• |
ide | kryesore

Pete Davidson, pjesë e Guardians of the Galaxy Vol. 3

Paparazzi, Slider


James Gunn po zbulon rolin sekret të Pete Davidso në Guardians of the Galaxy Vol. 3. Të dielën, regjisori iu përgjigj pyetjes së një fansi në Twitter, duke zbuluar se ai bëri zërin e Lambshank në film dhe Davidson personazhin e Phlektik.

Diskutimi rreth përfshirjes së komedianit në film filloi kur fansat vunë re emrin e ish aktorit të Saturday Night Live në titull. Krahas një selfie të Gunn, regjisori ndau: “Shoku im Pete jo vetëm që incizoi zërin, por në fakt erdhi të na vizitojë në Atlanta për një ditë dhe luajti Phlektik në xhirime.”

Davidson nuk ishte i vetmi i famshëm që bëri një paraqitje në film. Në të u shfaqën edhe Sylvester Stallone, Linda Cardellini dhe Maria Bakalova. Filmi shënon fundin e ekskluzivitetit të Guardians. Kur ET foli me James në fillim të këtij muaji, ai shpjegoi pse ishte i pasionuar pas realizimit të një filmi tjetër të fundit në universin e Guardians.

“Më duhej vetëm të përfundoja historinë e Rocket-it”, tha ai për personazhin e Brandley Cooper. “E dija që ai kishte një histori që e kisha në mendje që në fillim. Kjo ishte e rëndësishme për mua. Dhe nuk doja ta lija personazhin të varur.” Guardians of the Galaxy Vol. 3 është në kinema tani./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *