është paraqitur as ai dhe asnjë shtetas tjetër, për të bërë kallëzim në lidhje me pretendimin e ngritur gjatë telefonatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së telefonatës, kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Durrësit dhe më pas shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shkuar në adresën e dhënë.

Pas informacioneve të marra, është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Durrës, i dy personave, konkretisht shtetasve F. T., 25 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Sukth, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar njeri, por kanë debatuar me personat që të mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre apo t’i hidhnin ato në rrugë.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm, do t’i dërgohen Prokurorisë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sqaron opinonin publik se deklarata e bërë sot nga kryetari i FRPD dega Durrës, i cili foli për banda kriminale që iu bëjnë presion qytetarëve të Durrësit, për të tjetërsuar vullentin e tyre politik, është tërësisht e pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës siguron qytetarët dhe të gjitha subjektet politike, se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit e të sigurisë, me qëllim mbarëvajtjen sa më të sigurtë të fushatës zgjedhore dhe se deri tani, në qarkun e Durrësit, nuk ka asnjë rast të cenimit të këtij procesi.



5 Comments

  1. E shikoni pra se krisma nuk ka pasur????
    Edhe nese ka pasur, ato kane qene diku larg…..

    Hahahhahahahahah komunistet me uniforme!!!

  2. Këta janë kara , nuk w din që rama i përdor dhe i zhyt në burg si niçen çyrben dako terin etj. Banditë t gjithmonë e hanë nga pushteti por ja që përdoren sërish e serish e serish. Vejnë kokë në rrezik të mbushin xhepat e ramës. Banditë me kokë në trajse e tru hiç

  3. Po kur nuk ka pasur kercenime pse i ka derguar materialet ne prokurori apo bejm sikur punojm,”ne i kapin po i leshon prokuroria dhe gjykata” stili i rambos sajmo tahiri😂😂

  4. Policia gjithmonë ka të drejtë.Fajin e kanë të rinjtë e FRPD që mbrenda rregullave bëjnë fushatë elektorale!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *