• |
ide | kryesore

Video/ Shembet Arsenal, City kampione nga divani: titulli i tretë radhazi për Guardiolën, me ëndërrën Tripletë

-Instant, Sport, Video
Arsenal



Manchester City është kampion i Anglisë. Formacioni i Pep Guardiola triumfon aritmetikisht në Premier League falë humbjes së Arsenal në Nottingham. Awoniyi vendosi sfidën në minutën e 19′ e Gunners tashmë nuk mund të rikthehen më. Në zonën e Champions League, United mbizotëroi 1-0 në fushën e Bournemouth falë golit të Casemiro (9′). Red Devils u shkëputën nga Liverpool që u ndal 1-1 nga Aston Villa. Tottenham dështoi përballë Brentford, ndërsa Everton barazoi në minutën e 100′ me Wolverhampton.

Harakiri u kompletua tashmë zyrtarisht. Arsenal humbi 1-0 në Nottingham dhe Manchester City mund t’i gëzohet titullit të Premier League një javë para kohe. Guardiola fiton madje pa luajtur, duke qenë se të dielën do të jetë i impenjuar me Chelsea. E zhgënjimi, për Gunners, u shfaq i plotë që në minutën e 19′, kur Awoniyi mposhti Ramsdale në dalje. Sulmuesi firmosi golin që vendosi ndeshjen dhe njëkohësisht kampionatin. E, duke patur parasysh që Gabriel Jesus humbi avantazhin e mundshëm për Arsenal në aksionin e mëparshëm, dy minutat në City Ground simbolizojnë sezonin për londinezët. Vizitorët u përpoqën të reagonin përpara pushimit me Trossard, por përpjekja e tij shkoi jashtë për dëshpërimin e Arsenal.

Lexo më tej: Video/ Fantastik Casemiro, United fiton në Bournemouth: barazon Liverpool, Firmino shpëton Klopp në të 89′

Në pjesën e dytë, Arteta provoi gjithçka. Në fushë fillimisht Tierney dhe Nketiah, më pas Vieira, por ndryshimet nuk çuan në përmbysje. Fitorja ishte themelore për Nottingham, shumë pranë shpëtimit. Për Arsenal zhduket ëndrra e një Premier League që dukej në xhep në mars. Në vend të kësaj, do të vijë një vend i dytë shumë i hidhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *