• |
ide | kryesore

I gjithë Brazili në mbështetje të Vinicius: protesta në San Paoloc para konsullatës spanjolle

-Instant, Sport
Vinicius



Rreth 100 demonstrues brazilianë u mblodhën të martën përpara konsullatës spanjolle në Sao Paulo. Në thelb të tubimit të tyre ka qenë dënimi i fyerjeve raciste të drejtuara ndaj sulmuesit brazilian të Real Madrid, Vinicius Júnior. Protestuesit brohoritën për rreth një orë fraza të tilla si “La Liga është raciste” dhe bënë thirrje për “fundin e racizmit në Spanjë dhe Brazil”.

Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre, duke mbajtur pankarta dhe adezivë që shkruanin “Vini Jr, unë jam me ty”. Ata nuk u ndalën dhe projektuan fjalët “nuk është futboll, është racizëm” në muret e konsullatës.

Në Brazil, në fakt, çështja ka shkuar deri te presidenti i vendit Lula da Silva. Ai ka reaguar në samitin e Hiroshimës, duke dënuar aktin racist që ndodhi në Mestalla, ku i gjithë stadiumi thirri në kor “majmun”. Jo vetëm kaq, sepse Krishti Shëlbyes, statuja monumentale që qëndron në kodrën Corcovado, simbol i Rio de Zhaneiros, u errësua të hënën në mbrëmje për një orë në solidaritet me Vinícius Junior. Dritat që ndriçonin statujën 709 metra të Krishtit të famshëm me krahë hapur u fikën në orën 18:00 me orën lokale. Monumenti u la në errësirë deri në orën 19:00 me orën lokale.

Vinicius tha se ishte prekur nga akti i mbështetjes në një mesazh që postoi në rrjetet e tij sociale. “E zezë dhe imponuese. Krishti Shëlbyes ishte pikërisht i tillë. Një akt solidariteti që më emocionon. Por mbi të gjitha dua të frymëzoj dhe të sjell më shumë dritë në luftën tonë”, ka shkruar futbollisti brazilian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *