• |
ide | kryesore

Plas flluska e sapunit me spiunët rusë, si e trazoi situatën politika

Arkiva, Kryesore, Lajme



Po shkon drejt fundit “thrilleri” me spiunë rusë që udhëtuan drejt Shqipërisë për të marrë informata në Gramsh në shërbim të fuqive armike. Me vendim gjykate dolën nga burgu dy rusët Svetlana Timofeeva e Mikahil Zorin, dhe ukrainasi Fedir Alpatov.

Çudia thonë shqiptarët zgjat 3 ditë. Për rusët, zgjati 9 muaj.

Aq kishin mundësi prokurorët e Elbasanit, të drejtuar nga Kreshnik Ajazi, që t’i mbanin në burg pa prova. Deri tani duhej t’i kishin mbledhur faktet për akuzën e rëndë që ngritën, atë të spiunazhit. Gjullurdia e zhurmshme që prokurorët krijuan duhej justifikuar duke nisur gjyqin. Në vend të kësaj, ata u dhanë të drejtë të arrestuarve dhe pranuan lirimin e tyre nga burgu.

Ishin vërtet spiunë apo blogerë të apasionuar këta rusë? Ende sot kjo është mister, pasi prokurorët pranuan lirimin e tyre, por nuk pranuan tërheqjen e akuzës. Ajo që kuptohet është se provat ende mungojnë. Me gjasë, historia e spiunazhit është një bllof.

Në fakt, kur u konfirmua në 22 Gusht të vitit 2022, incidenti ngjalli panik se pas këtyre personave fshiheshin ndërhyrje të rrezikshme në dritën e zhvillimeve në Ukrainë.

Makina qe iu bllokua ruseve qe u arrestuan ne Gramsh

Ç’dreqin kërkonin këta rusë me makinën luks dhe aparatet fotografikë në rrënojat e ish-uzinës së armëve në Gramsh? Ishin vërtet aq të çmendur sa të sulmonin uzinat ushtarake të një vendi të NATO-s, vetëm për ca foto më shumë në Instagram? Mos vallë vepronin si agjentë nën koperturën e blogerëve?

Pa pritur hetimet e prokurorisë, do të ishte mirë të mos u jepej përgjigje të nxituar këtyre pyetjeve.

Por politika e klikimeve në Facebook, kur vjen puna te “armiku i jashtëm” që bashkëpunon me “armikun e brendshëm”, nuk ndalet kollaj. Prandaj dhe Niko Peleshi, si Ministër i Mbrojtjes që ishte, nuk mund t’i shpëtonin ca foto me “heronjtë” e ditës, dy ushtarët që përfunduan në spital pas përleshjes me një nga spiunët-blogerë.

I shoqëruar nga një grup ushtarakësh dhe nën udhëheqjen e një kameramani personal (VIDEO LART) Niko Peleshi vizitoi të plagosurit, mandej doli para gazetarëve për të folur për “skenarë të tjerë nga të cilët mund të devijohej vëmëndja” dhe për “prishjen e ekuilibrave gjeopolitikë”.

Ishte e qartë se Peleshi kishte dyshimet e veta se e gjitha mund të rezultonte një ngjarje banale, prandaj nuk përcaktoi gjë konkrete, por lëshoi disa fraza që e shtonin paqartësinë.

Në tym ia futi edhe presidenti Bajram Begaj. Pak kohë kishte kaluar që kur kishte zhveshur uniformën ushtarake, por mes amullisë së informacioneve të para, Begaj u duk se qe gati ta vishte prap po qe nevoja. Presidenti foli për “parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare”, ndërsa tha se ishte në komunikim me “strukturat e sigurisë”.

Ngjarja dukej serioze.


Opinioni publik e kishte marrë tashmë dozën e panikut. Nga Gramshi vinin skenarë akoma më të rëndë. Dikush fliste për mundësinë e ndonjë shpërthimi të madh apo të ndonjë plan të fshehtë të rusëve mes ish-uzinën e armëve. Pamjet e ushtarëve të shtrirë e të fashuar në spital po bënin xhiron në internet. Edi Rama kërkoi solemnitet.

“Çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!” u shpreh kryeministri.

Dy ushtaret e lenduar ne ish-uzinen e Gramshit

Në fakt, ai që fotografoi i pari dy ushtarët e ish-uzinës së Gramshit i kishte nxjerrë ata si mos më keq. Të shtrirë dhe me sytë e lënduar nga spraji.

Buqeta e reagimeve nuk u kufizua brenda zyrës së marredhënieve me publikun në kryeministri.

Skenari për zbulimin e një operacioni spiunazhi të Rusisë u bë akoma më i besueshëm pas reagimit të ambasadores amerikane.

“Fola me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit, Gjeneral Kingji për t’i uruar shërim të shpejtë dy ushtarëve që u dëmtuan teksa mbronin një godinë ushtarake. Qëndrojmë krah aleatit tonë teksa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të gjetur përgjegjësit”, u shpreh Kim në Twitter.

Prokuroria shqiptare ka dhënë një sinjal sot se rusët e arrestuar ishin më shumë blogerë se spiunë, por sërish nuk mund të flitet me siguri mbi këtë histori. Ndërkohë mesazhet e politikës që në orët e para kishin tendencën të trazonin opinionin publik. Sot, më shumë se trazuese, fjalët e politikanëve duken qesharake./Lapsi.al



12 Comments

    1. Nje gje te re mesuam: qe prokuroria dhe zyrtaret e qeverise, me gjithe kryedallkaukun Rama, me veprime aktive kane kryer nje sere veprash penale duke genjyer, keqperdorur dhe shperdoruar rende detyren ne lidhje me ate ngjarje. Por me gallata eshte pjesa e “spiunazhit” meqe ne Shqiperi Kodi Penal nuk permban fare dispozita mbi spiunazhin! Dhe kjo deshmon sesa idiot por edhe servil debatik duhet te jete nje prokuror si ky i yni qe per shkak te paaftesise, shperdorimit te detyres dhe bashkepunimit te paligjshem duke zbatuar jo ligjin por vijen e sjelljes se ca idioteve si vetja ne qeveri, zyren e rruges se Elbasanit etj.

      1. Nuk po shfaqni ndonjë gjë që nuk e dinë shqiptarët ju prorusët e lapsit.
        Kaq të ngazëllyer dhe të gëzuar jeni?
        Prandaj populli do t’ju vërë hurin gjithmonë.

        1. Me ate rast ruje hurin per menderen e Rames, meqe eshte bir besnik i krijeses alla ruse te byrose politike enveriste.

    1. Po ka me qesharake se kjo?
      Ar miqte tentuan te hyjne ne “ZONA USHTARAKE “ te sigurise se larte. Per te marre informacione mbi armatimin modern te Shqiperise ,mundesisht vendodhjen dhe kodet e RAKETAVE pordhore te EDIT .
      Çti thuash kesaj ? Çmenduria vazhdon !

  1. Ore car prisni ju.
    Prokurori fshatar, gjygjtari polici mesuesi akademiku doktori po njelloj.
    Po i pari i vendit dhe ca te tjere qe nuk jane fshatare, car jane?
    Gjindje e gjizes dhe e bythes.
    Robqira

  2. Edhe une ne fullim mendoja se arrestimi i ktyre ishte nje komedi nga ana e Rilindjes, por mbasi u informova se cfar po ndidh neper europen lindore 90% besoj se ata ishin spiune. Me konkretisht, gjate ketyre 1-2 viteve te fundit disa depo armatimesh ne Bullgari, Rumani, Maqedoni, etj… Ne menyre te mistershme kane mare flake dhe te gjitha municionet qe ndidheshin ne to jane shkatarruar. E gjitha kjo thuhet se eshte veper e Ruseve te cilet po i sgkatarrojne ato me qellim qe mis te buen ne dire te Ukrainasve.
    Une besoj se kta te arrestuarit po benin nje operacion vezhgimi, me qellim per te evidentuar a ka apo jo armatime aty.
    Mendoni pak cfar do ndodhte nese disa Shqiptare do te futeshin ne nje baze ushtarake Ruse dhe do i hidhnin spray rojeve! Une jam i bindur qe minimumi do denoheshin me 15 vite burg. Ka shume mundesi qe keto ti kete perpunuar CIA (apo ndonje organizem i ngjashem) dhe tani po i lerojne.

    1. Ju nuk e kuptoni zoterinje por ne me arrestimin e ketyre tre spiunve ruso-ukrahinas po mbronim krahun juglindor te NATO’S kjo wshte per te 😂😂😂😂 dhe per te 😭😭😭

      1. Situatë për t’a përdorur në favor Rama dhe rilindasit për të bërë patriotin. Janë mjeshtra për këto. Dhe populli menjëherë e ha.Pse pikërisht pas zgjedhjeve i liruan?Sepse pikërisht për atë e bëri Rama.

    2. Epo paske shpetuar pe nje tçime zotrrote.
      Shko falendero Komandantin qe vigjelon dite e nate per te ruajtur atdheun .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *